“Mbylle! Zhduku! Të qelbur! Ta marr për leckash”: Vullnetarët eTahirit sulmojnë gazetarët

Një skenë e turpshme ka ndodhur sot në dyert e kryesisë së Kuvendit.
Tahiri ka vendosur t’i qëndrojë larg “qelisë më të largët të burgut”, ndaj sapo ka dalë nga Komisioni i Mandateve mbajti një fjalim përçart për Gërdecin e 21 Janarin, Berishën, Shkëlzenin, Metën, Monikën etj.
Në sfond i qëndronin një turmë militantësh te ngjashem me “vullnetarët e Enverit” në vitin 1991 , që fillimisht e pritën me brohorima.
Por turma e njerëzve u bë agresive, kur gazetarët pyetën Tahirin se përse po kërkon mbrojtjen e partisë përballë vendimit të gjykatës, se përse po fshihet pas imunitetit dhe nëse i trembet dëshmitarit të ri që u rrëfye në prokurori për lidhjet e tij me Habilajt.
Ndërsa gazetarët pyesnin Tahirin, nga turma e njerëzve lëshoheshin një sërë etiketimesh dhe kërcënimesh. “Zhdukuni! Mbylle gojën! Gazetarë të qelbur! Ta marr për leckash!” dhe të tjera sharje si këto, vinin pas çdo pyetjeje që bënin reporterët.
Për më shumë shikoni videon.
Turma e njerëzve që shoqëron Tahirin nuk meritojnë t’i quash as mbështëtës të trafikut të narkotikëve. Janë më shumë partiakë të sëmurë, nostalgjikë të mjerë të komunizmit dhe të përdhunuar psikologjikisht nga pushtetarët që shpërndajnë rroga dhe vende pune.