Lehtësia e biznesit, Shqipëria 53 vende poshtë Maqedonisë
Nga Ermal Ngjelina
Sigurisht që kazanët e kryeministrit ju informuan për suksesin e madh të naltgjatësisë së palëçitur të tij Edi Rama. Sigurisht që asnjë nga kazanët nuk ja mban të thotë ndonjë mendim kundër, dhe njwkohwsisht politikat e brendshme financiare të kazanëve janë stimuluese të dembelizmit në të menduar.
Banka Botërore ka publikuar raportin mbi lehtësinë e të bërit biznes. Lajmi kryesor është fakti që vendi me GDP të vogël si Maqedonia renditet në vendin e 10. Pra Shkupi zyrtar ka të drejtë të mburret pasi është në 10 vendet e para për lehtësinë e biznesit në botë. Maqedonia renditet menjëherë pas Shteteve të Bashkuara në vend të 8 dhe Bitanisë në vendin e 9.
Shqipëria gjendet në vendin e 63, sanduiç mes Bahrein dhe Puerto Riko. Kazanët janë fokusuar tek rritja me 0.5 pike krahasuar me një vit më parë. Por sigurisht fokusimi tek kjo shifër është mashtrim sepse Maqedonia ka regjistruar rritje me vetëm 0.32 pikë, pra me normë rritje më të voglë se Shqipëria.
Raporti ka rëndësi për investitorët të cilët kanë të vlerësojnë lehtësinë e biznesit dhe jo normën e rritjes.
Statistika e prodhuar nga Banka Botërore mund të gjendet lehtësisht në Google dhe ju mund të bëni vetë një analizë të saj.
Ndërkohë për vendin tonë të dhënat më të detajuara tregojnë se nga pothuajse 200 vende të studiuara gjendemi në vendin e 50 për lehtësinë e hapjes së biznesit. Në vendin e 151 për lehtësinë e marrjes së një leje ndërtimi (thua banka botërore ka inat lali erin?!). Në prodhinmin e energjisë elektrike jemi në vend të 140. Në regjistimin e pronës jemi në vend të 98. Në lehtësinë marrjes së kredisë jemi në vend të 44 (këtu jemi mirë se kjo punë mbulohet nga sektori privat dhe nuk mbulohet nga pronari kazanëve). Në mbrojtjen e aksionarëve të minorancës jemi në vend të 26 (këtu jemi shumë mirë sepse aksionar minorancë në Shqipëri është shteti dhe sigurisht që pronari kazanëve i konsideron lekët e xhepit të vet). Në pagimin e taksave jemi në vend të 122. Në tregtinë ndërkufitare marrëveshja me Kosovën na ka rritur pikë dhe jemi në vend të 24. Në garantimin ligjor të kontratave jemi në vend të 98 dhe në zgjidhjen e çështjeve të falimentit jemi në vendin e 39.
Në përfundim statistika tregon se aty ku punët i bën privati apo pronarët e shtetit kanë interesa finaciare punët shkojnë shumë mirë. Pozicionet në fund të listës tregojnë se kreu u adminsitratës, kryeministri Edi Rama nuk bën asnjë punë.
Ndërsa renditja në vendin e 151 në lidhje me lejet e ndërtimit është tregues i natyrës banditeske të kryeministrit si dhe i faktit që kreu i bashkisë lali Eri është shok i ngushtë me talebanët dhe me shumë gjasa mund të gjendet në karvanin e emigrantëve që po mësyn shtetet e Bashkuara të Amerikës në kufirin jugor të saj.