MIT’HAD BEJ FRASHËRI DUHEJ TË VINTE NË SHQIPËRI SI FITIMTAR I KAUZËS SË TIJË ANTIKOMUNISTE
Nga Sejdi Peka.
Para disa kohësh mediat njftuan se qeveria me një propozim të Institutit “Lumo Skëndo”që mban emrin e Mit’had Frashërit,kishte vendosur që eshtrat e tijë të vinin nga Amerika për t’u rivarrosur në Shqipëri.Hileja ishte e tillë që ky propozim po bëhëj me rastin e 110 vjetorit të Kongresit të Manastirit,Kryetar i këtijë kongresi ka qenë Mit’had Frashëri dhe me ketë rast nacionalisti dhe patrioti i madh që gjith jetën e tijë ja kushtoj cështjës kombëtare dhe kundër komunizmit,veprimtaria e tijë antikomuniste të mbulohej me natë duke e paraqitur vetëm si njeri të letrave shqipe.Edvin Rama,me ketë rast mbajti një fjalim me plot hipokrizi.Kameleoni Bolshevik,joshumë kohë më parë e ka sulmuar korifeun e nacionalizmit dhe patriotizmit shqiptarë duke e etketuar me epitete gjithfarësh,të trathëtarit,koloroborocionistit etj.Dhe kundër kujt ,kundër të birit të Avdyl Bej Frashërit dhe Nipit të Naimit të madh,kundër Mit’had Bej Frashërit,atdhetarit të pa shoq në historinë tonë kombëtare.Këta klyshët e komunizmit që kan uzurpuar dhe deformuar demokracinë në Shqipëri janë ustallarë të tillë që të “vrasin natën dhe të qajnë ditën”.Dhe me një shkrim timin të botuar në “Minerva”me titull ,”Mit’had Bej më i qetë do të pushonte trupi yt pranë vllezërve të tu të idealit në varrezat e “Frencliff cometry” në Neë-York,se këtu në Shqipëri komunistët të vrasin për herë të dytë”.Pa rënë në përsëritje,unë kam patur rastin të përkulem dhe të qajë me lot duke vendosur një tufë me lule pranë varrit të tijë atje në Amerikën e largët.Varri i këtijë korifeu të patriotizmit dhe nacionalizmit shqiptarë,kjo mëndje e ndritur e letrave shqipe,Kryetar i Kongresit të Manastirit,firmëtar i shpalljes së Pavarsisë,ministër dhe diplomat,ky kundërshtarë i vendosur kundër kolerës komuniste që i kishte pushtuar Atdheun,ishte varrosur pranë varrit të Babajt tim të ndjerë dhe të shumë antikomunistëve të tjerë si Telat Karagjozi,Ali Koprencka,Ruzhdi Daci,Iljaz Peka,Prof.Zef Pali etj.Nuk është për t’u çuditur se Prof.Zef Pali ka vdekur në Itali në vitin 1977 dhe kishte lënë amanet që të varrosej në Neë-York pranë bashkluftëtarve të tijë antikomunist atje në Amerikë.Unë nuk mora pjesë në ceremoninë e organizuar nga klyshët e Enver Hoxhës këtu në Tiranë.Nuk mundet që të duroja fjalimin hipokrit të Edvin Ramës me këtë rast.I biri I Kristaq Ramës u kujtoj shqiptarve se “Mit’had Frashërit i mbahej goja”,duke improvizuar skenat teatrale të regjimit komunist që e përqeshnin Mit’had Frashërin “që nuk mundet të nxirte një fjalë nga goja”.Klyshi i Enver Hoxhës,nuk tha asnjë fjalë për veprimtarinë antikomuniste të Mit’had Frashërit,duke kordinuar me planet e Ëashingtonit për rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri.Edhe i vdekur kishte frikë nga Mit’had Frashëri.Unë nuk kam patur rastin të dëgjojë ligjëratë të Mit’had Frashërit përveq atijë fjalimi brilant të vitit 1949, që nepërmjet “Radio Londrës “i dërgon një mesazh popullit shqiptarë duke e njoftuar se në Paris ishte formuar “Komiteti Shqipëria e lirë” që kishte për mission çlirimin e Shqipërisë nga diktatura komuniste dhe vendosjën e demokracisë”.Në këtë fjalim,në asnjë frazë Mit’had Frashërit nuk i mbahet goja,përkundrazi shquhet për oratorinë dhe inteligjencën e pa shoqe kur i drejtohet popullit shqiptarë që po vuante diktaturën staliniste duke i dhënë kurajo dhe shpresë se liria mundet të fitohet sigurisht me sakrifica.Dhe me të vertetë,ashtu siç edhe pritej,një lukuni analistësh të mekuar me një urrejtje sadiste komuniste kundër patriotit të madh,u vërsulën në mediat e uzurpuara nga Edvin Rama duke e përqudnuar figurën e këtijë personaliteti të madh,duke e paraqitur gjoja si “koloroboracionist”dhe bashkpuntor me fashizmin.Për këtë kanë gërmuar dhe rëmuar duke nxjerrë letra dhe dekumente të fallsifikuara nga guzhina bolshevike.Nga ana tjetër kan organizuar panele të tilla teatrale,që edhe ata që gjoja bëjnë sikur kundërshtojnë,bëjnë lojën e tyre te organizuar.Neve nacionalistët dhe antikomunistët shqiptarë u themi këtyre batakqinve të fallsifikimit të historisë,se duhet të mbyllni gojën.A mundet të mendoni ore trutharë se SHBA do të bashkpunonte me bashkpuntor të fashizmit në përpjekje për rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri?Marveshje të fshehta me fashistët ka bërë Enver Hoxha.Koloroboracionist i fashistve,rusve,kinezve,jugosllavëve ka qenë Enver Hoxha,që ishte i gatshëm të çfaroste të gjith shqiptarët vetëm për kolltukun e tijë të qelbur në trathëti.Mit’had Frashwri I shtrini dorwn Enver Hoxhws nw njw luftw tw pwrbashkwt kundwr fashizmit,pwr njw Shqipwri etnike demokratike tw bashkuar me tw gjitha trojet e sajw dhe pas clirimit populli me votwn e lirw do tw zgjidhte sistemin qw dwshwronte.Por pa u tharw akoma boja e e nwnshkrimittw marveshjes sw Mukjws,Enver Hoxha nw diktatin e emisarve jugosllav,e trathwtoj marveshjwn duke shpallur luftwn civile,me qwllim marr me dhunw tw pushtetit. Ishin komunistët që bashkpunonin me fashistët.Në shtator të vitit 1943,udhëheqësi i Ballit Kombëtar Hysni Lepenica së bashku me 36 luftëtarë u vranë në Gërhot në një pritë të ushtrisë italiane.Një natë më parë Shemsi Totozani dhe Bedri Spahiu me urdhër të Enver Hoxhës,njoftuan komandantin e ushtrisë italiane që tani më kishte kapitulluar se Hysni Lepenica do të vinte në orën e caktuar.Unë personalisht,kam patur rastin që të marr dëshminë e Tahir Kërrnajës,një emigrant i ndjekur nga regjimi komunist që ka banuar në SHBA dhe që ka qenë pjesë e gjindarmërisë italiane dhe ka parë me sytë e tijë vrasjën e Qemal Stafës.Ai më tregon se “kuestura italiane ishte informuar nga një udhëheqës me rëndësi guerril komunist për lëvizjën e Qemal Stafës.Dhe kush tjetër mundet të ishte vetëm Enver Hoxha që donte të hiqte qafe Qemalin që po e konkuronte në drejtimin e partisë”.Ndërkohë, Mit’hadi ishte i biri i Avdyl Frashërit.Ai shkrini të gjithë pasurinë dhe jetën e tijë për Shqipërinë. Komiteti Shqipëria e Lirë,që u formua në Paris në vitin 1949,fillë pas formimit të Aleancës Atlantikut të Veriut NATO,kishte atributete një qeverie previzore në mërgim Kryetar i së cilës u zgjodh Mit’had Frashëri më përkrahjën morale dhe material të qeverisë së SHBA.Nga fundi i Shtatorit të vitit 1949,Mit’had Frashëri udhëtoj për në SHBA.Në këtë vizitë ishte planifikuar një takim edhe me Sekretarin e Shtetit të SHBA Din Aceson,për të kordinuar planet për rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri.(shih trathtia e madhe,Lordi Nikolas Betel fq.106 e në vazhdim).Por,KGB sovjetike mjaft e shqetësuar,përgatiti atentatin kundër Mitat Frashërit në hotelin Lexington të Neë-Yorkut duke e helmuar me cianurin e kaliumit me 3 Tetortë vitit 1949,pikërisht në prag të takimit me Sekretarin e Shtetit të SHBA Din Aceson.Ekspertët amerikan akoma nuk kishin kuptuar se cianuri i kaliumit që përdornin sovjetikët kishte simmtomat e një vdekje si të atakut të miokardit.Në librin e tijë “Cia kundër KGB”,ish shefi i CIA Allen Dalles shkruan, “unë desha të nënvizoj se edhe në periudhën e mëvonshme,kur Hrushovi shpalli “ligjëshmërinë sovjetike”,u eleminuan pothuajse të gjith liderët e emigracionit politik të vëndeve komuniste në Botën e Lirë.(shih Allen Dalles CIA kudër KGB fq.117).KGB sovjetike në bashkpunim me ish sigurimin komunist ka zhdukur me helmet ë sofistikuara jo vetëm Mit’had Frashërin ,por edhe dhjetra nacionalist shqiptarë në Botën e Lirë që sipas tyre përbënin rrezik për regjimin komunist në Shqipëri.Krimet e komunzmit janë të tilla që as maja e Ajzbergut akoma nuk është zbuluarDhe tani klyshët e Enver Hoxhës bëjnë sikur po derdhin lot krokodili për të birin e Avdyl Frashërit.Sa qesharak bëhën klyshët e diktaturës komuniste që e trajtojnë kollosin e nacionalizmit shqiptarë edhe si njeriu që e humbi luftën.Përkundrazi,Mit’hat Frashëri e ka fituar luftën kundër komunizmit.U bënë realitet deklerata e tijë në largimin nga Shqipëria i ndjekur nga komunistët në vitin 1944.-Ne po largohemi nga Shqipëria jo për të shpëtuar kokën,por për të vazhduar luftën për rrëzimin e regjimit komunist dhe vendosjën e demokracisë në Atdheun tonë.”Dhe me të vertetë kauza e Mit’hat Frashërit fitoj.Komunizmi u përmbys si sistem utopik dhe barbar,por që vëndit tonë i kushtoj shumë.Por pinjollët e diktaturës komuniste e kan zënë për fyti demokracinë në Shqipëri.Dhe po kujtoj vargjet e Migjenit,tam,tam,tam,deri kurë kështu më.