Mos hapja e dosjeve të sigurimit një njollë për PD

 

Nga Pashk  Ndoci

Hapja e dosjeve nuk na shpëton nga shantazhi, por sikur për ne duhet buka e gojes, ashtu i duhet PD !
Është kthyer në temë e dites hapja e dosjeve, deklasifikimi i kushtëzuar apo i plotë. Shantazhi në politiken shqipëtare është përdorur me sukses nëpërmes dosjeve të ish sigurimit të shtetit kryesisht dhe me të njëjten metodologji vazhdon politika sot të shantazhojë kundershtarët duke perdorur inspektoriatet, policinë, padronët pushtetar të pagëzuar si të atillë nëpërmes ligjeve të miratuara si të atilla.
Dua ta kujtoj në ndjesi të plotë mikun tim M.M. që i sajuan dosje si bashkëpunëtor sigurimi për ta ndaluar që të konkurojë për kryetar i PD dega Lezhë dhe ia arritën ta bëjnë një gjë të tillë nëpërmes të ngarkuarit politik nga kryesia e PD i përndjekuri politik i ndjeri A.S. Për shkak të mbylljes së derës tek PD, atij iu desh që të konkuronte në listë tek një parti tjetër e djathtë nga ku mori pastërtinë e figures, e gjitha kjo një baltë e pastruar që kontributin në politikë ia privoi deri në fund të jetës së tij, nga ana tjetër baltosësit lundruan suksesëshem pa një xhëmb në këmbë. Nuk ka më keq se ky shantazh që ka funksionuar tek Partia Demokratike. Nuk mundem që të akuzoj Zotin Sali Berisha që ketë e ka patur strategji, jam i prirur të besoj më tepër se pashallaret e besuar te Zotit Berisha e kanë lexuar mirë sesi funksiononte doktori dhe ata janë kthyer në shantazhues të atyre që votoheshin më shumë se preferencat personale të atyre. Unë personalisht kam perjetuar një moment që kundërshtarë brenda grupit tonë politik në një moment kishin filluar që nëpër kafene të më akuzonin si spiun i sigurimit të shtetit. Ketë levizje e kanë inicuar nostalgjikët enveristë që kishin penetruar në Partinë Demokratike. Është normale që unë jam ndjerë i shantazhuar në ketë moment, kam filluar të dyshoj nëse me të vertetë më kanë sajuar një dosje në kohen e komunizmit edhe se gjatë asaj kohe unë kam qënë student, gjithçka më ka shkuar në mëndje në ato çaste. Jam paraqitur tek Autoriteti i dosjeve, kam kërkuar pastërtinë e figures dhe nëse kam qënë i survejuar, pergjigja ishte se as nuk kisha dosje apo nenshkrime dhe as që kisha qënë i survejuar. NJOH ME DHJETRA POTENCIALE NJEREZ ME VLERA TË LARTA QË E KANË BRAKTISUR PARTINË DEMOKRATIKE, IKJA E ATYRE E KA ZVOGLUAR ATË DERI NË ATË MASË SA UNË SI IDEALIST I SAJ NDJEJ DHIMBJE. Kjo është një arsye më shumë që Sali Berisha duhet të bjerë dakort për çdo lloj deklasifikimi të dosjeve, nuk duhet të marrë në boten e pertejme mekatin e bekuesit të këtij shantazhi të përdorur me mjaft sukses gjatë këtyre viteve.
Edhe fakti se Ilir Meta sot është i shantazhuar nga burime politike akoma të panjohura, nuk e justifikon dot Partinë Demokratike që të bëhet pengesë për hapjen e dosjeve, as Zoti I.M. nuk duhet të ia kerkojë ketë nder Partisë Demokratike. Unë për arsye të kohes kur akuzohet, jam i prirur ta besoj se është i paster, dhe prandaj nuk e konceptoj dot qëndrimin e tij kunder deklasifikimit të dosjeve. Është i paster, ti kerkojë publikisht Sali Berishes që të hapen dosjet, ska asnjë arsye që të ketë frikë nga shantazhet e mundëshme të qeverisë rilindase, e cila, jam besimplotë, nuk e ka për gjë ta përdorojë shantazhin si një mjet trashegimie të etërve të tyre.
Edi Rama a po e perdor shantazhin, a e ka metodë të tij ketë? Po të shohësh ligjin për pushtetin vendor v.2015 i miratuar dhe i padekonspiruar edhe nga deputetet e Partisë Demokratike, ka bërë pashallarë, padron nëpër bashki, kryetari bashkisë Lezhë nuk ka lënë në punë asnjë specialist demokrat që nuk ka patur një lidhje të shkurter njohjeje direk me atë, nuk bëhet fjalë për militantet që janë të punësuar apo marrin rrogen pa shkuar në punë që janë me qindra, por bëhet fjalë për specialist të nivelit që nuk gjenden në Lezhë. Për të mos thënë që nderhyrja e ketyre padronëve kryetar bashkishë kanë tagrin të shantazhojnë gjygjtaret e qelbur nga korrupsioni akoma të pa kaluar vetingun që të japin vendime të paligjshme të kunderta me dhjetra vendime ndryshe të ndermarrura në raste të tjera të ngjashme ose më të pafavorëshme për tu dhënë si të atillë. E gjitha kjo ndodh me mbështetjen e segmenteve qeveritare të lidhura me këta padron pushteti për të shantazhuar. Keto janë fakte që dëshmojnë se Edi Rama do ta përdorojë ketë shantazhim për të thelluar perçarjen brenda Partisë Demokratike, deputetet demokrat nuk duhet të bëjnë viktimen e mos hapjes së dosjeve, keshtu indirekt nuk e keni dhënë kontributin per shëndoshjen e të djathtes, perkundrazi i keni dhënë një njollë më teper, duke favorizuar rritjen e Partisë Socialiste dhe zvogëlimin e Partisë Demokratike.