Më thoni pse anglo-amerikanet mbështetën në 1945 Enver Hoxhën,t’iu them pse Lu-ja mbështet në vitin 2017 Edi Ramën
Nga Nebil Çika
Shumë njerëz ne rrjetet sociale po reagojnë të indinjuar nga vota antiamerikane qeverise shqiptarë ne votimin ne OKB të rezolutës kundër vendimit te presidentit Trump për transferimin në Jerusalem te ambasadës USA, ne Izrael. Vota kundër ne OKB vjen pas nj ne OKB vjen pas një vote tjetër kundër ne rezolutën e Konferencës Islamike dite me pare ne Stamboll por jo vetëm kaq. Qeveris Rama ka votuar ne mënyre te përsëritur kundër interesave e vendimeve amerikane sidomos ku behet fjale për konfliktin izraelito-palestinez por edhe ne çështje te tjera .
Vota antiamerikane e Ramës ka edhe një arsye personale pas zgjedhjes si president i SHBA-ve Donald Trump qe është edhe autori i dekretit për transferimin ambasadës se SHBA ne Jerusalem. Rama është i vetmi kryeministër ne bote qe ka dalë publikisht kundër zgjedhjes President i SHBA-ve te Donald Trump, madje duke e fyer publikisht si “turpi i qye trimit”. Ne këto kushte orientimi dhe vota antiamerikane e qeverisë Rama është e pritshme dhe një normalitet, anormale dhe surprizë do te ishte e kundërta ,vota pro-amerikane dëshira e shumicës se shqiptarëve.
Por me sa duket shqiptarët çuditërisht janë të befasuar nga edhe nga qëndrimi zyrtar i SHBA-ve ndaj Rames dhe qeverise se tij , sidomos e ambasadorit te SHBA ne Shqipëri Donald Lu një nga mbështetësit e thekur politike te tyre. Si ka mundësi qe shqiptaret janë te shqetësuar dhe te revoltuar nga politika e qëndrimet antiamerikane te Ramës dhe qeverise se tij dhe zyrtarët e diplomatet amerikanë jo ?! Votat e qëndrimi kundër SHBA , madje edhe fyerjet ndaj Presidentit Trump te Edi Rames kane qene e janë zyrtare e publike gje publike gjë qe na garanton faktin se zhytarët e diplomatët amerikanë kane dijeni madje me mire e me ne detaje se sa qytetarët shqiptarë për to. E megjithëkëtë , zyrtarisht e publikisht përfaqësuesi me i larte zyrtar i SHBA ne Shqipëri jo vetëm qe nuk reagon keq ndaj qëndrimeve antiamerikane te Rames , por ka qene dhe mbetet faktori qe e mban ne këmbë pushtetin e tij prej shume kohesh. Kjo politike amerikane me Ramen me kujton një situate te ngjashme me Enver Hoxhën dhe komunistet ne vitin 1944 . Po lexoja këto dite nj ne vitin 1944 . Po lexoja këto dite një libër te Erald Kaprit me dokumente te arkivave britanike për periudhën e luftës se dyte botërore ku qartësisht del se anglo-amerikanet i njihnin mire komunistët shqiptarë , krimet dhe qëllimet e tyre e megjithatë i ndihmuan qe te vinin ne pushtet pavarësisht se Enver Hoxha ashtu si Rama ishte hapur kundër tyre. Pikërisht këtu duhet te kërkojmë arsyet pse Amerika zyrtare mbështet antiamerikanin Rama. Me thoni për çfarë arsye anglo-amerikanet mbështetën në 1945 antiamerikanin Enver Hoxha, t’iu them pse Lu-ja mbështet ne vitin 2017 antiamerikanin Edi Rama.