Maqedonia me ne fund vendos : Gjuha shqipe tani gjuhë zyrtare . Reagojne Basha, Rama e Meta

Me 69 vota pro dhe asnjë kundër shumica në maqedoni miratoi këtë të mërkurë ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare duke e kthyer këtë votë në një moment historic. Në sallë gjatë votimit nuk ishte asnjë deputet i VMRO DPMNE . Debati për ligjin e gjuhëve në Kuvend nisi për herë të parë më 5 shtator të vitit të kaluar në Komisionin kuvendor për Çështje Evropiane.

Me 69 vota pro e asnjë kundër, shumica parlamenatre në Maqedoni i hapi dritën jeshile ligjit të shumëdiskutuar të gjuhëve, i cili do të zgjidhë më në fund ngërçin e hershem të përdorimit të shqipes në institucionet zyrtare.

Ligji i cili nuk ishe hedhur në votim për shkak të mungesës së kuorumit, mori votat e partive shqiptare dhe të LSDM-së ndërsa në sallë munguan deputetët e VMRO-DPMNE-së.

Ligji përcakton që përveç gjuhës maqedonase, në vend duhet të figurojë zyrtarisht edhe gjuha shqipe.

Sipas forcës politike VMRO-DPMNE përdorimi i shqipes sjellë probleme të rënda ndëretnike.

Ishte marrëveshja mes LSDM-së dhe BDI-së mbi këtë temë nevralgjike që solli në jetë bashkëqeverisjen e tyre, por edhe përmbylljen pas shumë zvarritjesh marrëveshjen e Ohrit.

Opozita u përpoq të aktivizonte praktikën e hershme të diskutimeve pafund në Parlament me paralajmërimet se do të paraqiste një numër të madh propozimesh për amendamente.

Debati për ligjin e gjuhëve në Kuvend filloi më 5 shtator të vitit të kaluar në Komisionin Kuvendor për Çështje Evropiane, ndërkohë që shumica parlamentare aprovoi nevojën për miratimin e tij më 15 të nëntor të vitit të kaluar.

Herën e fundit seanca e 27-të për votimin e Propozim ligjit për përdorimin e gjuhëve u anulua për shkak të mungesës së kuorumit.

Megjithatë miratimi i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe duhet të marrë firmën e presidentit Gjorgje Ivanov, i cili ka deklaruar shumë herë se nuk do të mund të firmosë një legjislacion që bie në kundërshtim me Kushtetutën.

Ligji përmban 25 nene dhe parashikon që në të gjitha organet e pushtetit qendror, institucionet qendrore, ndërmarrjet publike, agjencitë, drejtoritë, organizata, komisione, persona juridik që kryejnë aktivitete publike, gjithë zyrtarë përpos maqedonishtes të jetë dhe gjuha që flasin 20% e qytetarëve të Maqedonisë.

Lajmin për miratimin e ligjit për gjuhën shqipe e ka përshëndetur menjëherë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Në “Twitter” Rama shkruan se miratimi i ligjit të gjuhës shqipe në Parlamentin maqedonas është “një arritje historike për shqiptarët që demokratizon e forcon vetë Maqedoninë

Meta dhe Basha reagojnë për vendimin e Maqedonisë për gjuhën shqipe
Vendimin e Parlamentit të Maqedonisë për ligjin e gjuhës shqipe, kreut i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e konsideron si një hap të rëndësishëm për realizimin e statusit të gjuhës. Teksa vlerëson qëndrimin e forcave politike atje,

Basha thekson se kjo votë është një kontribut i rëndësishëm për bashkëjetesën etnike dhe konsolidimin e një shoqërie demokratike në Maqedoni.
rëndësishëm përpara në realizimin e statusit të gjuhës shqipe në Republikën e Maqedonisë. Përshëndes këtë hap si një sukses i bashkërendimit dhe bashkëpunimit të faktorit politik shqiptar në Maqedoni.

Vlerësoj qëndrimin e forcave politike maqedonase që mbështetën me votën e tyre këtë ligj, i bindur
Reagimi i Bashës:

Miratimi i sotëm i ligjit të gjuhës shqipe nga Parlamenti i Maqedonisë, është një hap i
se kjo votë është një kontribut i rëndësishëm për bashkëjetesën etnike dhe konsolidimin e një shoqërie demokratike në Maqedoni.

Partia Demokratike nxit këtë klimë uniteti mes faktorit politik shqiptar dhe bashkëpunimi me atë politik maqedonas, si një garanci për një Maqedoni të orientuar drejt standardeve dhe vlerave euroatlantike dhe evropiane.

Për vendimin ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta, duke e konsideruar një hap të rëndësishëm jo vetëm për shqiptarët por edhe për të ardhmen evropiane të Maqedonisë

Meta: Të dashur miq, sapo mbërrita në aeroportin e Lubjanës mora lajmin e gëzueshëm se Parlamenti i shqiptarët por edhe Maqedonisë ka miratuar ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe. Një akt i rëndësishëm jo vetëm për për të ardhmen evropiane të Maqedonisë.