Mazhorancë-opozitë përplasen për vetingun . Alibeaj : I’u dhamë shqiptarëve drejtësinë e Gencit

Opozita edhe pse ka shfaqur mosbesim dhe kritika të forta për procesin u bë pjesë e nënkomisionit ad-hoc, i cili do të përzgjedhë anëtarët jo-gjyqtarë dhe jo-prokurorë për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Demokrati, Eduard Halimi, tha se opozita do të jetë pjesë e procesit me qëllim që të bëjë gjithçka për të pamundësuar sipas tij kapjen politike nga kryeministri të këtyre institucioneve.
Halimi: Aleati më i mirë i opozitës kundër qeverisë është një drejtësi e pakapur politikisht. Ndaj do të vimë në komision, do të shkojmë në komisionet e ngritjes së institucioneve të drejtësisë, për të pamundësuar në betejë kapjen e drejtësisë dhe institucioneve nga kryeministri Rama.
Me Halimin debatoi kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.
Manja: Për kapjen e sistemit të drejtësisë, apo ozurpimin e drejtësisë nga mazhoranca, retorikë politike. Natyrisht ju njeni opozitë,u takon të bëni këtë detyrë.
Opozita nëpërmjet deputetit, Enkelejd Alibeaj, paralajmëroi kritika të forta për kandidatët pa shmangur edhe akuzat për mazhorancën.

Alibeaj: Asnjë nga kandidatët nuk ka kaluar vettingun, të paktën atë të pasurisë, asnjë. Dy prej tyre kane qene gjyatre te gjyeve politike ne komuniste pra janë te sakulifikauar U nisëm të bënim reformën në drejtësi sipas Xhonit, Fernandos, Hanit, Junkerit, edhe çfarë u dhamë shqiptarëve, i dhamë drejtësinë e Gencit.
30 kandidatë në listë për Këshillin e Lartë Gjyqësor nga të cilët nënkomisioni do të përzgjedhë vetëm 10 prej tyre, 2 nga rradhët e avokatisë, 2 nga pedagogët dhe 1 nga shoqëria civile për secilin institucion.