Mirënjohje për kuestorin “fashist”, në pervjetorin e vrasjes së xhaxhait tim “komunist”

Nga Veli Stafa

Standard 5 Maj 2007

Hyrje – Historia dhe guximi për të thënë vërtetën

E vërteta vonon por nuk harron. Nuk ka aq njerëz të guximshëm në Shqipëri të pranojnë realitetin historik, në mënyrë të veçantë atë realitet që lidhet me komunizmin dhe krimet e tij në Shqipëri. Kur miku im i mirë Veli Stafa i riu më solli në redaksi këtë shkrim, me thënë të drejtën u befasova, jo nga kuraja e Veliut për të shkruar të vërtetën, por nga historia që ia e kishte përzgjedhur me kujdes në këtë përvjetor të vrasjes së xhaxhait të tij Qemal Stafa. Ideja brilante e Veliut për t’i kushtuar këtë shkrim historisë së një “fashisti” që mbronte komunistët nga pushtuesit italianë përbën para së gjithash një avangardë për politikën dhe historiografinë shqiptare. Bashkë me historinë brilante Veliu sjell me vete edhe atë moral për të cilin shqiptarët kanë sot më shumë se kurrë nevojë, bashkimin e vëllazërimin. Shkrimi është prova e qartë që historia shqiptare duhet rishkruar. Nderimi në mënyre parciale, sipas preferencave politike, e njerëzve që kanë sakrifikuar jetën për këtë komb, atavizëm i natyrshëm i asaj politike me bazë luftën e klasave, motivimi i vetëm i historisë zyrtare të Shqipërisë e pjesë e asaj që Veliu denoncon indirekt me historinë e idenë e tij. “Shikoje çarë burri”, – më thotë Veliu, duke me tregur foton e Avokat Lunikut. Nuk vritet për gjak. Komunistët e vranë pa faj, edhe pse u kishte shitur shumë herë jetën. Duke u kthyer edhe një herë në krye të argumentit, dua të theksoj se momente të tilla si ky shkrim i Veli Stafës janë prologu i kthimit në realitetin historik. Zhvillimet politike e shoqërore në Shqipëri, Kosovë e gjithë hapësirën shqiptare detyrojnë një kthim në realitet, në radhë të parë të historisë, që pas gjakut e gjuhës, është gjëja më e rëndësishme që na bashkon. Nuk po zgjatem për t’ju lënë me shkrimin e Veliut, për vlerat e të cilit shpresoj të ndajmë të njëjtin mendim.

Nebil Çika

Avokat Zija Luniku dhe Qemal Stafa, dy intelektualë, dy fate tragjike

Nga Veli Stafa ( i riu)

Fati është një fuqi mistike, kozmogonike që shpesh herë i tërheq njerëzit në drejtime krejt të panjohura, si për mirë, ashtu edhe për keq.
Fatalitetin e beson fort feja islame, përderisa beson që një ngjarje e cila është e “shkruar” në kodin gjenetik të një personi, n.q.s është e shkruar nga perëndia që do të ndodhë, kjo ndodh dhe s’ka fuqi që e ndalon.
Fati tragjik ka qenë bashkudhëtar ogurzi i pjesës më të madhe të intelektualëve shqiptarë, d.m.th. o ekzil o ballafaqim me injorancën shekullore, ku shpesh ata qe thyejnë kokën janë njerëzit e intelektit dhe jo vulgu.
Ne një takim me intelektuale pak muaj pasi fashizmi italian kishte pushtuar Shqipërinë, Mustafa Kruja si “dorë e fortë” ne postin e kryeministrit kuisling kishte zëvendësuar Shefqet Verlacin (tolerant dhe tepër i bute me te rinjtë antifashiste) i pyeti ata:
“Cila është rruga qe do te ndjekin intelektualët shqiptarë me rastin e bashkimit me Italine?”. Meqenese intelektualet jane elite e shoqerise, bartes mendimesh perparimtare dhe njekohsisht antikonformiste, “plot nostlagji per nje shpirt me te larte”, sic thote Getja, qe te jetojne, kane nevoje per dinjitet dhe pavarësi.
Duke lene menjane veprimin e tij politik ne vitet 1939-1943, edhe M.Kruja ka qene edhe ky nje intelektual i shquar dhe mori nje pergjigje lakonike nga B.Merxhani i cili i tha: “Ajo qe ndoqen nen pushtimin turk” d.m.th. ekzili, ashtu sic lane Shqiperine edhe Dinojt e medhenj te Çamerise e shume te tjere.
Çdo semundje ka nje diagnoze dhe ne kete rast ajo eshte “vlerësimi negativ qe i behet njerezve te intelektit ne Shqiperi”, sepse ketu ka munguar nje Kardinal Rishelie i cili, sic thote dramaturgu Ethem Haxhiademi, si nje njeri me potence politike ka qene njekohësisht edhe nje perkrahes i zjarrte i intelektualeve franceze te kohes.
Avokat Zija Luniku, avokat Qemal Stafa, dy intelektuale, dy fate tragjike.
I pari, viktime e komunizmit, i dyti, viktime e fashizmit, dy ideologji te cilat ne esence kane te perbashket origjinen ne “dekompozimin e idese demokratike mbi shtetin”.
Avokat Zija Luniku ishte bir i shquar i qytetit te Elbasanit, diplomuar ne Austri, Qemal Stafa edhe ky nga i njejti qytet, kusheri i Nashifer Sejdinit, gruaja e av. Zijait, i cili braktis studimet per avokat ne Firence te Italise, ku do te merrte diplomen edhe per 2-3 provime.
Nashiferi, gruaja e av.Zijait dhe kusherira e Q.Stafes, ishte bija e Majorit deshmor, Kamo Sejdin po nga qyteti i Elbasanit.
Mbijetesa, familja, identiteti jane instikte te fuqishme ne jeten e njeriut.
Para se gjithash duhet te mbijetojme, sepse “I gjalli ban derman” perderisa jemi te denuar te vijme ne jete pa deshiren tone, por sepse keshtu kane vendosur te tjeret.
Me 1942, av. Zija Luniku merr detyren e kuestorit (drejtorit te policise) te qytetit te Shkodres. Detyra, ana me qesharake ne jeten e njeriut – ka thene poeti dhe sundimtari malazez Njegosh.
Sa ka punuar ne favor te fashizmit av. Zija Luniku ?
Ai jo vetem qe nuk ka punuar ne favor te fashizmit (pavarsisht nga detyra dhe kemisha e zeze), por ka qene antifashist, bashkeluftetar i Heroit te Popullit Q.Stafa.
Ai e shikonte fashizmin si dhunues te flamurit te Skenderbeut se ishte patriot i ndershem shqiptar dhe pikerisht ne shtepine e tij ne Shkoder, kur ishte kuestor i qytetit strehon Qemalin komunist dhe ilegal ne shkurt te 1942-shit.
Ajo nate kishte qelluar nate hashurje. Ne si familje e fisit Stafa me gjithe krushqi e kusherinj, kemi qene bektashinj.
“Qemali, thote Zijai duke qeshur, mbi tavolinen e punes kam 8 shkresa per te te arrestuar”, nderkohe qe ne Tirane dergonte informacion qe Q.Stafa nuk ndodhet ne Shkoder.
Bashkëpunimin e strukturave te Policise Fashiste shqiptare me rezistencen kunder pushtuesve, e pranon edhe vete M.Kruja.
Ne librin e tij “Antologji historike”, botuar ne Tirane ne vitin 2000, faqe 318, faqe 319, ai thote ne menyre teper interesante:
“Megjithese kisha formuar Policine Urbane (nënkupto: kuesturat ose policite e qyteteve-V.S.), shumica e funksionareve nacionaliste qe kisha emeruar merrnin urdhra nga Komiteti tyre i Rezistences per te mbrojtur komunistet. Ishte nje situate krejtesisht e cuditshme, paradoksale, e paqendrueshme. Njihja te gjithe kreret nacionaliste te rezistences, me te vjetrit ne moshe kishin qene ne te kaluaren shoket e mi te luftes patriotike. Shume te tjere ishin funksionare te mi me cilesi prefekti ose shef policie (nenkupto: kuesture sipas strukturave te rendit italian V.S).
Shpresoja me i ba te vlefshem ne luften antikomuniste. Fatkeqsisht pak nga ato kane veprue burrnisht, te tjeret kane kujtue me i sherbye atdheut me mire duke ndihmue e perkrahe komunistet ne vend qi me i luftue sepse bota komuniste ne ate kohe ishte aleate e perendimit”.
Rrefimi i M. Krujes nuk ka nevoje per komente te tjera.
Dita 5 maj 1942 ne Gjimnazin e Tiranes ishte dite zie.
Nje nga profesoret dojçkulture dhe ithtar i nacional-socializmit, hyn ne klase i perlotur.
Nje nxenes e pyet : “Çfare keni keshtu profesor?”
“Sot u vra miku dhe armiku im me i madh. Mik per nga menyra se si i argumentonte idete e tij, dhe armik se ato ide ishin ne kundershtim me ato te mijat” (deshmi e Peço Kagjinit, ish-nxenes ne Gjimnazin e Tiranes).
Pas 5 vjetesh, ne 1947, pushkatohet Av.Zija Luniku i cilesuar me te padrejte si “bashkëpunetor i fashizmit”, nderkohe qe ai jo vetem nuk kishte vrare njeri, por me porosi te Qemalit jep doreheqjen si kuestor i Shkodres dhe hap zyre avokatie ne Elbasan.
Sa kuptimplote shprehja: “Aleancat e veseve shpeshhere triumfojne mbi te verteten dhe drejtesine”.
Sot ne 65-vjetorin e vrasjes se xhaxhait tim Q.Stafa nuk mund te le ne harrese av. Zija Lunikun.
Nuk e di ka apo s’ka varr, megjithate i perulem atij me respekt, sepse mirënjohja e cila eshte kaq pak e zhvilluar tek shqiptaret eshte kalorsiake.
A ka ndonje mundesi qe te eliminohet mekati ne kete bote?
Pergjigjen na e jep Taleirandi, diplomati i N.Bonapartit i cili eshte shprehur:
“Ka nje menyre per eliminimin e mekatit ne kete bote. Kjo eshte qe mekataret te kerkojne falje publike per mekatet e tyre”.
Gje e cila deri me sot nuk ka ndodhur ne Shqiperi.

9 maj 2007
QERSHOR 2007