“Legjenda” e krimit komunist
Nga Fred Sulaj
Identiteti kombete rruge par na krye. 99 vjet Rrahman Perllaku.
Sot te gjithe gjakprishurit shqiptare festojne me superlativa pervjetorin e 99 te nje personi qe butaforia e te pandershmeve e percakton si “Legjende e gjalle ”
Ka plot mundesi te poshterosh kombin dhe ky eshte rasti fatlum qe i ka mbledhur te gjithe antishqiptaret rrotull nje idoli qe eshte nje hic kombetar duke ecur ne rrugen e krijimit te miteve te paqena dhe per me keq ,kangrena nacionale qe perbejne thelbin e shkaterrimit te mitit te ekzistences se shqiptareve.
Po cfare e perben kete legjende.?
Fillimet revolucionare datojne ne vitin 1942, kur ishte kriminel i njesitit guerril dhe vrau bashke me njesitin, antifashistin nacionalist Azis Sharra sidhe vrasje te tjera shqiptaresh ,por asnje pushtues.Me pas komandant i divizionit qe veproi ne Kosove pasi kishin ikur gjermanet dhe ne bashkepunim me serbo-maqedonas vriteshin ajka e djalerise nacionaliste te Kosoves qe kundrshtonin skllaverine serbe.
Kaq eshte historia e tij “legjendare” , vetem lufte dhe krime kunder kombit shqiptar.
Me pas nje jete te tere perkrah diktatorit dhe disa vite burgu nga vete diktatori.
Saktesisht nje jete plot krime dhe asnje heroizem .
Ne kemi historine tone qe te huajt e kujtojne mit…. Gjergj Kastriotin e madh.
Me pas kemi ngjarje e personalitete mite qe Turqia i eleminoi me kurthe bizantine.
Kemi betejen e Lekuresit ku Gjenerali Pangallos u largua me turp dhe kali i tij erdhi rob ne komanden e Mbrojtjes ne Kanine.
Kemi figurat e medha te Pavaresise Kombetare me babain e kombit Ismail Qemalin.
Kemi Luften legjendare te Vlores me 1920 dhe komandantet e saj te prire nga gjeneral Qazim Koculi.
Se fundi kemi Betejen e Koshares dhe deshmoret e saj.
Mjaft me me mashtrime dhe shkaterrim te identitetit kombetar.!