Mesazhi “radikal” i Lulzim Bashës nga Shkodra, i sensibilizoi ndërkombëtarët.

Nga Qamil Gjyrezi
Mesazhi i kryetarit të opozitës Lulzim Basha nga Shkodra për situatën e krijuar në qendrën e veriut, sensibilizoi ambasadën gjermane dhe ambasadoren znj. Susanne Schütz, për të dhënë mesazhe të qarta diplomatike dhe politike, në një aktivitet kulturorë dhe ekonomik që u zhvillua në Shkodër në kuadrin e festimeve në të 30-vjetorit të bashkëpunimit gjermano-shqiptar në vendin tonë.
Shkodra ka një rëndësi të vecantë jo vetëm për Shqipërinë por për të gjithë rajonin e Ballkanit. Përfaqësuesja e qeverisë gjermane dhe direkt përfaqësuesja e Zonjës Merkel ishte e qartë në fjalët e saja.
Gjermania kërkon me forcë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, shtetin ligjorë dhe është avokatja e Shqipërisë në procesin e integrimit europian.
1.Diplomacia gjermane dhe Ballkani jug-perëndimorë
Diplomacia gjermane është shumë aktive aktualisht në rajon. Gjermania është shumë e interesuar për stabilitetin në rajon dhe Zonja Merkel në vizitën e saj të shkurtër në Maqedoni i nxiti haptas maqedonansit të jenë pro marrëveshjes së emrit me Greqinë.
Kryetarja e turbinës ekonomike të Bashkimit Evropian, kancelaria gjermane Angela Merkel, ka zbritur dje në Maqedonisë e vogël për të nxitur qytetarët të përkrahin marrëveshjen e emrit me Greqinë, si rruga kryesore për integrimin e vendit në strukturat e BE dhe të NATO-s. Maqedonia ka caktuar 30 shtatorin për referendumin e dyfishtë si për nisjen e aplikimit në BE dhe për marrëveshjen me Greqinë për ndryshimin e emrit në “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Pas takimit me kryeministrin social-demokrat Zoran Zaev në Shkup, Merkel tha se këto dy çështje janë të lidhura shumë ngushtë. “Pa një zgjidhje të çështjes së emrit, dy gjërat e tjera nuk mund të ndodhin. Askush nuk ju kanoset qytetarëve të Maqedonisë me izolim. Ata mund dhe duhet që vetë të vendosin për të ardhmen e shtetit. E ardhmja mund të jetë anëtarësimi në NATO dhe të bëhet pjesë e BE, nëse keni sukses në referendumin e 30 shtatorit. Por, sigurisht, duhet të thuhet se ka parakushte të caktuara që duhet të plotësohen”, tha Angela Merkel në konferencën e përbashkët në Qeverinë e Maqedonisë.
Kryeministri Zaev tha se vizita e parë e një kancelari gjerman në Maqedoni në momente historike tregon se fuqitë e mëdha mbështesin marrëveshjen për emrin dhe integrimin e vendit në strukturat euroatlantike. “Mbështetja që po marrim nga Gjermania është e madhe dhe miqësore. Ky gjest i kancelares Merkel është shumë frymëzues për ne dhe na ndihmon të ndërtojmë shoqëri prosperuese dhe me vlera Evropiane. Kjo vizitë është mesazh i fuqishëm dhe zgjim për ne qytetarët në prag të referendumit që në të cilin, qytetarët e vendit tonë do ta zgjedhin ardhmërinë e tyre. Kjo vizitë është edhe një inkurajim që fuqitë e mëdha mbështesin zbatimin e marrëveshjes së Greqisë nga të dyja palët dhe vërtetim se marrëveshja garanton ardhmërinë maqedonase dhe vendin tonë në BE dhe NATO”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.
2.Basha, ministri i parë i jashtëm në historinë Shqipërisë me formim “gjermanik”.
Në këtë kontekst mesazhi i qartë i Lulzim Bashës nga Shkodra, sensibilizoi ambasadën gjermane dhe ambasadoren znj. Susanne Schütz për të dhënë mesazhe të qarta diplomatike dhe politike në kryeqendrën e veriut.
Basha ka një eksperiencë të madhe në të drejtën ndërkombëtare. Në periudhën që Basha ishte ministër i jashtëm u ndërmorën shumë nisma me rëndësi jetike euro-atalantike jo vetëm për Shqipërinë, por politika e tij ndikoi edhe në marëdhënjet rajonale.
Basha ishte ministri i parë i jashtëm i Shqipërisë me formim “gjermanik”. Formimi dhe kultura politike ka një rëndësi të vecantë për personalitetin dhe aktivitetin politik të një politikani.
P.D. është anëtare e Partive Popullore Europiane, ku është anëtare edhe C.D.U. gjermane, partia e Zonjës Merkel.