“Mos përkrahni neo-komunistet e Tiranës “- Kongresi i -Inter-ASSO, rezolute për Shqipërinë

Shoqata ndërkombëtare e ish të burgosurve politikë dhe viktimave të komunizmit Inter-ASSO ka miratuar ne kongresin e XXIII te saje te zhvilluar ne Brasov te Rumanisë nje rezolute për Shqipërinë . Delegacioni i Shoqatës Antikomuniste te te Përndjekurve Politike te Shqipërisë ,anëtare themeluese e Inter- Asso beri prezentë gjendjen e renduar politike dhe veçanërisht situatën e vështirë te të përndjekurve politike te komunizmit nen qeverisjen aktuale veçanërisht rikthimin ne pushtet te ish persekutorëve komunistë dhe pinjollëve te tyre politike dhe gjenetike gjë qe Shoqata ndërkombëtare e ish të burgosurve politikë dhe viktimave të komunizmit Inter-ASSO ne kongresin e saje te XXIII te zhvilluar ne Brasov te Rumanisë I ka kushtuar një vëmendje te veçante situatës ne Shqipëri dhe veçanërisht rikthimit ne pushtet te komunistëve. Shoqata Antikomuniste e te Përndjekurve Politike te Shqipërisë është bere një nga temat kryesore te diskutimeve ne kongres . Duke vlerësuar me seriozitet gjendjen ne Shqipëri kongresi i Inter- Asso ka miratuar një rezolute posaçërisht për Shqipërinë ku u kërkon vendeve anëtarë te BE-se dhe NATO te mos përkrahin qeverinë neo-komuniste te Tiranës . Drejtuesit e shoqatave te te përndjekurve politike nga vendet natarë te BE- Gjermania, Rumania , Estonia, Lituania ,Sllovakia etje premtuan se do te përdorin çdo mundësi e influence ne politikat dhe qeveritë e tyre qe ato te mos përkrahin qeverinë neo- komuniste te Tiranes si nje shenje e qarte e rikthimin e komunizmit ne vendin me diktuarën me te egër komuniste ne Evrope . Emërimi i ish ministrit te brendshëm te diktaturës komuniste ne krye te parlamenti i prezantuar si prova me autentike e rikthimit te komunizmit nga delegacioni shqiptar ne kongresin e Inter-Asoss u vlerësua nga kongresi si nje rast flagrant e i pa pranueshëm për standardet e demokracisë evropiane.
Rezoluta ju përcoll institucioneve te BE-se , KiE, NATO dhe qeverive te vendeve anëtarë te inter-Asso .

REZOLUTE
Shoqata ndërkombëtare e ish të burgosurve politikë dhe viktimave të komunizmit Inter-ASSO
Inter-ASSO, shoqatë ndërkombëtare e ish të burgosurve politikë dhe viktimave të komunizmit, përfaqësuese e mijëra viktimave, në mënyrë të përsëritur ka vënë në dukje rrezikun që vjen nga idetë komuniste , rikthimin e ideve komuniste në peisazhin politik si dhe rritjen e pjesshme të këtyre dieve në vendimarrjen e pushteteve dhe qeverive. Për pasojë Inter-ASSO ka kërkuar dënimin e ideve komuniste gjatë konferencës së fundit të saj.
Ne po vërejmë me shqetësim të madh rikthimin e partisë socialiste të shqipërinë (PSSH) në pushtet dhe zgjedhjen e Gramoz Ruçi, ish ministër I brendshëm I regjimit komunist në krye të parlamentit. Ne gjithashtu na vjen keq të shikojmë qëndrimin dhe sjelljen e qeverisë “neo komuniste” kundrejt të persekutuarve politikë.
Anëtarët e Inter-ASSO të 8 shteteve evropiane u takuan për kongresin e tyre të 23 në Brasov të Rumanisë, ndërmjet dative 24 dhe 26 qershor 2018, gjatë së cilës presidenti I Rumanisë Klaus Ëerner Iohannis nderoi më shumë se 40 viktima të komunizmit me Urdhrin Kombëtar për Merita të Çmuara (Rumanisht: Ordinul National “Servicul Credinicios) dhe ra dakord per rezolutën e mëposhtme:
Inter-ASSO kërkon nga Bashkimi Europian, vendet anëtare të bashkimit European dhe të Nato të mos mbështesin qeverinë aktuale të Shqipërisë.