Moses Ones duhet të ndajë të njëjtin opinion me kreun Basha
E ngarkuara me punë e SHBA në vendin tonë ka nisur ditën me takimin me kreun e PD-së Lulzim Basha.
Sigurisht që temë e takimit është situate aktuale. Nëse do të spekulojmë Moses Ones, bazuar në raportin e djeshëm të televizionit privat me licensë publike të kryemimistrit, ajo po preson Bashën që të pranojë procesin zgjedhor të 30 qershorit.
Por njëkohësisht mund të ndodhë që ajo të jetë duke përgatitur puçin ndaj Edi Ramës. Në daljen e djeshme për mediat kreu i PD-së më la përshtypjen se situatën e ka në kontroll, se ka statusin e Big Brother dhe se kryeministri është miu në kafazin që Basha, me status prej studiuesi, po u demonstron studentëve sjelljen e kavies në kushte të caktuara në varësi të stimujve të jashtëm.
Por spekulimet mbeten spekulime në të gjithë skenarët.
Ajo çka përfaqësuesja e SHBA nuk mundet të refuzojë, është opinioni që Basha shprehu dje në konferencë për media, opinion të cilin në Shqipëri e kanë të majtë dhe të djathtë, pavarësisht nëse do shkojnë apo jo në zgjedhjet e të dielës.
Opinionet e përbashkëta të të gjithëve që nuk mund të mohohen dhe që u shprehen nga Basha janë:
“Kolegji zgjedhor ka marrë një vendim krejtësisht të parëndësishëm, por që po përdoret nga Edi Rama si makinacion për të krijuar një ligjshmëri fallco të votimeve farsë të 30 qershorit, të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po i pëgatit dhe zbaton në shkelje të Kushtetutës dhe të çdo ligji.”
“Vendimi kishte disa ditë që dihej si fakt i kryer në rrethet politike dhe mediatike të Tiranës. Është e gjitha një histori makinacioni, e përgatitur në çdo detaj nga Edi Rama. Me një skenar të trashë, u sajua një kërkesë fallco, nga një parti fallco, në bazë të së cilës kolegji zgjedhor shpalli një vendim të parapërgatitur nga Edi Rama..”
“Sjellja e Kolegjit provoi se edhe dorëzimi i mandateve parlamentare ka qenë, gjithashtu, një vendim i drejtë i opozitës. Regjimi autokratiko-kriminal i Edi Ramës ka nevojë për fasadë për të mbuluar thelbin e tij. Me largimin tonë nga institucionet e kapura prej tij ne ia hoqëm këtë fasadë dhe tani të gjithë po shohim fytyrën e vërtetë të regjimit të Edi Ramës.”
“I paaftë për të respektuar shtetin ligjor, demokracinë dhe proceset normale politike, përfshirë zgjedhjet, Edi Rama po shkon drejt votimeve njëpartiake, për të instaluar në krye të bashkive njerezit e kapur nga krimi njerëz të korruptuar dhe vegla të verbra të tij.
Në këtë turravrap të tij autokratik dhe kriminal, ai po rreket që të krijojë fasadën e zgjedhjeve legjitime. Po përpiqet ta paraqesë çdo gjë normale. Asgjë nuk është normale. Kjo duket nga pamja e Edi Ramës duke bërë fushatë nëpër Shqipëri, sikur të jetë duke vizituar një territori armik, i mbrojtur nga mijëra forca policore.
Asgjë nuk është normale.”
“Ka vetëm një mënyrë se si Shqipëria mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme: Daljen para drejtësisë të atyre që kanë vjedhur zgjedhjet – politikanë, zyrtarë, dhe kriminelë. Që të ndodhë kjo, duhet që Edi Rama të largohet nga kryeministër.”