Ministria e Drejtësisë presion historianit : Mbyll gojën ose të hoqëm bukën e gojës
Historiani dhe publicisti i njohur Xhafer Sadiku eshte vene nen presionin e Ministrisë se Drejtësisë për shkak te shkrimeve dhe librave te tij qe nuk i shkojnë per shtat politikes dhe historiografisë zyrtare. Presionin e denoncon vete stuediuesi Sdiku ne nje njoftim ne faqen e tij ne FB :” Ndonese ndodhem i semure dhe ne poliklinike, inspektoret e Ministrise se Drejtesise me njoftojne se kane urdher te me kontrollojne. Dhe duhet ta bejne kontrollin doemos sot. Ne fakt,arsyeja eshte tjeter: duan te me mbyllin gojen per shkrimet e mia. Licencen hiqeni, por nuk do tu perulem kurre. Kurre!” – shkruan Sadiku
Sadiku me profesionin jurist është autorë i disa librave dhe artikujve qe hedhin drite mbi te vërteta historikë te mbuluara apa manipuluar nga historiografia komuniste. Ky qëndrim i z. Sadiku me sa duket ka prekur edhe interesa politike etje te qeverisë e cila ka iniciuar ketë presion ndaj tij duke tentuar ti heq licencën e biznesit te tij privat. Presioni dhe jo vetëm janë forma te njohura te luftës politike qe komunistet kane aplikuar e aplikojnë ne Shqipëri gjate pushtetit te tyre