Majko pro propagandës komuniste në shkolla- Partizani Velo është model terrorist, o idiot !
Deputeti i PS ish kryeministri Pandeli Majko paska reaguar për faktin pozita denoncoi sot këngët komuniste që ishin vënë në një shkollë 9-vjeçare sot në kryeqytet . Sipas ajkos nuk ka asgjë te keqe qe fëmijëve te vegjël u ofrohet një model terrorist si partizani Velo i propagandës komuniste , një mashtrim i madh. O shoku Majko se je dhe ministër iu diasporës ke qene edhe kryeministër e di qe është krim kundër njerëzimit përfshirja ne lifte e fëmije. Lexo e shiko lajmet idiot debatikas se sa gjyqe e akuza ka ne Hage për vende qeveri e grupe politike te Botes se Tretë qe përdorin fëmijët ne luftë . A nuk bën këtë edhe ISIS dhe grupet e tjera radikale qe përdorin fëmijët si luftëtare e kamikazë. Është terrorizëm si ai qe sollën partizanet e tu për 50 vjet ne Shqipëri ! Shqipatret i msjellin femijet ne shkolla ti bëjnë njerëz te qytetëruar jo terrorist , si modeli qe u afron qeveria e Majkos .
Qe është idiot kuptohet qarte nga paralelizmi qe mundohesh ti bësh partizanit Velo me Mid’hat Frshrin kryetar te Kongresit te Manastirit , Firmëtar i Pavarësisë , Ministër i Qeverise se Pare Shqiptare , Ambasador ne Lidhjen e Kombeve , Kryetar i Qeverise ne mërgim te njohur e te mbështetur nga aleatet eurotantik Shqipëria e Lire.
Zoti na ruajt ky idiot noterik ka qene edhe kryeministër . Me këto qe po thua ke merituar statusin e kryeministrit me idiot te këtij vendi qe nga viti 1912 deri sot . Te keqen e Adil Çarcanit dhe Haxhi Leshit !
Postimi i Majkos
Opozita sot ka protestuar pse është dëgjuar në ambjentet e një shkolle “kënga e partizanit të vogël Velo”… Kjo është për të qeshur dhe për të ardhur keq.
Cfarë të keqe paska kjo këngë dhe kë fyen ajo?!
Para pak kohësh, qeveria shqiptare mori vendimin për të rikthyer në atdhe të eshtrave të Mithat Frashërit. Asnjë veteran apo familje të lidhura me Luftën nuk protestoi. Pasardhësin e Frashëllinjve megjithë ndarjet dhe kundërshtitë që vijnë nga historia e para 1944-ës si ish-kreu i Ballit Kombëtar ata e respektuan si njerëz dhe si shqiptarë dinjitozë.
Opozita heshti për këtë vendim. Ajo merret sot me faktin pse këndohet kënga për një partizan që mori armët në moshë të re kundër okupatorit të vendit. “Këshillat e lagjeve” të dikurshme në kohën e komunizmit të shikonin me kë rrije, si i mbaje flokët dhe cfarë kënge këndoje…
Bravo i qoftë asaj shkolle që ka vënë këngë partizane për ditën e parë të shkollës. Ajo është kënga e atyre që rrëmbyen armët kur atdheun ja u pushtuan të huajt. Ky quhet patriotizëm jo komunizëm. Komunizmin nuk ja u sollën partizanët 14 vjecar. Shikoni sa ish-partizanë janë burgosur gjatë komunizmit dhe pastaj protestoni.
E djathta sot është në opozitë jo nga kënga që ju këndojnë kundërshtarët por nga padija për të kënduar një këngë të vetën… Sigurisht.
S’keni pare gjë akoma !