Më 30 do të bej atë s’guxova ta bëja në1988
Nga Kastriot Çipi:
#EdheUnë
Unë e kam përjetuar diktaturën dhe nuk e kam harruar. Askush nuk duhet të mendojë se shoqëria jonë është përfundimisht e imunizuar.
Në 2 dhjetor 1945 gjyshërit tanë ishin të parët që votuan për lista unike të Frontit Demokratik, që fitoi me 92%.
Pas 43 vitesh, unë votova për herë të parë, për një kandidat të vetëm. Por për fatin tim (pak edhe për meritën time) kjo ishte hera e fundit.
Më 30 qershor unë do të bëj atë që nuk guxova ta bëj më 1988-n: do të bojkotoj zgjedhjet!
Por më 30 qershor duhet të bojkotosh edhe ti. Përndryshe do ta humbasim të dy këtë të drejtë!
Unë ta fal pasaportën time, nëse ti nuk e përdor tënden për të vënë gurin tënd në themelin e diktaturës.