LIRIKAT TONA EROTIKE (SPROVE)
Nga Ilir Seci
Kangët tona popullore jane treguese të kjarta të frustacioneve seksuale që bijtë e shqipes kanë akumulue nēpër shekuj. Kurrkund ma mirë e ma kjartë se në këto kangë nuk qet krye uria seksuale e shqiptareve, trima dhe liridashës. Nëntekstet jane të kjarta, mjafton me kqyre vemendshme tekstet dhe menjihere dallohen ethet e instiktit të uritun, ndjehet temperatura e naltë e padurimit që shkakton tik-taku i orës biologjike…
Ky frustacion seksual paraqitet në trajta të ndryshme sipas ndryshimeve etnografike…
Gega epik dhe i ashper si mjedisi që e rrethon, rrokë çifteline e kndon kangën ku namë e mallkon pamundësinë :
“Mori çikë që po mbush ujë
Ty tu kputshin dy kambtë n’gjunj”
Malësori në dukje i permbajtun, asht si nji vullkan që vlon nëndhe anipse krateri ka vndue kore e duket si i fjetun…por kangët flasin vetë për ethet e frustimit :
“Prej nji shpati o ti lshova syte/
Kur ti pashe o rruezat në fyt.”
Uria ia ka mprehe shqisat deri në ate mase sa me ia dallue rruezat në fyt bareshës shpat në shpat. Atëbotë fyti ka kenë e vetmja pjese e shplueme e kurmit të vashës bareshë dhe kangtari me ate reference na difton se guxon me andrrue per me shkue ma poshte se qafa. Guximin me andrrue e paraqet ma kjarte kanga tjeter :
“Moj e mira te pojata/
Shkurtoji pak floket e gjata/
Shkurtoji pak sa te duket qafa.”
Floket kane bllokue pamjen e andrrueme…Kur nuk gjan derman mbasandej shfaqen referencat e vetekënaqësise si të kanga “Boll e mirë ma more bjeshkën” ku kangtari shprehet :
“Ndiej çobanin ka po i bjen kavallit”…
Njajtë edhe në Jug, Labi i frustuem ku s’mban ma, nuk rrok instrument per me kendue si bajnë malsoret, por e gjan vetëkënaqësinë duke i ra curles, “Curlja moj bie ëmbëlë”, duert i kane nxanë kallo duke i ra curles ose i ka të zana me shkopin që mban për me trembë qenin – “Lidhe qenin ti moj qëne.”, prandaj me iso i hakërrehet vajzës :
“Në të zënça moj manushaqe/
Do të bënj për doktorrë e ilaçe.”
Deri edhe Lala Tirons, ashtu i butë e shpirt njeriu, kur vjen puna ke sevdaja trash zanin dhe nis e trimnohet :
“Kasollen tate mi goce/
Do ta shemb-o me gurë/“
Çamët këtu bajne dallim, ndryshe nga krahinat tjera shqiptare, çamët duket e kanë ngritë lojën në nji nivel tjeter, flasin per detaje tumakuqesh, për leshra e forma trupi. Çamët dalin si ma ekspertë në përshkrimet plot art, ndoshta prandaj edhe u banë xhelozë grekët dhe sa u erdhi rasti i përzunë :
“Te shtëpia me dërrasa/
Dil moj kaleshë se plasa/“
Qyteti i Shkodres ban dallim nga tanë Shqipnia me kangët e dashnisë. Fondi i krahasimeve në kangët shkodrane të dashnisë, plotesohet me pasunine e pafund të bukurisë së florës dhe faunës…kanget sjellin fllad që lmon gonxhet, fllad që lmon gjinjtë e drandofiles, fllad që përkëdhelë lulet e bajamave, fllad që lmon mollët në gemb…
Por edhe shkodranët kavalierë aty-këtu, shpërfaqen të etun edhe ata :
“Na ka dale nji gonxhe e re/
Era karajfil po i vje/“
…Kompleks Gjuetarësh ky i fundit.
Vetëm Korça ban përjashtim në ketë drejtim ndër tanë Shqiptarinë sepse :
“Bulevardi i Korçes ka vajza pamasë/
Dalin e shetisin pa lejen e mamasë.”