Kuvendi voton sot anëtarët e KLGJ dhe KLP
Parlamenti do të votojë sot listën e tretë e emrave për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë.
Komisioni i Ligjeve ka zgjedhur me short 10 emra të cilët duhet të kalojnë në seancën e kuvendit.
Ndryshe nga dy seancat e shkuara, kandidatët konsiderohen automatikisht të emëruar në seancë duke krijuar kështu dy institucionet e reja të drejtësisë.
Nga ana e saj opozita ka paralajmëruar qëndrim të ashpër duke akuzuar mazhorancën për shkelje të ligjit madje duke publikuar dhe dosje të disa prej kandidatëve.
Lista e kandidatëve për KLGJ
Nga trupa e Avokatisë
-Fatmira Luli
-Alban Toro
Nga trupa e pedagogëve
-Erjon Muharremaj
-Maksim Çoku
Nga shoqëria civile
-Naurela Llagami
Lista e kandidatëve për KLP
Nga trupa e Avokatisë
-Nuriha Seiti Meta
-Tartar Bazaj
Nga trupa e pedagogëve
-Genti Ibrahimi
-Sander Beci
Nga shoqëria civile
Alfred Balla