Mafia e shtypit ?! Fevziu të tregojë emrat !

Nga Nebil Çika

Drejtuesi i emisionit Opinion në Tv Klan Blendi Fevziu ka hapur edhe një here problemin e kapjes se mediave shqiptare nga qeveria apo krimi i organizuar . Ne emisionin e djeshëm ku ishte i ftuara ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri i akuzuar ne lidhje me krimin e organizuar Fevziu tha se vetëm dy gazetarë i kishin shkuar ne emision pasi te tjerët sipas tij nuk kishin pranuar pas kërkesës për arrestim te ish ministrit nga prokuroria . Kapja e shtypit nga mafia është një problem i njohur ne Shqipëri por rasti i djeshëm është flagrant pasi kemi te bëjmë me një ballafaqim direkt te medias me krimin e organizuar dhe sipas Fevziut kemi te bëjmë me një kapitullim te shtypit .
Fevziu krijoi një problem ne opinioni publik pasi ia tha se vetëm dy nga gazetaret e thirrur prej tij kishin pranuar te shkonin ne emision por nuk th kush ishin ata qe nuk kishin pranuar gjë qe hodhi dyshime mi te gjithë gazetaret e tjerë dhe ne se kjo është e vërtete atëherë kemi te bëjmë me një situate shume me te rende se ajo qe po i jepet publikut . Un nuk e di ke ka thirrur Fevziu dhe nuk ka pranuar te përballet me Tahirin por besoj se nga koleget qe njoh un do te ishin te shumtë ata qe do te koshin shkuar . Basir Çollaku për shembull , besoj se do te kishte shkuar pasi është ai e beri publike lidhjen e Tahirit me Habilajt vite me pare kur Tahiri ishte ministër , madje nga studio e Klan , gjë qe ma merr mendoj nuk e ka problem ta beje edhe sot . Por sigurisht qe k edhe shume te tjerë , njeri prej tyre Armir Shkurti reagoi qe dje duke deklaruar qe atë nuk e kishte thirrur kush.
Ne këto kushte Fevziut i duhet te sqaroje ne se e ka fjalën për te gjithë gazetaret apo për emra te përzgjedhur prej tij . Ne se janë te gjithë atëherë Fevziu ka te drejtë ,ne se është një liste e përzgjedhur prej tij apo prej te ftuarit te tij , qeverise etje atëherë Fevziu është vete problemi, i kapuri i madh i krimit apo qeverise është ai.
Kjo situate mund te zgjidhjet dhe duhet te zgjidhet pasi e shtruar, siç e tha dje Fevziu , krijon ne ponin publik e gjithë media është e kapur apo frikësuar nga krimi apo qeveria . Ka vetëm dy rruge për ta bërë këtë : Ose Fevziu te tregoje emrat e atyre qe nuk pranuan , ose gazetaret qe nuk janë ftuar prej tij deklarojnë publikisht qe nuk janë ftuar . Kjo është mënyra vetëm për te kuptuar se cila pjese e medias është e kapur nga mafia apo qeveria