Muzeu i MPB ….
Nga Adriatik R. Dosti
Tregim i jetuar…
Ne fund te shtatorit 1982..ne Shqiperi ..saktesisht nga Divjaka e Lushnjes hyri banda e fameshme e Xhevdet Mustafes ..per te cilen u tha se kish ardhur per te vrare e likuiduar Enver Hoxhen..
Eshte gjithashtu i njohur fjalimi i Diktatorit ne Kuvendin e Shqiperise fill pas kesaj ngjarje..si dhe ai momenti kur Vitori Curri i tha Enverit gjate fjales se tij …te marrshin te keqen shoku Enver..dhe ai ju pergjigj …ashtu ..te lumte goja..
Nje vit me pas… me paten thene se ne Muzeun e MPB ..i cili ndodhej ne krah te Kafe – klubit te po kesaj ministrie e fare prane Bar Sahatit ..ishte hapur nje stende per Xhevdet Mustafen…
U bera vertet shume kurioz ..ndaj nje dite tek shkoja per ne stadium e kisha goxha kohe ne dispozicion i rashe pikerisht nga rruga qe te conte tek ky Muze…e pasi kalova Ministrine e Xhemal Tafait …u gjenda tek hyrja e tij…
Nje ushtar bente roje tek dera …
..Hapur eshte – i thashe .. po.. po hapur eshte….mu pergjigj..duke shtuar se mund ta vizitoja..
Hyra brenda…qetesi olimpike…kembe njeriu nuk kishte …
Pasi kalova stendat ”ku flitej ” me foto e sende te sekuestruara Krye -diversanteve Zenel Shehu e Hamit Matjani …diku ne nje kend ..ne nje stende qe dukej se sapo ishte peruruar …u gjenda balle per balle me reliket e fotot e te shumeperfolurit Xhevdet Mustafa…
Po i shihja me nje vemendje te vecante e me nge.. kur degjoj ne sallen e akullt nje ze te forte e autoritar qe shqiptoi ..
…I pandehur…tregoi hapur Partise aktivitetin tend armiqesor…tregoje me gojen tende se Partiia e Sigurimi i Shtetit…syri vigjilent i saj ..i dijne te gjitha por duan ti degjoojne nga ty ,ne menyre qe populli te degjoje me veshet e tij e te bindet per rrezikshmerine tende…
…U mpiva ne cast,,, trupi mu renqeth i teri..shtanga …e ktheva dhe e rrotullova koken me levizje aspak normale e te zakonta sa majtas e djathtas po aq para e prapa …
Pa me lene kohe te permblidhja veten nga tmerri e frika ..qe normalisht ndjen cdo kush kur gjindet ne pozite te tille .. ku ne nje Muze te Sigurimit famekeq shqiptar … fjali te tilla urdheruese e me nje ton krejt te pa zakonte..dhe ne nje ambjent te tille te fusin dridhmen ne shpirt e te krijojne nje zbrazetire te frikeshme ne stomak…..u degjua fjalia tjeter …
Sado u perpoqe te fshihesh e te kamuflohesh …Partise e armes se fuqishme te saj..Sigurimit e syrit vigjilent te popullit nuk i shpetove dot…ndaj dhe ja ku je,,ne bankon e te akuzuarve si armik i partise e i popullit.. ndaj dhe do marresh denimin e merituar …
Po c’deshe o koqe kandari – …c’deshe qe erdhe vete tek ta si Cjapi tek Kasapi…i thashe vetes gjithe inat..
Me iku fiqiri…shqeva syte..dhe mora te dal me shpejtesi andej nga kisha hyre ..nga dera kryesore…dhe as doja te dija me per pavionin e Xhevdet Mustafes dhe as kush e kish derguar ate, e as kush e kishte vrare.. dhe as kush e kishte sjelle ketu ne muzeum..
Po c’deshe o gjec belane…po i thasha me shpejtesi marramendese vetes sime…
Ti ishe nisur per ne sport e ne stadium ..c’mutin deshe qe ndalove ketu..
…Ne keto fragmmente sekondash ..u degjuan thirrje ne korr , te forta e te shoqeruara me britmat…kriminelet ne litar… me varje…me pushkatim…Rrofte Partia….Rrofte shoku Enver…Rrofte pushteti popullor …Parti – Enver..jemi gati kurdohere…..dhe te shoqeruara keto me duartrokitje te stuhishme e ovacione pa fund ku urimet qe fillonin me fjalet Rrofte ..shoqeroheshin e pasoheshin me britmat e egra insistuese Vdekje…varje…pushkatim…plumbin ballit…etj ….
Aty i dhashe kon sic thone tironsit e mire..e ne cast me ra shpirti rehat ..u qetesova ….sic duket gjate kohes qe vizitoret vizitonin kete muze…aty jepeshin te regjistruara sekuenca fonike nga seanca gjyqesore prej gjyqeve te diversanteve te shumte qe ” i kish kapur e vene ne banken e drejtesise popullore”… …Sigurimi i shtetit..
Gjithesesi edhe pse nisa pas pak te qesh me veten time se si u gjenda keshtu gafil..e si u tremba vertet jo pak…se mendova qe nga keta horra cfare nuk pret.. mendjen nuk e nderrova….dola nga Muzeu vrik pa e kthyer as koken fare..e as nuk i dhashe pergjigje ushtarit tek dera qe me pyeti nese me pelqeu muzeu.. apo jo…..
Nuk ishte thjesht pune frike .. se une prej natyre kurren e kurres nuk kam qene natyre frikacaku perballe asgjeje ..edhe pse vertet u tremba disi dhe nuk e mohoj e as e egzagjeroj …por me shume me vinte inat me veten tek mendoja se pse ju vajta peshqesh me kembet e mija horrave …si puna e Bufit te nates..
Ik or gjec belane …i thosha vetes ne cdo hap qe hidhja e ne cdo meter qe lija pas kete mut – muzeu qe ma prishi diten e humorin qe kisha ne ate prag ndeshje ku luante Tirona ime e modhe perballe vlonjateve te famshem te asaj kohe te Flamurtarit te Vasil Rucit, Kol Kushtes, Tahos, Cipit, Gjondedes , P. Rucit e Zijait me shoke..
A ishe nisur per ne stadium ..c’mutin deshe qe i re kendej nga hafijet…beja gjyq me veten..
Do shihje Xhevdet Mustafen ti..ja ku e pe mire…shko e shihe prap…zihesha me veten time..dhe here turfulloja nga nervat e nga inati e here me vinte te qeshja ..dhe i shaja e i shaja pa mbarim.. here pa ze e here me ze,,,duke shfryre ashtu ne ate lloj forme krejt personale..dufin, inatin, pakenaqesine e mllefin por edhe urrejtjen ndaj tyre…por edhe pse isha vetem e nuk kisha askend prane gjate rruges per ne Stadium….instiktivisht ktheja here pas here koken mbrapa apo edhe shihja sa majtas – djathtas per tu siguruar qe nuk me ndiqte e as me degjonte njeri.. se nga ato lloj vemjesh cfare nuk prisje…gogolin ne bark na i kishin futur prej vitesh….aq sa edhe populli me te drejte thoshte..na i kishin bere Ferren – Brahim..