Muller raportin, atak kardiak jo vetëm Edi Rama, por establishmenti botëror
Nga Ermal Ngjelina
Muller dorëzoi përfundimisht raportin e tij dhe Rusia Collusion u kthye në Rusia Delusion. Pra nga bashkëpunimi me Rusinë në zhgënjimin e madh për trushplarët që vendosën të mos pranojnë realitetin dhe të konsiderojnë ëndërr faktin Trump është president.
Ata asnjëherë nuk menduan se ajo, Hillari, do të humbiste!
Nuk ka Collusion e për pasojë nuk ka Impeachement për Trump. Premtimi i madh për të shkarkuar si president dhe për të futur në burg Trump dështoi! Por nuk ishte premtim, ishte thjesht një gënjeshtër! Thjesht një tetativë për të fshehur gjurmën e një krimi akoma më të madh, tradhëtinë ndaj kombit dhe grushtin e shtetit.
Në vjeshtën e 2016 Hillari është regjistruar të ketë thënë: “nëse ai fiton do shkojmë në litar”, por verbëria e ekstazës së pushtetit nuk u dha mundësinë ta kuptojnë Hillarin.
Hetimet e Mueller zgjatën 675 ditë dhe në vend të shkarkojë Trump siç premtoi në ditën që u krijua, tashmë po bëhet kërcënim që kundërshtarët e presidentit mund të përfundojnë në burgun e sigurisë së lartë të Guantanamo.
Por a ka pasur ndihmë ruse për zgjedhjen e presidentit Trump?
Nëse ti që bën këtë pyetje, vetes apo ndokujt tjetër, me këtë nënkuton se a është Trump një marionetë e Putin përgjigja është e qartë: JO! Asnjë nga lojtarët e pavarur në ekonomi dhe politkë nuk duhet ti lejojë vetes të bëjë gabimin dhe të mendojë se mund të ndodhë që presidenti amerikan mund të jetë marionetë e Rusisë apo kujdo tjetër! Këtu nuk përjashtohet as Obama që mori presidencën si marionetë me detyrën për të qënë marionetë.
Realisht pushteti është në Uashington dhe gjithë të tjerët pa përjashtuar as Putin (se Merkel, Macron, Bibi i Izraelit apo perandorin e Japonisë e mbretin e Arabisë nuk i ka kush në llogari) janë marioneta apo lojtarë që përpiqen të ngjyejnë gishtin në tortën e pushtetit që gjendet vetëm në Uashington!
Por çfarë është dosja ruse pse u krijua komisioni Mueller?
Komisioni Muller u krijua si instrument, pasi ishte tentativa e fundit për planin 16 vjeçar të grushtit të shtetit për kontrollin e të gjithë tortës së pushtetit që gjendet vetëm në Uashington! Fjalia e mësipërme është origjinale e imja, sepse po të pyesës sot ata që ndjekin informacionet që hedh ne 8chan skuadra e inteligjencës Q Anon do të thonë: “përderisa Q nuk fut emrin e Mueller dhe të Rosenstein (ish zëvendës ministër i drejtësisë në SHBA) në klapa p.sh. [RR], atëherë komisioni Muller u krijua për të faktuar shkeljet e kushtetutës dhe tradhëtinë ndaj kombit të të gjithë atyre që u përpoqën që Trump të mos bëhej president”.
Por çfarë është plani 16 vjeçar? Duhen shumë libra për të shpjeguar me argumente planin 16 vjeçar. Përmbledhur në një fjali është: tentative e një grupimi me burime të të gjitha llojeve në përmasa të jashtëzakonshme, përtej imagjinatës së 7 miliardë banorëve që ka kjo botë, për të marrë kontrollin e plotë të pushtetit në Uashington dhe për rrjedhojë të të gjithë planetit!
Po grushti i shtetit? Çfarë është grushti i shtetit? Grushtin e shtetit ju nuk e keni dëgjuar sepse prej kohësh jeni mësuar të informoheni nga burime të kontrolluara të informacionit siç janë mediat shqiptare. Përsëri do më duhen shumë radhë të shpegoj/argumentoj por mjaftohuni me faktin që: duke nisur nga gjysma e dytë e vitit 2014 në raportimet që unë kam ndjekur fjala kyç e pjesës më të madhe të qytetarëve amerikanë që kanë dashur ndryshimin e politikës, ka qënë “Lufta Civile”.
PO! “Luftë E Ftohtë Civile” është termi që ata përshkruanin situatën në Shtetet e Bashkuara. Jo pa qëllim dje publikova në gazetën Minerva artikullin: “Retrospektive / Çfarë po na ndodh?”. Rilexojeni dhe do kuptoni që situata ka qënë për përplasje civile përpara viti 2014. Kini parasysh që SHBA ka amendamentin e dytë, që do të totë se vetëm shoqata e armëve NRA ka 70 milionë ushtarë me përvojë!
Ndërkohë termi Grusht Shteti, filloi të përdorej menjëherë pasi Trump zyrtarizoi kandidaturën për President! Fillimisht kundërshtarët e morën me të qeshur, por pasi panë se punët nuk shkonin sic duheshin dhe pas tentativave për ta egzekutuar me atentate, vijuan me planin e përgjimeve për ti përdorur më vonë, dhe që i përdorën me krijimin e komisionit Muller.
Ajo që kampi kundërshtar i Trump nuk dinte, ishte fakti që kjo lojë spiunazhi ishte kuptuar (sipas mendimit tim) të paktën që prej 11 shtatorit 2001. Po, nuk është gabim shtypi, ishte kuptuar që pas Kullave Binjake!
Loja se ka pasur aktivitet kundërspiunazhi qartësohet në postimin e nëntorit 2017 ku thuhet: “we see you, we hear you breathing”- në shqip: “ju shikojmë, ju dëgjojmë se si merrni frymë”.
Po çfarë lidhje ka kjo me Edi Ramën përse e përmend në titull?
Sepse e gënjyen jo dhe vetëm Edi Ramën, por të gjitha marionetat e tjera. Ata prisnin që raporti i Muller të dorëzohej të premten e kaluar në datë 15 mars. U ishte premtuar, të gjithëve u ishte premtuar pa përjashtuar as Edi Ramën, shkarkimi i Trump.
Posted by Ermal Ngjelina on Saturday, 23 March 2019
Por raporti u dorëzua me një javë vonesë. Dhe po të vini re çfarë ndodhi do kuptoni që që nga e premtja 15 mars deri në të premten 22 mars 2019, Fox News i kushtoi kohë të veçantë konfirmimit të faktit që i është hapur rruga emërimit të ambasadorit në Tiranë. Ndërkohë Kavalec, e cila dyshohet se është pjesë e grupimit anti Trump, konfirmohet që nuk është kandidate për ambasadore në Shqipëri.
Kaq është e mjaftueshme që Edi Rama të pësojë atak paniku dhe ti duket sikur ka probleme me zemrën. Nuk ka asgjë nga zemra! E ka nga paniku!
Na lodhe Ermal Ngjelina me gjithë këtë konspiracion për kontroll botëror. Leji llafet! Trump është spiun rus! Sigurisht të gjithë kanë të drejtën e opinionit, por kush ka lexuar përtej librave të shkollës e di që në një tavolinë me vetëm 4 persona, ku pihet vetëm kafe dhe bëhen llogje Kavaje, ka një lider dhe dy grupime të cilët janë në luftë kush të jetë më pranë liderit. Grupimet konsipiracionojnë sepse lideri në tavolinën e kafes është i tillë sepse projekton siguri për të ardhmen.
Dhe së fundmi; nuk harxhoj kohën time kot! Dyshimet i kamë pasur përpara se ju të vini në dyshim çfarë unë kam shkruar. Ndryshimi mes nesh është vetëm fakti që kam pasur luksin që kohën time ta shpenzoj duke bërë punën time, përmbushur misionin që kam marrë përsipër. Ajo që këshilloj me forcë është që ju të gjithë që këni bindjen se Dosja Ruse është e vërtetë, të ndryshoni burimin nga informoheni, që të mos ju kapë paniku i surprizës!