Kush nderton e kush takson…..
Nga Orjola Pampuri
Tete vitet e qeverisjes nga Partia Demokratike sherbyen per te ndermarre e finalizuar me sukses iniciativa te medha, sic ishte Rruga e Kombit, Rruga e Elbasanit, Heqja e vizave, Riviera Vlore-Sarande, anetaresimi ne NATO e shume te tjera. Te gjitha keto na bene te ndjehemi krenare. Heqja e vizave dhe anetsresimi ne NATO, nuk mund te arriheshin pa permbushjen me sukses te disa reformave. Ky eshte makro bilanci i arritjeve te Partise Demokratike.
Sot ne 5 vite eshte vene disa here ne pikepyetje rivendosja e vizave, si pasoje e krimit, droges, korrupsionit e aferave korruptive ku jane te perfshire ministra e ish ministra, deputete e ish deputete, kryetare bashkish e ish kryetsre bashkish te Partise Socialiste. Asnje kilometer rruge, vetem disa rruge lagjeje te cilat nuk i kalojne disa metra. Qindra biznese te vogla te falimentuara, biznese te medha te larguara, mijera qytetare pa pune, ne varferi e te larguar si azilkerkues. Nderkohe kryeministri i “famshem” vendos te taksoje rrugen e Kombit me 10 euro vajtje-ardhje…..Kush eshte ky njeri qe merr vendime te tilla ne kurriz te qytetareve, duke vendosur sanksione te tilla te cilat penalizojne edhe Shqiptaret e Kosoves, ne levizjet e tyre drejt Shqiperise per turizem apo biznes apo edhe shkollim. Sot taksa e rruges Igumenice- Janine ne Greqi, eshte 4.8 euro vajtje-ardhje , per autovetura. Por kjo qeveri ka vendosur ta coje deri ne fund, misionin e saj per te rrenuar “cdo qelize” te qytetareve te ketij vendi.