Lleshaj kërcënon Bashën: Përgjegjës për çdo sjellje, nuk do tolerohet askush
Minsitri i Brendshëm Sandër Lleshaj i është përgjigjur menjëherë deklaratës së kreut të opozitës Lulzim Bashës të bërë nga selia e Partisë Demokratike, duke thënë se ky i fundit Basha është përgjegjës për çdo individ që aktivizon kundër ligjit.
Përmes një postimi në Twitter, Lleshaj shprehet se askush nuk do të tolerohet nëse kryen sjellje të paligjshme dhe cënon procesin electoral dhe zgjedhor. “Lulzim Basha është përgjegjës për çdo individ që aktivizon kundër ligjit dhe lirive politike në vend! Pengimi i subjekteve zgjedhore dhe përdorimi i lëndëve plasëse, kundër atyre dhe forcave të rendit janë vepra penale. Askush nuk do të tolerohet. Kush u përgjigjet thirrjeve për paligjshmëri, do të përballet me ligjin!”, shkruan Lleshaj.