Ky 2 Prill ulerin!

 

27 vite me pare Diktatura dhe arma e saj e zeze Sigurimi i Shtetit qe drejtohej nga Gramoz Ruçi vrane mizorisht ne mes te Shkodres pionierin e levizjes studentore Arben Broci dhe antikomunistet Nazmi Kryeziu,Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka.
Po kjo dore e zeze pregatiti vrasjen e Azem Hajdarit.
Sot ne i kujtojme ne nje situate te ngjashme.
Demokratet e Kukesit po dhunohen birucave te Tiranes nga po e njejta dore e zeze e bllokut.
Paradoks deri ne cmenduri qe pas 27 viteve demokraci ata qe per kete masaker duhet te ishin ne qeli ne perjetesi drejtojne Parlament e qeveri.
Ky turp e penalizon rende jo vetem politiken por dhe cenon dukshem krenarine e dinjitetin njerezor te shqiptareve.
Ku shkojme ne sot dhe a kemi moral te perkulemi ne permendoren e heronjeve te demokracise kur Parlamentin e drejton Gramoz Ruçi,
Qeverine e drejton i biri i K.Rames e nipi i byroistit enverian Spiro Koleka.
Si ndihet shpirti i deshmoreve e titanit Azem Hajdari kur kryehetuesi komunist e Sekretari i KQ te Rinise Komuniste Fatmir Xhafa eshte minister.
Djali i Sul Bushatit e nip i Hysni Kapos minister i jashtem.
E bija e Llambi Gegpriftit Sonila Qato eshte ministre.
E keshtu ambasadoret e drejtoret qe te gjithe nga e njejta pjelle..!
Dhe ne lutemi me 2 Prill per shpirtin e trazuar te Martireve.
Nuk ka me kohe dhe as moral te lutemi por te ngrihemi.
Te ngrihemi si shqiptare ndaj nje pushteti dhunues te korruptuar e barbar.
Te ngrimemi kunder atyre qe droguan femijet e shqiperise dhe i dhane qytetari skamjes e varferise.
Te ngrihemi me dinjitet si shqiptare dhe si opozitare.
Sot kemi nje kauze qe eshte e shenjte:
E drejta universale per liri dinjitet e barazi.
Dhe jo te ngrifemi para kamerave te sponsorizuar per ti vene sterkemsha liderit demokrat .
Sot eshte koha.
Tjeter kohe mos presim ndryshe e gezofshin dhe femijet tone Sulltanatin e Edvinit dhe narkoshtetin.
2 Prilli sot nuk therret por uluret.AD