Lulzim Basha, imazhi i normales dhe njerëzores
Nga Qamil Gjyrezi
Një ditë para protestës së datës 26. Maj. 2018, Zoti Basha me ftesa në dorë ju ofrua shumë hapur njerëzve të zakonshëm në kafe, rrugë trotuarë, duke i ftuar në metingun, protestën e opozitës së ditës së shtunde. Ajo cfarë binte në sy nga media on-line në F.B., ishte gjuha shumë njerëzore që përdorë Basha, pa sllogane, metafora, ironira dhe gënjeshtra, një gjuhë shumë normale dhe e drejtëpërdrejtë. Basha në këtë ecje politike për të ftuar pjesmarrësit, kishte mundësi edhe ti “shihte” edhe me sy problematikat që kanë njerzëit e zakonshëm, pa maskat që përdor media e shkruar dhe ajo vizive.
Kjo lloj sjellje e liderit opozitar, i ngjan fushatave politike reale post-moderne që bëhen në perëndim, duke ju ofruar njerëzve deri tek tavolina, hapasira ku jeton, pushon dhe punon, pra duke krijuar një “ndërkomunikim” të vecantë njerëzorë me ata që kërkon të ndjekin në politikën tënde, në metingje dhe protesta paqësore. Komunikimi i liderit Basha ishte shumë normal dhe njerëzorë. Ky lloj komunikimi do ta ndihmojë Bashën në të ardhmen për të qeverisur me forma normale dhe njerëzore, mbasi Basha po i merr të dhënat nga njerëzit e zakonshëm, duke mos komunikuar me “ndërmjetës “dhe në distancë.
Në momente të caktuara të fjalimeve politike Basha përdor shpesh një gjuhë edhe me zemër, që të bën optimist.
Protesta e djeshme ja arriti qëllimit, për të prezantuar qartë dhe saktë tek elektorati pa dallime partiake dhe pjesmarrësit, se qeveria aktuale është një qeveri e korroptuar dhe nuk do të ketë të ardhme, mbasi nuk po i qeverisë mirë të gjithë shqiptarët.
Gjuha politike, fjala e Bashës në podium, ishte shumë e qartë, e hapur për të gjithë, pa nëntekste. Gjuha politike e përdorur në protestë, elemetët aplikativ, posterat, fotot ishin shumë njerëzorë dhe normale, me mesazh të qartë.
Edhe largimi i protestuesve pas metingut nga ministria e brëndshme nga zoti Basha ishte një akt normal, njerëzorë, që e bëjnë vetëm liderët normal dhe njerëzorë, që nuk kërkojnë konfrontim me shtetin ligjor, që protesata të mos dalë jashtë kontrollit.
Pretendimet se opozita po “pengon” negociatat janë të pavlera. Rama e kupton dhe e di shumë mire, që nuk është opozita ajo që po i pengon negociatat, por gjendja aktuale ekonomike dhe shoqërore në vend dhe kërkesat e partnerëve tanë për integrim, të cilat nuk janë plotësuar. Nuk mund të bëhet fajtore opozita për celjen e negociatave. Prandaj situata politike në vend dhe protesta duhet analizuar shumë mirë nga palët.
Vetëm qëndrimet politike normale, do të sigurojnë në të ardhmen stabilitet, integrim dhe normalit politik dhe ekonomik.
Këtë kërkojnë njerëzit e zakonshëm, partnerët tanë, integrimin dhe të qeverisurit me përgjegjësi politike dhe njerëzore.