Lulzim Basha nga Shkodra: “Aksion radikal ndaj qeverisë”!
Nga Qamil Gjyrezi
Mbledhja e grupi parlamenatr P.D.-LSI., organizuar në Shkodër shënoi fillimin e një aksioni radikal ndaj qeverisë Rama, pa kompromis, për të ardhmen e Shkodrës dhe aksionit radikal në të gjithë Shqipërinë, kryesisht në qytete të tjera ku është problematik krimi.
Lulzim Basha foli me një gjuhë të qartë në këtë takim të vecantë politik për asgjësimin e institucioneve dhe pasigurinë e qytetarëve për jetën, ekonominë drejt kolapsit total, papunësinë kryesisht e të rinjve, largimet masive të shkodranëve dhe shqiptarëve janë arsyet kryesore që po e çojnë opozitën dhe popullin drejt përballjes radikale si rruga e vetme e mbetur për ndryshimin e gjendjes. Kreu i opozitës bëri të qartë para të zgjedhurve të opozitës, opinionit në Shkodër dhe në Shqipëri, instituciove ndërkombëtare në vend se nuk ka rrugë tjetër përvec përballimit radikal me qeverinë aktuale.
Kryetari i opozitës Lulzim Basha nisi nga Shkodra mobilizimin e strukturave të Partisë Demokratike për t’iu përgjigjur sfidës jetike të vendit, çlirimit të qeverisë nga krimi. Në takimin me kryesinë e degës së Shkodrës, Basha kërkoi që përfaqësuesit e PD të përdorin avantazhin kryesor të opozitës për të mobilizuar njerëzit frikën që krimi ka nga Partia Demokratike, e cila ka treguar me vepra tolerancën zero ndaj krimit sa herë ka drejtuar vendin. “Ajo që ka rëndësi, është shkalla e mobilizimit me të cilën ne si PD, në nivelin e lagjeve, blloqeve, shtëpive e fshatrave, do të mund t’i përgjigjemi thirrjes për një aksion radikal politik, që të ketë synim largimin e këtij kryeministri dhe të kësaj qeverie. Që nga ky moment, që kur të ndahemi prej këtij takimi, puna duhet të nisë derë me derë me njerëzit. Sot rrugë tjetër përveç përballjes nuk ka”, tha Basha. Lidhja e qeverisë me krimin, i cili bën ligjin në çdo qytet të vendit, asgjësimi i institucioneve dhe pasiguria e qytetarëve për jetën janë arsyet kryesore që po e çojnë opozitën dhe popullin drejt përballjes si rruga e vetme e mbetur për ndryshimin e gjendjes. “Prandaj ka shumë rëndësi që procesi i organizimit të brendshëm, të evidentojë më të mirët brenda partisë, të evidentojë më të mirët në raport me zgjedhjet e ardhshme lokale dhe, me gjasa zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që janë objektivi final i aksionit dhe i platformës, që opozita do të bëjë publike në ditët dhe javët e ardhshme”, tha Basha. Të hënën opozita u zhvendos në Shkodër në kuadër të aksionit opozitar. Teksa mazhoranca mblodhi Parlamentin, PD e LSI u mblodhën në qytetin verilindor në shenjë proteste për situatën kriminale. Palët ranë dakord se do të dalin me një program konkret për të luftuar krimin, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe do të bojkotojnë komisionet dhe seancat parlamentare. Pritet që Basha të ketë takime të ngjashme dhe në qytete të tjera ku është problematik krimi.
Takimi i opozitës në Shkodër ishte i menduar dhe i organizuar shumë mirë dhe forcoi besim e qytetarëve shkodranë për P.D.-në dhe liderin Lulzim Basha, si zgjidhja e vetme e situatës së krijuar jo vetëm në Shkodër por në të gjithë Shqipërinë, si pasojë e qeverisjes skandaloze të qeverisë aktuale.