Lamtumire Mihal Luarasi- Ikone e Artit skenik shqiptar..
Nga Adriatik Dosti
Kryeqyteti por edhe e gjithe Shqiperia e Trojet shqiptare i kane dhene lamtumiren e fundit ne kete fund Vjeshte te hidhur ,,,njerit prej Gjigandeve dhe Legjendave te historise se Artit skenik kombetar shqiptar…Dramaturgut dhe Regjizorit te famshem e fatkeq..Mihal Luarasi..
I arsimuar fillimisht ne Korcen e vendlindjes se tij… me pas ne Liceun Artistik te Tiranes e per tu Dipllomuar shkelqyeshem ne Akademine e Arteve Kinematografike te Budapestit ne Hungari.. Luarasi shpejt do te ngjitej ne majat e Artit, skenes, Regjizures e Dramaturgjise shqiptare..permes stilit e vizionit te tij brilant artistik…
Viti 1969 kur vuri ne skenen e Korces dramen e famshme ” Njollat e Murrme ”…shenon perballjen e tij direkte me Diktaturen e Diktatorin ..qe me pas do te ndiqej nga persekucione te tjera te neveriteshme qe kulmojne me Festilvalin e 11 ne RTSH me 1972 ku edhe merr goditjen me te rende te jetes se tij njerezore dhe artistike bashke..
Diktatori i cili tashme e kishte futur ne Rreth te Kuq..urdheron burgosjen e Artistit te Madh..
Denimi shoqeron edhe prezantuesen e famshme te atij festivali famekeq…Artisten e mrekullueshme e bashkeshorten e tij.. Edi Luarasi..
Pas daljes nga burgu..Luarasi brilant si artist e si njeri..punoi ne menyre poshteruese deri edhe si Bojaxhi..por kurre nuk dijti te beje keq kerkujt apo te nxjerre prej goje fjalen e keqe per ndokend a ti shtrije doren dikujt.. edhe pse shpirti, zemra, mendja e goja e tij kishin aq shume per te shprehur e per te thene..
Edhe ne vitet post komunizem tek u rikthye per disa vjet ne Atdheun e tij te dyte ..ne Hungari e ne Budapestin e tij te dashur…Luarasi kurre nuk kerkoi ne Shqiperi prej askujt asgje dhe kurre nuk e permendi burgun e persekutimin e tij neverites qe ai sistem i rezervoi pa meshire Artistit te Madh….duke treguar qartazi dimensionet e tij te mrekullueshme te botes se madhe te nje Artisti model por edhe te nje njeriu te thjeshte ,me karakter e personalitet deri ne admirim e respekt te vecante..
Iku ..e u shua ,,ne moshen 88 vjecare duke lene pas nje trashegimi te jashtezakoneshme ne historine e Artit shqiptar e vecmas te skenes e Teatrit tone Kombetar..
…Iku… por per te ardhur gjithnje..sa here qe koha nuk do te arrije dot kurre ta zevendesoje boshllikun qe la mes nesh..e sa here qe historia e Artit skenik shqiptar do ta therrase me nje Welcome te perjetshem ne skenen e saj…per te cilen ai pranoi e beri gjithcka ..natyrisht duke mos ju lepire e perulur kerkujt…
Lamtumire Artisti i madh i Atdheut tim..Mihal Luarasi..
Te qofte i lehte Dheu i Tokes tende te shtrenjte e u Prehsh ne Paqe..
A.R.DOSTI