‘‘ Luani gjysme i zbutur’’ i Mallakastres Hysni Toska

 

Historiani Muharrem Dezhgiu tek Studimet Historike “Aspekte nga veprimtaria politike e Hysni Toskes në vitet 1912-1943” shkruan :Ngjarjet e mëdha dhe të vrullshme historike që kulmuan me themelimin e shtetit të pavarur shqiptar kanë ngërthyer mundin dhe perpjekjet e mijerave atdhetarëve shqiptare.Jeta dhe vepra e tyre u bë mishi dhe gjaku i ketij shteti në të gjitha peripecitë dhe rrethanat që iu deshën të kalonte më pas ,për t’u forcuar dhe për te kryer fuksionet e tij ,si shtet kombëtar. Midis atyre atdhetarëve që vepruan vendosmerisht në mbrojtje të shtetit shqiptar ,që në themelim dhe tri dekada radhasi më pas ,ishte dhe Hysni Shuaip Toska.Edhe pse më tepër se tri dekada ka qënë pjesmarrës aktiv në ngjarjet historike të kohës së tij,historiografia ende nuk ka berë vlerësimin së kesaj figure.
Kush ishte Hysni Toska? Lindi në fshatin Luar të Mallakastrës në vitin 1875. Sipas kronikanit grek Panajot Aravanitas, i pari i fisit të Toskajve ka qenë Hysen Toska, pjesëtar i grupit të dërguar nga Ali Pashë Tepelena për të nënshkruar traktatin me suljotët më 12 dhjetor 1803. Në krye të grupit ishte vetë Veli Pasha, biri i pashait të Janinës. Më pas, përmendet emri i Nurçe Toskës, njeri nga kapedanët e çetave të jugut, aktiv në kryengritjen e Tafil Buzit. Për këtë flet historiani grek Konstandin A. Bakopulas në librin e vetë “Epiri”.Hysniu ne moshen 19-vjeçare nis sherbimin ushtarak ne Janine . Gjate kryerjes se sherbimit ,Hysni Toska ,bashke me batalionin e tij ne Kerçove ,tregon aftesi dhe zotesi .Keto vite i sherbejne per fituar aftesi dhe pervoje lufte . Hysni Toska në korrik 1907, me ardhjen e Bajo Topullit dhe Mihal Gramenos në Luar, vihet në krye të çetës së Luarit e cila, së bashku me çetat e tjera të Mallakastrës, bashkëpunon me çetën e Çerçiz Topullit, e cila erdhi disa herë në Mallakastër.Ne vitin 1908 ,Namik Delvina ,Bektash Cakrani dhe xhaxhai i Hysni Toskes ,Asllan Toska ,po benin nje mbledhje ne Cakran kunder osmaneve .Hysni Toska ju shkoi ne ndihme me fuqine e tij prej 40 vetesh ,duke shpetuar nga rreziku i asgjesimit prej forcave te bimbashit keto luftetare .(arkivi qendror shteteror ,fondi 32 Lef Nosi ,Jeta e Hysni Toskes ) Më 23 qershor 1911 u zhvillua Kuvendi i Gërçes, i cili i dërgoi një memorandum me 12 pika Portës së Lartë dhe për ta detyruar atë të njihte këtë memorandum, u mor vendimi të ndërmerreshin veprime ushtarake . Ndërsa gazeta e kohës “Liri e Shqipërisë”, më datën 15 gusht 1911 boton një shkrim mbi këtë ku cilëson, midis të tjerave edhe emrin e Hysni Toskës.Qendresa e shqiptareve kunder Perandorise Osmane tashme në verë të vitit 1912 ,kishte kristalizuar kërkesat për njohjen e egzistencës kombëtare të shqiptarëve ,me po ato të drejta që gëzonin kombet e tjera të Perandorisë. Më 23 korrik 1912 u zhvillua Kuvendi i Sinjës ku u përpilua memorandumi që kërkonte një administratë shqiptare për të gjitha trevat në të katër vilajetet. Në këtë dokument nuk mund të mungonte edhe firma e Hysniut. Veprimtaria atdhetare e Hysni Toskes spikati ne mbeshtetje te Ismail Qemalit per shpalljen e Pavarsise .Ai u tregua aktiv në kryerjen e detyrave të vështira në shërbim të shtetit shqiptar ,në mbrojtjen e tij dhe për shtrirjen e sovranitetit të këtij shteti në trevat shqiptare .Në ditët e para të veprimtarisë së Qeverisë së Përkohshme ,të formuar në Vlorë ,Hysniu u vu në shërbim të qeverisë për stabilizimin e rendit dhe qetësisë . Më 25 nëntor 1912, merr pjesë në shoqërimin e Plakut të Vlorës për në qytetin e flamurit. Me porosi të tij ngre flamurin shqiptar në Tepelenë.Me urdhër të Ismail Qemalit emërohet më 13 janar 1913 Komandat i Xhandërmarisë Shqiptare. Në fund të janarit dërgohet në Llogara për të ndalur sulmin e grekut në këtë zonë. Sipas Lef Nosit, mbledh 100 burra në Dukat te cileve iu bashkon forcën e tij prej 200 vetësh dhe shpartallon grekët.Në shërbim të qeverisë së Vlorës ,me aksionet për ruajtjen e rendit në Mallakaster ,u angazhuan edhe njerzit e afërt të Hysni Toskes .Një ndër ta ishte dhe Hajredin Aga Hekali(vjerri i Hysniut ) ,djali i Musa Hekalit(i biri i Rrapo Hekalit )
I bindur se mbronte shtetin shqiptar shkruan profesor doktor Muharrem Dezhgiu tek studimet historike ,Hysniu u pozicionua drejt në zgjidhjen e konflikteve qe linden midis Ismail Qemalit dhe personave që ju kundervune atij ,me qellime ambicieje egoiste .Keshtu, me ambicien për ta bere Cakranin ,fshatin e lindjes ,si qënder të nënprefekturës , Bektash Cakrani hyri në konflikt me Ismail Qemalin .Madje Bektash Cakrani kishte kërcenuar qeverinë e Vlorës me kryengritje (Sejfi Vllamasi ,Ballafaqime politike në Shqiperi(1897-1942) f 73.
Bektash Cakrani me qeverinë e Ismail Qemalit kishte rrënjë edhe me të thella .Bektashi ishte komprementuar per marrje te hollash nga Greqia ,per ta zgjeruar kufirin e saj ne dem te tokes shqiptare (po aty f 73) gje te cilen e kundershtonte Ismail Qemali . Bektash Cakrani u mor vesh dhe ne Esat Pash Toptanin ,i cili i kishte premtuar t’i jepte nje ndihme prej 400 vetesh kunder qeverese se Vlores .
Si në raste të tjera ,qeveria e Vlores ,për të perballuar situaten ,thirri forcën e Hysni Toskes . Ky i fundit ,së bashku me Sali Vranishtin drejtuan operacionin e goditjes kunder Bektash Cakranit duke e shpartalluar atë .Në keto rrethana B.Cakrani bashkohet me Esat Toptanin (po aty, f.73-74).Hysni Toska pozicionohet dukshem kundër rreziqeve që kërcenoheshin shtetit shqiptar.Atë e gjejme në pozicionet e para të luftes kunder andartëve greke ,në zonën e Skraparit e të Përmetit .Fuqia iu shtua me forcat që vinin nga Mallakastra dhe nga vendasit ,gjer ne 800 vetë .
Per jehonen e veprimeve te tij ,ne mbrojtjen te trevave shqiptare ,gazeta “Atdheu “ e Shkodres shprehej : “Per çeshtjen e Epirit ,qeveria kishte vendosur te mblidheshin ushtare e t’i çojne ne Epir ,qe t’i ndalonin ligesite qe beheshin nga greket dhe te siguronin zonen e lire …Hysni Toska vajti ne Frasher dhe pas ca luftrash te rrepta qe beri ,i mori viset e Frasherit .
Nderkohe ,vendi po rrezikohej nga forcat rebele te Haxhi Qamilit . Gazeta “Zeri i Shqiperise “ vinte ne dukje se “Rebelet posa hyne ne Lushnje ,zbriten flamurin shkabëtor dhe ngriten flamurin e Turqise .
Studiues te njohur te ketyre ngjarjeve e kane vleresuar rolin e Hysni Toskes per kundervenien qe i beri rebeleve .Me luftimet qe zhvilloi kunder rebeleve te Haxhi Qamilit ,Hysni Toska tregoi jo vetem cilesite e nje komandanti te afte ,por dhe cilesite e nje politikani largpames .Objektivisht ai e kishte kuptuar se zhvillimi e perparimi i Shqiperise nuk mund te behej pa mbeshtetur qeverine dhe shtetin shqiptar(M.DEZHGIU studime historike 1-2 ).
Ne vitet e luftes se pare boterore ,Shqiperia u be shesh lufte midis fuqive nderluftuese .Territori i saj u pushtua nga Austro – Hungaria ,Serbia ,Greqia ,Italia dhe Franca . Ishte vene ne rrezik serioz egzistenca e shtetit shqiptar te pavarur sikur ai te mos egzistonte me me pare . Hysni Toska dhe atdhetare te tjere kishin marre pozicion te hapur si pro austro-hungarez.Madje ai kishte marre dhe dekorate trimerie nga princ Vidi (Deputetet tane ,Z. Hysni Toska deputet i Beratit ,revista Minerva nr 25 ,viti 1934)
Në kohën e zhvillimit të Kongresit të Lushnjes, vihet në mbrojtje të punimeve të tij. Ishte kjo mbrojtje që Kongresi t’i zhvillonte punimet në qetësi të plotë.Vendimet historike te Kongresit ,per sigurimin e teresise territoriale te shtetit shqiptar ,u jetesuan ne Luften e Vlores . Në Luftën e Vlorës me 1920 merr pjesë aktive, në krye të forcave të ardhura nga Mallakastra.Bashkohesit e krahasonin pamjen e tij te fuqishme me “trupi dhe fytyren e nje luani te zbutur pergjysem “(Ago Aga ,Lufta e Vlores (tregim e nje pjesmarresi ) Egjipt ,1960,f192.Hysniu kishte rene shume here ne perpjekje me arme e kishte dale gjithnje me nder.Me vepren luftarake ne kete ngjarje historike, ai hyri ne kenget popullore te Mallakastres.
Hysni Toska/Ja veshi si Siliqoka/ T’u pritet armiqeve koka/Tradhetare mos ket më toka/.
Në zgjedhjet e 17 majit 1925, zgjidhet deputet i zonës së Beratit deri ne 1939. Në detyrën si deputet u shqua si një mbrojtës i shtresës së varfër. Veçanërisht u dallua në fushën e arsimit dhe infrastrukturës në Qarkun e Beratit.
Pushtimi i vendit nga Italia Fashiste e tronditi së tepërmi. Si nenkolonel ne pension,ai ndjente pergjegjesi morale dhe atdhetare per te treguar aftesite e tij si ushtarak me pervoje,ne mbrojtje te vendit.Ai i beri thirrje popullit te Beratit per organizim e mobilizim,per te mbrojtur vendin nga pushtimi Italian.”Ne moshen 65-vjecare,Hysni Toska mblodhi forca nga Berati e Roskoveci dhe u nis per ne Vlore”.Në krye të vullnetarëve Mallakastriotë, drejtohet për në Vlorë. Në Bestrovë u kërkon oficerëve të repartit ushtarak armë. Ata ia dorëzojnë, por ato ishin pa gjilpërë. Hysniu preket tepër. Ulet në gjunjë dhe qan. Ja si shkruan kënga: Hysni Toska burrë i ndjerë/Hysni Toska burrë besnik/ E mbërthen luftën pa frikë/ Me të dalë në Bestrovë. / U hodh Sakua, tha një fjalë / Pse po qan more dajë? / Më vjen keq për Shqipërinë / Shqipëria një pëllëmbë / I ngriti trimat në këmbë.
Kalon në Qarkun e Beratit dhe organizon kryengritjen e armatosur. Arrestohet nga italianët dhe dërgohet në burgun e Vlorës, Durrësit dhe më pas në Itali, në Ventotene. Kthehet në prill 1942. I bëhet një pritje madhështore. Hysni Toska ishte një nacionalist patriot.Rruga e tij tashmë ishte percaktuar si antifashist i vendosur.Ai pati raste të përcillte ngjarje të ndryshme luftarake,siç ishte konfrontimi luftarak midis forcave partizane dhe forcave të çetës kriminale të Isa Toskës.Hysni Toska nuk kishte asgjë me Isa Tosken.Me 12 mars 1943, Hysni Toska bashkë me atdhetarë të tjerë i kerkuan qeverisë shqipetare me anë të një telegrami arrestimin e “kriminelit të bujshëm Isa Toska” (Arkivi qëndror I shtetit fondi 153, viti 1943, dosja 138 ,faqja 6.)Midis të tjerash,aty thuhej se “me çetën e tij ka terrorizuar dhe ka masakruar për faqe të zezë të historise dhe të traditave shqipetare,vëllezerit e tij të urtë e të bindur të krahines Roskovec e gjetiu.Me tej, – thuhet në telegram se “ai ishte nje bishë e eger me fytyrë njeriu që s’ka lënë turp dhe njollë pa ngarkuar në shpirtin e vet. Hysniu largohet nga fshati duke u vendosur ne Berat bashke me familjen .
Djali i vetem i Hysniut Toskes , Skenderi merr pjese ne formacionet e rinise se Beratit dhe bashkepunonte me Ajet Xhindolen .Shtepia e Hysni Toskes u be natyrshem vendtakimi dhe i mbledhjeve te shokeve te Skenderit .Keshtu u forcuan lidhjet me aktivisten tjeter te rinise te Beratit, Margarita Tutulanin .Miqesia dhe lidhjet midis tyre ishte vazhdimi i lidhjeve qe kishin pasur prinderit e tyre Milto Tutulani dhe Hysni Toska si deputete ,perfaqesues te prefektures se Beratit ne parlamentin shqiptar.
Me mendje dhe me shpirt ishte i vendosur per luften kunder pushtuesit dhe çlirimin e vendit .Mirepo, mosha nuk i premtonte te merrte pjese ne formacione te organizuara nga forcat politike .Megjithate ndermjet djalit te tij ,Skenderit e jepte ndihmesen e tij per luften çlirimtare .Ishte shtator i vitit 1943,kur ne udheheqen e PKSH kishte zene vend bindja se kishte ardhur koha per te marre pushtetin ,pasi Italia kishte kapitulluar .Ardhja e Gjermaneve ne Shqiperi nuk ishte vleresuar ende si rrezik serioz .Madje ,ne ndonje krahine si ajo e Beratit ishte arritur nje kompromis i heshtur me ta (Dokumente te Shtabit te Pergjithshem e te Komandes se Pergjithshme te UNÇSH,vëll.I,botimi i dyte,Tirane ,1976,f .144).
Vemendja e forcave partizane ishte orientuar kunder forcave balliste te kesaj zone . Ne kete kategori kundershtaresh politike u vleresua nga forcat partizane dhe Hysni Toska ,nderkohe qe ai nuk kishte bere pjese asnjehere ne organizmat e Ballit Kombetar .Forcat nacionaçlirimtare te qarkut te Beratit ,ku perfshiheshin dhe njesit e batalionit “Shpiragu”e rrethuan me 15 shtator 1943,ku i kerkuan te dorezohej .Bashke me te ishte e shoqa ,e bija Erveheja dhe djali Skenderi . Per kete te fundit ishte i pakuptueshem ky rrethim nga “shoket “ e tij ! Luftimet zgjaten 17 ore , deri ne oren 05 :00 te mengjesit.Per te mos rene ne duart e forcave partizane dhe pasi ju mbaruan fisheket ,Hysni Toska vrau veten, Skenderiu e moren partizanet dhe pas tre ditesh u gjet i vrare afer Uznoves.Djali i tij i vetëm Skenderi, u vra nga Nexhat Hysi ,për këtë është një dëshmi nga arkivi i shtetit i Ramiz Alisë ,Adil Çarcanit dhe Nijazi Demit ,ku thuhet për Nexhat Hysin që “është tip hakmarrës ka vrarë djalin e Hysni Toskes arbitrarisht dhe pa arsye.”Rrethimi i Hysni Toskes bashke me pjestaret e familjes se tij ,perben nje ngjarje ,me te cilen Levizja Nacionalçlirimtare po zbatonte vendimet qe mori pas prishjes se Marreveshjes se Mukjes ,per fillimin e luftes civile.Kjo rrethane u shfrytezua per te luftuar mjaft nacionalist (shkruan prof.dok Dezhgiu )Dhe me tej vazhdon :’’Ai ishte nje personalitet i padiskutushem ne qarkun e Beratit prandaj ata menduan se ai duhej eleminuar e zhdukur ,qe gjate luftes .Me pas, rasti u trajtua si aspekt i zhvillimit te luftes klasore ,per te zhdukur çdo gjurme e deshmi qe kishte lidhje me veprimtarine politike te Hysni Toskes .Bashkohesit nuk ndihen mire kur kujtojne menyren e vrasjes se se patriotit dhe luftetarit te madh Hysni Toska dhe djalit te tij Skender Toska (Ago Aga ,Lufta e Vlores ; Llazar Bane ,”Hysni Toska krenari per kombin’’ Zeri i popullit 10 Nentor 2007
Kështu i dha fund jetës ky luan . Por përndjekja e familjes së tij vazhdoi për 46 vjet rresht Por krimi më i rëndë ishte dhunimi i varreve të Hysniut dhe Skënderit në vitin 1976. Ja çfarë tregon kujdestari i varrezave të Beratit, Xhemil Shani: Në varrezat e vjetra këto dy varre nuk kishin mbishkrim. Me kalimin në varrezat e reja, më vjen një shkresë nga sipër se përse eshtrat e armiqve të popullit qëndrojnë mes varrezave të popullit. Urgjentisht të dy varret u prishën. Eshtrat u futën në një thes plasmasi dhe u mbuluan në një gropë. Komunistët nuk i linin as të vdekurit të preheshin të qetë në varret e tyre.
Vlerësimi i figurës së Hysni Toskës filloi të bëhej vetëm pas vitit 1992. Ministria e Rendit Publik filloi të lëshojë vërtetime për vrasjen pa gjyq të tyre. . Më 13 janar 2006, në Buletinin e Bashkisë Fier, botohet shkrimi “Hysni Toska, luani gjysmë i zbutur”. Në vitin 2010 Këshilli Bashkiak Fier emërton një rrugë me emrin e tij. Në vitin 2012, në 100 vjetorin e Pavarësisë, Këshilli Bashkiak Roskovec i akordon titullin “Qytetar Nderi i Qytetit”. Nuk mungojnë as shkrimet e historianve të njohur, Prof. Dr. Muharrem Dezhgiu dhe Prof. Dr. Liman Varoshi dhe te Uran Butka “lufta civile ne shqiperi 1943-1945” për këtë luan të fisit të Toskajve.
Ky ishte Hysni Toska, luftëtari dhe patrioti nacionalist që për gjysmë shekulli propaganda komuniste u mundua ta linte në harresë.