Kuvend – Alibeaj: Sot ishte testi moral, Rama e Tahiri humbën
Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj tha se vendimi i sotëm për mos arrestimin e deputetit Saimir Tahiri ishte një test moral, për Tahirin, Ramën dhe deputetët.
Aliebaj: Kush humbi dhe kush fitoi? Nga votimi ka fituar përkohësisht Saimir Tahiri. Po në fakt kjo seancë e sotme nuk kishte të bëntë nëse do të fitonte apo jo një kufomë politike sic është Saimir Tahiri.
Sot kjo seancë është një test që ska të bëjë me heqjen e imunitetit, është një test minimalisht i trefishtë. Ishte një test moral për deputetin Tahiri, për flamurtarin e tij, fytyrë vrerosur të moralit, të transparencës me publikun, të luftës ndaj krimit kishte mundësinë ta bënte sot, e humbi përfundimisht dhe bashkë me të karrierën politikë dhe bashkë me të edhe 4-5 vjet eksperiencë politike që pati në këtë parlament. Mbi të gjitha ishte test moral për Ramën, i cili që kur e mori nën sqetull Tahirin, vuri moralin e politikës së vet në test. A do ta kalonte apo jo? Pyetja që duhet të ngrenë të gjithë shqiptarët sot është kush fitoi dhe kush humbi? E sigurt që humbi Rama.
Ishte test moral për secilin nga deputetët, ishte test moral për ne dhe për ju. Sot ju të gjithë që kundër heqjes së imunitetit keni vendosur njollën më të errët karrierës tuaj politike.