Mos denimi i krimeve të komunizmit , papërgjegjshmëri e politikes

Nga Bojana Fatkoja

Mos dënimi i Krimeve të Komunizmit, është treguesi më i qartë i mungesës totale të përgjegjshmërisë së klasës politike në periudhen postdiktatoriale. Fantazma e komunizmit ka qenë bashkëshoqëruese e të gjitha zhvillimeve politike gjatë kësaj periudhe. Edhe pse ndonjë here është cekur fare tangent, regjimi kriminal është dekontaminuar me parrulla pacifiste si “të gjithë bashkëvuajtës, të gjithë bashkëfajtorë” ndaj ai sistem antivlerash nuk u godit dhe as u venit.
Mos dënimi i krimeve të komunizmit , lidhet drejt për së drejti me shplarjen e trurit, të brezit të ri që nuk i ka njohur krimet e diktaturës. Mos nxjerrja para përgjegjësisë e autorëve të veprave kriminale dhe mungesa e një muzeu ku të paraqiten përmes provave që ilustrojnë aktet çnjerzore, deformon ndërgjegjen e një shoqërie që harron dramën që ka jetuar dhe si “pa kujtesë” ka rrezik ta jetojë sërisht.