Kuvendi -12 deputetë te rinj u betuan sot (Emrat)

 

Po shkojnë drejt plotësimit vendet e lëna bosh nga LSI dhe PD pas djegies së mandateve, vendim i marrë në muajin shkurt të këtij viti.

Vetëm në seancën e sotme që ka nisur në Kuvend, kanë bërë betimin 12 deputetë të rinj, mes tyre dhe 4 socialistë që vijnë nga radhët e PS-së dhe zëvendësojnë deputetët që do të nisin garën në zgjedhjet lokale.

Me 12 betimet që u bënë në Kuvend, numri total i përfaqësuesve të popullit në Kuvend shkon në 121. Vetëm një vend ka mbetur pa u plotësuar nga radhët e LSI-së, ndërsa nga PD-ja 18.

Deputetët që u betuan sot nga radhët e PS:

Eljo Hysko
Adriana Jaku
Florenc Spaho
Ardit Konomi

Deputetët nga listat e PD-së dhe LSI-së

Vasil Sterjovski- LSI
Edmond Stojku – LSI
Suzana Topi- LSI
Halit Valteri -PD
Selami Janishehu-PD
Besnik Troplini-PD
Krenar Rryçi-PD
Kostaq Papa-PD