MIT’HAD BEJ,MË I QETË DO TË PUSHONTE TRUPI YT PRANË VLLEZËRVE TË TU TË IDEALIT NË VARREZAT E “FRENCLIFF COMETERY”NË NEW-YORK,SE NË SHQIPËRI TË VRASIN KOMUNISTËT PËR HERË TË DYTË.
Nga Sejdi Peka
Para disa viteve,miku im Tomorr Aliko,kishte përgatitur një enciklopedi për sa kishte mundur të mblidhte,emrat e të pushkatuarve dhe të burgosurve politik nga regjimi komunist.Njëri nga ata ishte edhe Niman Biberaj,një luftëtar nacionalist antikomunist i Malsisë së Gjakovës.Nga Amerika kishte ardhur këtu në Shqipëri për vizitë në atë kohë Hysen Biberaj,i vllaj i Nimanit dhe njëkohësisht edhe Babaj i të mirnjohurit Elez Biberaj.Tomorr Aliko, kishte dëshirë që në shenjë mirnjohje t’i dhuronte këtë libër.Shkuam dhe e takuam në një hotel në “rrugën e Kavajës”.Hysenin e kisha mikun e Babajt tim të ndjerë që kishte vdekur në Amerikë.Në mes të tjerave,Tomorr Aliko i zgjati librin dhe i tha “po t’a dhuroj në shenj mirnjohje.Jemi përpjekur që t’i ngjallim për veprën e tyre”.Hyseni pasi e falenderoj i tha duke qeshur, “mos i ngjallni se komunistët i vrasin përsëri”.Para dis ditëve,mësova nepërmjet mediave, se qeveria shqiptare ka vendosur që të sjellë në Shqipëri eshtrat e Mit’had Frashërit me rastin e 110 vjetorit të “Kongresit të Manastirit”dhe ky propozim është bërë me këtë rast nga Instituti “Lumo Skëndo”.Ja shoh shumë për të madhe këtijë Instituti që mban emrin e këtijë nacionalisti,gjuhëtari,shkrimtari,publicisti,diplomati dhe antikomunisti të vendosur në idealin e demokracisë,që t’u kërkojë pikërisht pinjollve të regjimit komunist me në krye të birin e një krimineli komunist si Edvin Rama,që “t’i bëjë ndere”me hipokrizi figurës së Mit’had Frashërit.Fatosi i lirisë për Shqipërinë,kurrë nuk do të pranonte.Edvin Rama dhe klika e tijë bolshevike,duke e vlersuar gjoja Mit’hat Frashërin si Kryetar i Kongresit të Manastirit,kan për qëllim që të paraqesin kolosin e madh të nacionalizmit shqiptar vetëm si njeri i letrave shqipe,duke e lënë në hije aktivitetin e tijë patriotik në formimin e shtetit shqiptarë dhe nacionalist në luftën kundër komunizmit për një Shqipëri të lirë dhe demokratike. Për Mit’had Frashërin do të ishte një vrasje e dytë që do t’i bënin komunistët.Sigurisht që qeveritë e Partisë Demokratike duheshin t’a kishin nderuar me kohë Mit’ad Frshërin dhe eshtërat e tijë të pushonin në Atdheun e tijë që i kushtoj një jetë sakrifica në emër të lirisë.Por duket se presioni i të majtës komuniste ishte i tillë,duke e akuzuar Frashërin si “koloborocionist”.A do të ishte e mundur vallë që SHBA të bënte bashkpuntorin më të ngushtë në përpjekjet për rrëzimin e regjimit komunist një “koloborocionist”?Unë kam patur rastin që të vizitoj varrin e Mit’had Frashërit në New-York në varrezat e “Frencliff Cometery”dhe të përulem me shumë respekt dhe veneracion pranë varrit të kollosit të nacionalizmit shqiptar, që ishte ngjitur me varrin e Babajt tim Iljaz Peka.Në këto varreza pushojnë pranë e pranë emra të njohur të nacionalizmit shqiptarë si Ali Kporencka,Telat Karagjozi,Iljaz Peka,Ruzhdi Daci,Profesor Zef Pali etj.Nuk është për t’u çuditur se Profesor Zef Pali ka vdekur në Itali në vitin 1977,por që e kishte lënë amanet që të varrosej pranë vellezërve të tijë të idealit antikomunist.Por Mit’had Frashëri është një figurë shumë dominsionale në Historinë tonë Kombëtare.Kongresi i Manastirit është një e qinta e veprimtarisë së tijë patriotike dhe politike në shërbim të Atdheut që këta pijollët e diktaturës komuniste po përpiqën t’a mbyllin brëndë këtij katërkëndëshi.Eshtë një figurë e pa krahasueshme e përmasave kombëtare.Po qëllimi i “Rilindjës”,i pinjllve të diktaturës komuniste është jo nderimi që në mënyrë hipokrite do t’i bëjnë veprës së Mit’had Frashërit,por sa të munden t’a minimizojnë veprën e tijë brënda kornizave të një njeriu që ka dhenë kontribute në Kongresin e Manastirit për gjuhën shqipe,duke injoruar veprën e tijë monumentale në shpalljën e Pavarsisë Kombëtare,luftën në konsoludimin e shtetit shqiptarë,bashkryetar i Konferevcës së Mukjes në Shtator të vitit 1943 që u sabotua nga Enver Hoxha me urdhër të emisarve jugosllav Miladin Popovic dhe Dushan Mugosha,duke provakuar luftën civile në Shqipëri dhe vendosjën e diktaturës komuniste.Përpjekjet e Frashërit nuk kan pushuar për të penguar instalimin e regjimit sllavo Bolshevik në Shqipëri si Kryetar i “Ballit Kombëtar”.Edhe pas largimit nga Shqipëria i ndjekur nga komunistët, Ai do të deklaronte se,”po largohemi nga Shqipëria,jo për të shpëtuar kokën,por për të vazhduar luftën për përmbysjën e regjimit komunist dhe vendosjën e demokracisë në Shqipëri”.Dhe me të vertetë,pas largimit nga Shqipëria,ai vertetoj se nuk ishte një “koloroborocionist”siç e e akuzuan komunistë,por një bashkpuntor i ngushtë i anglo-amerikanve në përpjekje për rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri dhe vendosjën e demokracisë.Në tetor të vitit 1949,me cilësinë e “Kryetarit të Komitetit Shqipëria e lirë”,udhëton për në SHBA pasi ishte planifikuar një takim me Sekretarin e Shtetit të SHBA Din Aceson,për të kordinuar veprimet për rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri.Në këtë kohë,në prillë të atijë viti ishte formuar aleanca e Atlantikut të Veriut NATO dhe vëndet komuniste me Bashkimin Sovjetik përbënin rrezik për vëndet e tjera të demokracive përendimore dhe më gjërë.Ekspansioni komunist duhej ndaluar.Por KGB sovjetike e alarmuar për klyshin e sajë Enver Hoxha dhe interesat e sajë për Perandorinë Sovjetike,e helmoj Mit’ad Frashërin në Hotelin Wnthrop të New-Yorkut me 3 Tetor 1949,pikërisht pak ditë para takimit me Din Aceson.Ekspertët kriminalistë nxorën se vdekja e Mit’ad Frashërit ishte një vdekje natyrale nga një atak kardiak.Por në të vertetë e kundërta ishte.Mit’had Frashëri ishte vrarë.KGB sovjetike në bashkpunim me ish sigurimin komunist të Enver Hoxhës,ka përdorur mjete të sofistikuara për të eliminuar krerët nacionalizmit shqiptar në Botën e Lirë.Në librin e tijë “CIA kundër KGB”ish shefi i këtij shërbimi Allen Dalles shkruan, “unë desha të nënvizoj se edhe në periudhën e mëvonshme kurë Hrushovi shpalli “ligjshmërinë socialiste”u eleminuan pothuajse të gjith liderët e emigracionit politik të vendeve komuniste në Botën e Lirë.”(shih Allen Dalles CIA kundër KGB fq.117).-Ekspertët amerikan mendonin se viktimat kishin vdekje natyrale nga “ataku kardiak”,ndërkohë shumë vonë u zbulua se ata ishin helmuar me pluhur të Cianurit të Kaliumit,thekson Allen Dalles.-Nuk ka asnjë dyshim se bazuar në këto fakte,Mit’had Frashëri është helmuar nga axhent të paguar nga ish sigurimi komunist dhe KGB Sovjetike.Në Ministrinë e Brendshme dhe në atë të Jashtme të regjimit komunist në Shqipëri,ishin drejtori të posaqme që ndiqnin emigracionin politik shqiptar në Botën e Lirë për t’i eliminuar.Në disopzicion kishin miliona dollar.Këtë veprimtari kriminale e ka pohuar vet Kadri Hazbiu në gjyqin e zhvilluar kundër tijë në Tiranë në vitin 1983 se “sigurimi shqiptar kishte paguar një axhent për të vendosur një bombë në sallën ku po zhvillohej mbledhja e Organizatës së Kombeve të Robëruara (ACEN)në Paris.Qëllimi ishte për të vrarë Kryetarin e Komitetit Shqipëria e Lirë, Rexhep Krasniqin që ishte në këtë mbledhje dhe përfaqsonte Shqipërinë”.Në këtë kontekst hapja e dosjeve për veprimtarinë kriminale të ish sigurimit komunist,i angazhuar për të eleminuar nacionalistët shqiptarë në Botën e Lirë,do të ishte e një rëndësie shumë të madhe që deri sot me qëllim të paracaktuar është lënë në hije.Shumë nacionalist antikomunist,sidomos ata që ishin kontribues të Komitetit Shqipëria e Lirë që kishte atributet e një qeverie previzore në mërgim me përkrahjë morale dhe materiale të qeverisë së SHBA dhe luftëtarët e Kompanisë 4000,janë eleminuar me mënyra të sofistikuara nga ish sigurimi komunist.Për këto krime monstruoze të regjimit kriminal të Enver Hoxhës,kam patur rastin të bisedoj shumë gjatë me Kryetarin e Komitetit Shqipëria e Lirë Dr. Rexhep Krasniqin.Gjatë një vizite në Amerikë në vitin 1995,nuk kishte asnjë ditë që mos të pija kafenë e mëngjesit me Krasniqin.Ai ishte miku dhe bashkpuntori i Babajt tim të ndjerë Iljaz Peka.-Iljazi nuk më është ndarë asnjëherë në Komitetin Shqipëria e Lirë,më thoshte Krasniqi.Iljazin na e vranë komunistët në një moshë akoma të re.Ishte një njeri i vendosur në idealin e tijë.Iljazi ishte një mik i ngushtë i Xhafer Devës.Xhaferi vinte që nga Pol Alto e Kalifornisë deri këtu në New-york që të takohej me Iljazin,si miq të ngushtë në “Lidhjën e Dytë të Prizrenit”. Vdekja e Iljaz Pekës u ndje me dhimbje jo vetëm për familjën e tijë,por edhe për Komitetin Shqipëria e lirë dhe diasporën shqiptare në Europë dhe në Amerikë.-I ndjeri Krasniqi nuk jeton më.Por Atdheu i tijë aspak nuk e ka vlersuar kontributin e këtijë njeriu të letrave shqipe,të këtijë nacionalisti që të gjith jetën e tijë ja kushtoj Shqipërisë.Nga viti 1956 deri në vitin 1992,ka qenë Kryetar i Komitetit Shqipëria e Lirë me seli në New-York.Fitoren e Partisë Demokratike,Krasniqi e priti me entuziazëm të madh.Me anën e një proklamate të botuar në revistën “Koha e Jonë”që botohej në Paris,Krasniqi shpallte shpërbërjën e “Komitetit Shqipëria e Lirë”.-Tani demokracia ka fituar dhe komunizmi është rrëzuar-,do të deklaronte Krasniqi.-Nuk e theksoj në mënyrë kritike,por është mjaft për t’u çuditur se me rastin e marrjës së detyrës së Presidentit në fjalimin e rastit,zoti Sali Berisha harroj me përmendë kontributin e emigracionit politik shqiptarë në Botën e Lirë,në përpjekje të vazhduara për rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri.- Regjimi komunist ka hedhur baltë sa ka mundur kundër Krasniqit edhe pas rënjës së komunizmit jo se ndryshoj shumcka.Ky burrë i madh vdiç me mallin që t’a shikonte edhe njëhër Shqipërinë.Jam ndarë me Krasniqin me mbresa të jashtzakonshme.Ai kishte shumë dëshirë që të vizitonte Shqipërinë.Në Shqipëri kishte shumë nipër e mbesa,por edhe donte t’a shikonte Atdheun e tije të çliruar nga regjimi komunist dhe t’i gëzohëj veprës së tijë që i kishte përkushtuar gjithë jetën.Unë i dhash fjalën se do t’a shoqëroja kudo.Por në një dekleratë që e ka bërë publike Dr.Krasniqi i tërhoqi planet që të vizitonte Shqipërinë pas revolucionit Bolshevik të vitit 1997.-Unë nuk mundem që t’a shoh Shqipërinë të pushtuar nga komunizmi,-do të deklaronte Krasniqi.Në një moshë të thyer,i vuajtur nga punët dhe brengat e mbëdhë të Shqipërisë,Ai mbylli sytë në New-York më 8 Shkurt 1998.Krasniqi ashtu si Mit’had Frshëri,nuk kishin mundur të krijonin familje,nga hallet e mbëdha të Shqipërisë.Ata vdiçën të varfër.Por Krasniqit në moshën e pleqërisë i kan shërbyer si njerëz të familjës së tijë Elez Biberaj dhe vëllezërit e tijë,gjithashtu i ka shërbyer në mënyrë të jashtzakonsheme edhe Idriz Lamaj,një patriot i nderuar i diasporës shqiptare,për një kohë gazetarë dhe spiker i “Zërit të Amerikës”,të cilët meritojnë mirnjohjën e të gjith shqiptarve.E bwrw kwtw paralelizwm se Frashëri dhe Krasniqi,janë dy kolosët e mbëdhenj të nacionalizmit shqiptarë,janë dy “Kryetarët e Komitetit Shqipëria e Lirë” si qeveri previzore në mërgim që me përkrahjën morale dhe material të qeverisë së SHBA, pa pushim ka luftuar për rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri.Ashtu si Dr. Krasniqi që nuk pranoj t’a shikonte Shqipërinë të pushtuar nga komunizmi në vitin 1997 edhe Mit’had Frashëri nuk mundet që të pranonte që figurën e tijë të lartë t’a injoronin sot pinjollët e bolshevizmës,kundër murtajës komuniste që ka luftuar gjithë jetën tijë.Nuk mundet që të duronte “yllin e kuq Bolshevik”në varrezat e dëshmorve,simbolin e komunizmit pranë varrit të tijë.
Foto : Dr.Rexhep Krasniqi dhe Sejdi Peka ne New-York Shtator 1995