Letër e hapur : Autoret krimeve kundër njerizimit nuk mund akuzojnë viktimat e tyre
Nga Nebil Çika *
Ky është një mesazh që mora sot nga zonja Ermira Dine ,një shqiptare e përndjekur politike e komunizmit , që jeton ne Gjermani
“Ermira Dine
PRE, 2:00 MD
Mirëdita, a e di që Edmond Çaja me ka akuzu mu për kallzim të rremë, pasi unë para disa muajsh i dërgova një E-mail atje ku ai banon…Policia e ka marrë në pyetje dhe ai ka pranu, që ka qenë drejtor i burgut Qafa e Barit në 1985. Tashti duhet të provoj unë që ai ka keqtrajtuar njerëz…përndryshe do të gjobitem unë….Më duhet një këshilltar…A kemi prova atje. Kur të keshë kohë…me bëj me dije…
Kam bërë me dije zotin Simon Miraka…
Procesi do të bëhet këtu…Na duhen dëshmues…Me duket se ka ardhe koha e Nürenbergu shqiptar. Këtu në Gjermani funksionon drejtësia….
Jeni të lutur të na ndihmoni .
Nga që ne nuk njihemi direkt, po ju them se jetoj në Gjermani. Quhem Ermira Dine. A mund të organizoni dëshmitë për t’i paraqitur në procesin gjygjsore. Ne nuk kemi eksperiencë, po kështu e kanë këto punë ..
Nuk kam asnjë eksperiencë në këtë fushë, por gjyshi i pushkatuar, në Nëntor 1944, akoma i pagjetur…më shtynë të hedh gurin e parë…”
E nderuar zonja Dine !
Ndjehem shume keq për situatën juridike qe te është krijuar ne Gjermani për shkak te një reagimi jo publik te nje prej aurorave te krimeve kundër njerizimit ato te komunizmit ne Shqipëri ish drejtorit te Burgut famëkeq te Qafe barit Edmond Caja i cili fatkeqësisht jeton atje dhe me sa kam njoftime ka edhe shtetësinë gjermane . E vlerësoj reagimin dhe shqetësimin tuaj qytetar dhe mbështes çdo përpjekje tuajën dhe te kujtdo tjetër për te denoncuar hapur apo jo krimet e komunizmit dhe autoret e tyre. Kuptoj edhe shqetësimin tuaj por te garantoj se ke prova te mjaftueshme juridike jo vetëm për te hedhur poshtë akuzën por edhe për te nisur një hetim ne Gjermani për krime kundër njerëzimit ndaj akuzuesit tuaj gjë qe mund ta bej çdo shqiptar tjetër me shtetësi gjermane për një shtesa tjetër gjerman . Behet fjale për prova publike dëshmi te të mbijetuarve te burgut te Qafe Barit ,të dhëna ne TV, gazeta , e libra , janë me dhjetëra ne mos me qindra te tilla. Vetëm ne emisionin tim , “Rrno për me tregue “ ne Shijak TV ka disa te tilla nga dëshmitarë e viktima njehersh te mbijetuar te burgut qe drejtonte autori i krimeve kundër njerëzimit Edmond Caja . si Bedri Blloshmi, Hysen Haxhia , Visar Zhiti etje Blloshmi , Haxhia e Ziti kane botuar edhe libra ku i kane kushtuar një pjese te mire te tyre krimeve komuniste ne burgun e Qafe Barit qe drejtohej nga krimineli Caja, Mjafton te klikoni ne Google: Edmon Caja dhe do te gjeni me dhjetëra dëshmoi te botuara apo te thëna publikisht ne TV për krimet e tij .
E nderuar zonje nuk është rasti i pare e as i fundit qe autorë te krimeve te komunizmit , krime kundër njerëzimit dhe gjenocid , strehohen përkrahen e marrin shtetësi te vendeve perëndimorë ne Evrope e Amerike . Rasti i Cajes ne Gjermani është njeri prej tyre .Por mendoj se është me mire qe ju ka akuzuar pasi ka haur nje mundësi qe ju apo dikush tjetër shtetas gjerman te ngrejë një padi për të për krime kundër njerizimit , krime qe nuk përshkruhen dhe besoj se drejtësia gjermane apo ndërkombëtare me standardet qe ka do t do të beje te mundur hetimin dhe dënimin e tyre .
Mund ta kishim bërë edhe ne në Shqipëri por këtu drejtësia shqiptare nuk re ka vullnetin ti hetoje e ndëshkohen krimet e komunizmit . Prokuroria ne Shqipëria ka bllokuar e injoruar çdo kallëzim penal tonin për krime kundër njerizimit dhe gjenocid gjë e aktualisht r bën te pa mundur dhe te kote një kallëzim për Cajën . Mendoj se tentativa juaj apo e kujtdo shqiptari tjetër me shtetësi gjermane për rastin ne fjalë apo te tjera te ngjashme do te krijonte precedentit dhe një mundësi qe ne mungese se vullnetit nga drejtësia shqiptare te bënim te mundur ndëshkimin e autorëve te krimeve te komunizmit qe jetojnë jashtë Shqipërisë duke vene ne lëvizje drejtësinë e atyre vendeve .
E nderuar zonje ! Duke ju falënderuar për reagimin dhe komunikimin me ne ju garantoj mbështetjen e plote timen dhe shoqatës qe un drejtoj ne ketë përpjekje tuaj për te denoncuar autoret e krimeve te komunizmit ne Shqipëri. Do te mbledhim e do ju përcjellin çdo prove e dëshmi qe vërtetojnë autorësinë e krimeve kundër njerizimit te akuzuesit tuaj . Por këmbëngul qe duhet ju ta kallëzoni penalisht atë për krime kundër njerizimit dhe ajo ai juve . Besoj se kjo është e mundur te paktën ne Gjermani .Ndërkohë qe ju bej thirrje te gjithë te mbijetuarve te burgut te Qafe Barit te na vene ne dispozicion apo te publikojnë dëshmitë e tyre per krimet e drejtorit kriminel Edmond Caja. Ata te mbijetuar qe ndodhen ne gjarmani mund te kontaktojne me zonjen Dine dhe mundesisht ti depozitojne deshmite e tyre direkt ne policine apo prokurorine gjermane . U bej thirje të gjithë juristëve te perndjekur politike apo jo të japin ndihmesën e tyre per rastin ne fjale por edhe te tjere qe lidhen me krimet e komunizmit .
Duke ju garantuar mbështetjen time te plote ju uroj :Gjithë te mirat.
*Kryetar i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë te Shqipërisë