Mos ti përdorin emigrantet vetëm për t’ju mare votën!

Nga Fatmir Gjoci

Thirrje politikes!
Thirrje kryeministrit te Shqiperise z. Edi Rama!
Qeveria dhe politika te reagojnë urgjentisht!
Mos ti përdorin emigrantet vetëm për t’ju mare votën!
Lidhur me permbytjet dhe katastorifine natyrore te dt 15-11-2017 ne Mandra Atiki Athine, ku u permbyten dhe humben jeten plot 20 persona, mes tyre edhe Petro Koleci, nga Saranda. Trupi i të riut është gjetur mes shkatërrimeve të përmbytjes, me ndihmën e qenve të repartit zjarrfikës, ku ekzistojne te humbur akoma.
Kerkojme nga politika Shqipetare veçanerishte, nga “QEVERIA” te sensibilizohet duke u prononcuar me seriozitet te plote te gjithe ketyre familjeve shqipetare qe po kalojne momente te veshtira!
Demet jane te paimagjinuara, gjithcka e shkaterruar, gjithcka e tjetersuar nga ajo cfare ishte me pare….!
Ne raste te tilla, cdonjeri nga ne duhet te reagoj dhe te ndihmoje keta njerez, qe kur i takon nga afer, jane te tmerruar, te frikesuar dhe tejet te lodhur.
Kur i takon nga afer dhe ju jep nje kurojo, ne syte e tyre shkelqen nje drite shprese.
Betaja me ujin e pakontrollueshem, per te shpetuar jeten e femijeve te tyre, te moshuarve, te prinderve dhe kedo tjeter, i shenderroje keta njerez ne heronje te vertete!
Ata çaste tmerri qe kaluan jane dhe do te mbeten gjithmone ne memorien e tyre.
Ne rastin konkret perveç kurajos, sigurisht qe kerkohet ndihme konkrete, kerkohet kontribut real, qe ata njerez mos te ndihen te vetmuar, mos te ndihen te lene pasdore, mos te lihen ne balten e tmerrit, te ftohtit dhe te pasigurise.
Duke qene ne cilesine e Kryetarit te PD Dega Greqi, nga kontaktet qe kemi pasur me bashkeatdhetaret tane ne kete zone, nje pjese te konsiderueshme i njohe nga afer.
Pavarsishte qendrimit tim dhe nje pjese te bashkepunetoreve te mije ne prezencen tone si bashkeatdhetare, te gjithe me shikonin si nje kollone shtyse per te percjelle mesazhin e ketyre njerezve ne instancat me te larta te politikes Shqipetare dhe asaj Greke.
Ndaj dhe bej thirrje Qeverise Shqipetare , Kryeministerit te vendit z. Edi Rama, opozites Shqipetare, Ambasades Shqipetare ne Athine, (perveç ndihmes qe shteti Grek do te bej), te shikojne keta familje te demtuara, me syrin e seriozitetit dhe perkushtueshmerise se larte, duke ju ardhur ne ndihme konkrete ketyre njerezve tmerresishte te demtuar!
Z. Rama, keta emigrante, mos te lihen ne nenglizhence totale, pasi ju ishit ata qe ju keni kerkuar voten, sa here qe ke dashur te vish ne karrige!