Meta, 24 minuta takim me Bashën ,Rama e refuzon

Tre ditë para 30 qershorit, një tjetër lëvizje politike vjen nga Presidenti Ilir Meta, i cili ka ftuar sot (27 qershor) në takim kryeministrin Edi Rama dhe shefin e opozitës Lulzim Basha. Prej orës 5:00 të mëngjesit, Kreu i Shtetit ndodhet në Presidencë. Në orën 09:00 ai priti në takim kryedemokratin Basha. Pritet që takimet të vijojnë me partitë e tjera të djathta, aleate të PD-së. Ndërkohë kryeministri Edi Rama refuzoi ftesën se “ishte i zënë me zgjedhe”. Ndërkohë sot në mëngjes RTV Ora arriti ta filmojë kryeministrin mëngjesin e sotëm teksa kalonte nga presidenca për të shkuar ne nje qender sportive të relaksohej me sportin e notit në një ambjent privat fare pranë Presidences