Lu: Rama te flas per vete .Po shqyrtojmë çeshtjen e vëllait të Xhafajt
Ambasadori amerikan Donald Lu ka reaguar në lidhje me akuzat e opozitës për vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj.
Në një reagim të shkurtër për gazetarët ai ka thënë:
“Kryeministri duhet të flasë në emrin e tij dhe ne do të flasim në emrin tonë. Ne jemi duke i shqyrtuar pretendimet që janë ngritur në lidhje me vëllain e Ministrit Xhafaj.”
Disa ditë më parë opozita publikoi disa dokumenta që sipas saj provojnë se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka qenë i dënuar me 7 vitë burg në Itali për drogë.
Denoncimet e opozitës vazhduan edhe ditën e djeshme, ku sipas saj ministri i Brendshëm Xhafaj ka falsifikuar një nen në kodin e procedurës penale për të mos ekstraduar në Itali vëllain e tij.