Modeli Alibeaj kundër modelit Bylykbashi!

Nga Sidi Hasanaj

Erdhi dita më në fund që të hapen dosjet e komunizmit! Jo më mashtrime si komisionet Bezhani-Mezini ku pyetej Shik për dosjen e një politikani dhe Shik pyeste Berishën nëse do duhej të kishte prova apo jo! Një gënjeshtër e shëmtuar sa vetë diktatura!
Kanë kaluar shumë kohë, plot 32 vjet nga rënia e diktaturës… plot 32 vjet që politika jonë tallej me ligjin e hapjes së dosjeve!
Por do duhej një nismë nga një nga deputetët e ndritur të shtresës së përndjekur, Enkelejd Alibeaj dhe grupit parlamentar si rrallë herë i gjithi me origjinë anti komuniste, të sillte projektligjin kaq të kërkuar për të shpëtuar nga helmi komunist!
Padyshim që edhe interesi politik i ditës së PS bëri të mundur pranimin e propozimit të Alibeajt dhe për këtë PS duhet respektuar si rrallë herë.
E bënë për arsye të luftës politike, jo për kauzën anti komuniste, por gjithsesi nga ish partia e punës kaq është mëse e mjaftueshme!
Por pjesa më e bukur e kësaj dite nuk është fisnikëria e vokacionit antikomunist të birit të kësaj shtrese (Alibeaj), madje as kënaqësia (pse jo) kur shikon ish partinë e punës që godet figurat më gjakatare të dikurshme të saj (spiunët e sigurimit)…jo!
Pjesa më e bukur e ditës së sotme parlamentare ishte kur shikoje një maskara dallkauk si Oerd Bylykbashi që dridhei e spërdridhei për të kërcyer vallen e vjetër të politikës (Berisha-Meta-Nano) ku gjithnjë gjendej një nen që e bënte antiligjor Hapjen e dosjeve.
Pse duhet Bylykbashi të bëj luftë për mos hapjen e dosjeve? Se është llumi i njeriut! Është i vetë-ofruari për vegël të Berishës e Metës!
Turpi do i ngelet në histori, i dokumentuar në procesverbalin e sotëm sesi një djalë i ri me emrin O.Bylykbashi votoi kundër hapjes së dosjeve komuniste. TURP!
Ashtu si histori do hyjë dokumenti “Alibeaj” si një nga nismat më fisnike për të zbardhur të vërtetat e sigurimit të shtetit!
Njërin do e shkëlqej lavdia në analet e historisë, tjetrin (Bylykun~ turqisht dmth mercenarin) do e mbulojë turpi i zi si një bylyk/mercenar i komunistëve ende në vitin 2022!