Me që s’kam mundësi ti bie Enver Hoxhës… “.Si e qëlloi me shpullë të dërguarin e KQ në burgun e Burrelit ,Dom Simon Jubani
“
Nga Nebil Çika
Dom Simon Jubani ishte ne nga klerikët e dënuar politike te reagimit komunist me te spikatura. Legjende e burgjeve komuniste jo vetëm për vitet e gjata te burgut por edhe për qëndrimin burrëror antikomunist dhe sidomos reagimit te hapur kundër reagimit ne çdo forme e moment te mundeshim.
Miku dhe bashkëfajësi i tij një tjetër legjende antikomuniste Uran Kostreci me tregoi këto dite një nga veprimet e tij guximtare antikomuniste ne burgun famëkeq komunist te Burrelit. Hera herës ne burgun e Burrelit vinin për kontrolle te dërguar te KQ te PPSH apo te ministrisë se brendshme te cilët inspektonin edhe qelitë e te burgosurve për te parë ne se ndëshkimi i tyre ishte i mjaftueshëm apo kishte ndonjë ulje vigjilence nga administrata e burgut . Ne një nga këto inspektime hyn ne qelinë e burgut ku ndodheshin përveç shume te tjerëve edhe Jubani e Kostreci një i dërguar i KQ i shoqëruar nga drejtuesit e burgut .I dërguari i KQ i pyeti te burgosurit “si ishin” por askush nuk po i përgjigjej. Çfarë ti thoshin ne kushtet qe ishin ?!
Dom Simoni e kishte vendin ku shtrihej direkt ne dysheme afër derës. Ju drejtua befas te dërguarit e KQ ; Ti je i dërguari i KQ domethënë i Enver Hoxhës ? Po ju përgjigj me mburrje i dërguari ! Kaq mjaftoi ! Dom Simoni i flakëroi një shpullë në fytyrë të dërguarit duke i thënë: Me qe nuk kam mundësi ti bije Enver Hoxhës po të te bije ti “ . Kaq u desh dhe gardianet u sulen mbi Dom Simonin duke e rrahur barbarisht . Kjo i kushtoi edhe një muaj ne izolim ne kushte edhe me çnjerëzorë. Ne te burgosurit e tjerë edhe un gëzuam për veprimin e Dom Simonit por edhe u trishtuam pasi e u rrahe e u torturua keq për ketë veprim – me tha Kostreci . Por , theksoi ati kjo nuk e ligështoi priftin , ai vazhdoi gjithë jetën e tij te ishte një kundërshtar i deklaruar i komunisteve gjë e dëshmonte sa here mundej , pa llogaritura pasojat për këtë antikomunizëm te hapur te tij