Mbështesni popullin shqiptar , jo politikanët hipokritë ! Mesazhi i një studenti protestues për Presidentin Trump
Pershendetje i dashur President !
Si një mik i Shteteve te Bashkuara dhe i Juaj, ju kerkoj ta mbështesni popullin shqiptar dhe jo politikanët dhe qeverinë e Shqipërisë. Ata kanë tradhëtuar interesat e popullit,dhe janë hipokritë me shtetet e bashkuara duke u hequr si miq! Ndersa populli Shqiptar eshte populli me pro amerikan ne bote, miqesia jone eshte e lashte dhe e vyer! Nuk duhet te lejoni politikanet e pa denje te Shqiperise,që te prishin marrdhenien e shenjte dhe miqesinë e sinqertë Amerike-Shqiperi. Të lutem , te lutem ndihmoje popullin Shqiptar, ne kemi ende shume per te thene sepse politikanet na kane censuruar, dhe figurat tona qe jane Nderuar nga Presidenti Ronald Reagan, nuk promovohen nga politikanet tane. Me shprese qe ju do e mernini ne konsiderat lutjen e sinqerte te nje te riu shqiptar si unë, qe rrjedh nga nje familje me kontribute në marrdheniet amerikano-shqiptare, që nga koha e Ambasadorit Grand Smith.
Me dashuri te sinqertë,dhe veneracion te madh per ju!
Një student shqiptar në protestë
Tirane 11.12.2018