Mësuesit e burgut – Gëzuar festën baba !
Nga Nebil Çika
7 marsi ishte e vetmja feste qe i lejoje vetes ta festoje ne ato vite mbijetese për ty dhe ne, në diktaturën komuniste. Mërziteshe shume edhe kur vononim të ta uronim festen tende . Arsimi ishte ëndërr jote, projekti yt qe ta ndërprenë me dhune ne mes . Por ti nuk hoqe dore nga arsimi . Kudo qe shkove mbete mësuesi i përkushtuar. Ne vitin 1992 takova B.H ,një bashkëvajtjes tënd ne burgjet e komunizmit Kolonje, ne një fshat te thellë te Kurveleshit ne Labëri. Qau kur me pa , me njohu nga fytyra ,tha se te ngjaja ty. Yt atë është një nga njerëzit e rëndësishëm ne jetën e time , me ka mësuar shkrim e këndim- me tha. Me befasoi ,pasi ishte më i madh në moshë se ty dhe ne kushte normalë , nuk mund te kishte qene nxënësi jot . Ai e kuptoi habinë time dhe me nxori nga dilema . Ma ka mësuar ne burg me sakte ne ndërtimin e aeroporteve te Rinasit e Kuçovës te ndërtuara nga puna skllavëruese e te burgosurve politike. Mi bënte fletoret me thasë çimentojë , me viza apo katrore , me çonte nga gjumi ku isha ia lodhur nga puna e rendë dhe me shpjegonte mësimin e me kontrollonte detyrat. Me hapi sytë – me tha . Me pas pyeta dhe mora vesh se si funksiononte shkolla e burgut . Arsimtarë e intelektuale te tjerë te burgosur gjenin kurajën dhe forcën te mësonin ne ato kushte çnjerëzore te burgosur te tjerë pa shkolle apo me pak shkollim ne një sistem stafete, shkrimi e këndimi e deri tek leksionet universitare . Pati shume nga ata qe hynë ne burg analfabete e dolën andej me gjuhe të huaja . Shkolla e burgut kishte edhe një tjetër përparësi nuk ishte ideologjike por profesioniste e sidomos ,perëndimore ne metodikë e filozofi . Nxënësit e sajë ishin fatlumë pasi patën si mësues e pedagogë, elitën intelektuale te kombit tonë, te burgosur e persekutuar nga xhahilët injorante komuniste.
Por edhe pas burgut ti nuk hoqe dorë nga mësuesi. Në kushtet kur tu ndalua ta beje mësuesin zyrtarisht nxënësit e tu ishim në fëmijët nipërit dhe e tu .Ti ishe mësuesi im me i mire . Antidoti i asaj qe me jepej zyrtarisht ne shkollën ideologjike komuniste. Ketë formim, aspak komunist qe mendoj se kam, e kam dhuratën me të çmuar prej teje. Me kujdes dhe profesionalizëm te lartë arrite të injektoje me mjeshtëri në trurin e shpirtin tim prej fëmije te mirën , vlerën dhe virtytin nga e keqja anti-vlera dhe vesi qe na ofronte shkolla zyrtare komuniste . Me vjen keq te zhgënjeva ne një gjë ,qe ti këmbëngulje dhe mërziteshe gjithnjë me mua ,bukurshkrimin , kaligrafinë një vlere e madhe e brezit tuaj si nxënës e arsimtarë qe sot nuk vlerësohet me si dikur . Kemi kompjuter tani ! . Edhe sot keq shkruaj , si këmbët e pulës , si me thoshe gjithnjë ti.
Te kujtohet kur shkuam ne Shalës , Konispol , ne shkollën ku te kishin arrestuar ne vitin 1944 .Tu mblodhën ish -nxënësit rreth e rrotull, ishin me thinja shumica por te lumturuar sikur ter ishin ende fëmije. Disa prej fëmijëve te kësaj zone , te lindur pas arrestimit kishin emrin tënd te veçante Sorkadh , ua kishin vene prindërit në nderim te emrit te mire dhe kontributin tënd për arsimin ne ketë zonë një gjë që ndodhte ne kohen kur shteti te kishte shpallur armik e te kishte mbyllur ne burg .Guxim i madh nga ana e tyre, respekt e mirënjohje për ta . Nuk besoj se gjendet vlerësim e nderim më i madh se ky.
Te kujtohet se si me motivoje te mësoja edhe kur i mërzitur nga fakti se nuk do te mund te shkoja ne Universitet për arsye politike humbja dëshirën për te mësuar mire :Duhet te jesh i shkëlqyer ne mësime qe edhe po të arrestuan e dënuan nuk do shkoje pa zhurme ,buje …. !!! Çfarë filozofie e psikologjie ! Te falënderoj pa mase për ketë !
I dashur baba !
Kam aq shume për te thënë tani qe nuk je me ne ketë batë qe te dha ty me shume dhimbjes se buzëqeshje . Por si atëherë ku ne kushte çnjerëzore e mbijetese nuk reshte se bere mësuesin dhe gjete force te përkujtoje pa harruar asnjë here 7 marsin ditën e shenjte te shkollës shqipe te uroj sot tu dhe ty gjithë mësuesve te burgjeve te gjallëve dhe te vdekurve : Gëzuar festen! .
Gëzuar festën tende ! Babai im, mësuesi im , idhulli im i shtrenjtë !