Letra që i shpëtoi jetën Prof. Isuf LUZAJ. Si sigurimi dhe UDB donin ta eliminonin fizikisht

I dashur Profesor Luzaj, 30.8.1977

Kemi një lajm: Sigurimi i Shqipërisë nëpërmjet Konsullatës në Vjenë ka bërë ç’mos që të zbulojë vendin se ku gjindeni juve me pushime, me kusht që t’ju zhduke, ndersa Maliqit ja kane paguar 500 DM, për fotografitë që ai ju ka xhiruar këtu në Winzingen juve dhe mua bashke, dhe përveç asaj në Tiranë ka kërkuar prej Beogradit se… “nëse doni me ndreqe marrëdhëniet diplomatike e me u ba miq me neve (Shqipnine) ju duhet me e likujdu “kriminelin” e luftes dhe armikun numer 1 të popullit shqiptar Isuf Luzajn i cili ka ardhur në
Europe me helmatise djemenin kosovare dhe është takuar me atë të marrin Emil Kastriotin që po i boton ato marrëzira (BESA SHQIPTARE dhe SHQIPNIJA ETHNIKE) në të cilat vjell helm e sharje kundra udheheqsit tonë të dashur Enver Hoxha”…Tjetër vazhdon dhe për këtë rast e kanë derguar njeriun prej Kosove me mision të vecante ne Vjenë, ku Ambasada a Shqipnise për 10 minuta ja ka mbarruar pasaportën me emër dhe shënime biografike se gjoja është nenshtetas i Shqipnise dhe i kan thane:
“Ja ku e keni pasaporta dhe ke të holla sa to duash vetëm shko në Firence apo ku gjindet ai “kriminel” (kuptohet, se ata kriminela juve ju quajnë kriminel për shkak se kanë frikë prej jush mbasi juve jeni dishmitari i fundit i gjallë i krimit të tyre të pafalshëm që kanë kryer duke tradhëtuar Kosoven ne Kuvendin e Mukjes, andaj ata duan me ju zhduke që juve mos ti tregoni të vërtetën se si ka ndodhe ajo tradhëti e tyre që PKSH e shtyme prej babes se tyne Dushan Mugoshes e Miladinit e thyen marreveshjen e Mukjes dhe shkaktuan gjakderdhjen sic dihet botërishtë) dhe nësë e vret neve kemi për ta siguruar jeten ty dhe ke me pase aq të holla sa gjithë jetën nuk ka nevoje të punosh fare të jetosh si milioner”…..
Këto nuk jaë shpifje as imagjinime të një koke me fantazi të zhvilluar por FAKTE të gjalla, andaj do të më bëhet zemra sa malet kur të mesoj se kini arritur shendosh e mirë në shtëpi….Edhe një gjë: ky far agjenti qe ka pase atë detyrë i ka pyet: po ku banon ky në Amerikë? I kanë treguar adresën tuaj të plotë. Atëherë u ka thanë: pse s’po çoni një njeri atje me e zhduke kur qënka kaq i rrezikshëm?… Ky Sekretari i Ambasades me të cilin ka biseduar ai agjenti jugosllavë paska qeshur duke thënë: ”
Po, si të dërgojmë njeriun atje, ky kriminal atje gjendet nën mbrojtjen e rrjetit Amerikan edhe s’po duan njerzit me u ulë na “karriken elektrike”( friksohen nga dënimet amerikane) kurse ne Europe këto gjëra kryhen pa problme fare se këtu në (Europe) nuk e njef qeni ta zo’n andej ky është munduar me ju hy në gjurmë, mirëpo mbasi ai njeri punon në të dy anë t( hem për U.D.B. e hem për neve) na ka lajmëruar neve, dhe ne i kemi thënë se juve nuk gjendeni fare në Europe por kani shkuar për Azi që qëkuri, dhe do të ktheheni për në Amerikë dhe se askush nuk e di prej nesh se ku gjendeni, andej ky është kthyher në Beograd pa kryerë punë kurse pasaportin e Shqipnise e ka të gatçem ne Ambasadan e Tiranës në Vjenë dhe do e marë atë casti kur ata do të kërkojnë me ardhe e me ju gjëtë juve atje ku gjëndeni apo në ndonjë vend tjetër. Mirëpo sa me duket mua, tash do të jetë teper vonë, mbasi juve, uroj dhe lus Zotin që të kini arritur shendosh e mirë në shtëpi dhe se shokët ti keni gjetur shëndosh e mirë.
➡️ Emin Fazlija

Shënim: Emin Fazlija mbante pseodonimin (Emil Kastrioti) ngase ai edhe miqtë e tij, kërkoheshin nga UDB  për ti vrarë….