Kush më përfaqëson mua?

Nga Xheni Fizi

Është kaq e shëmtuar dhe kaq e neveritshme që mua, antikomunistin, kulakun, armikun…
Mua që nuk më pëlqente lufta e klasave dhe nuk morra hak për vrasjet, torturat dhe vuajtjet që të mos isha i njëjtë me ata që e shpikën dhe e zbatuan, jo vetëm që nuk më kërkuan falje por më përbuzën përsëri ata, po, ata që nuk ishin të njëjtë me mua dhe nuk më morën vetëm jetën, por dhe përfaqësimin tim.
Më përfaqësojnë në qeveri, gjykatë, parlament por dhe në organizatat ndërkombëtare, deri edhe tek Papa.
Po nuk janë si unë, dhe nuk më përfaqësojnë mua, pasi janë po ata, që të trukuar me makiazh të rënduar mua më quajnë të paaftë e të pa kulturuar sepse unë nuk e kam në gen dhe nuk jam mësuar që si kameleon të përshtatem me ngjyrat si këta që vetëm besë e fe nuk kanë.
Unë prapë jam shumë më i qetë në shpirt se ata, pasi nuk kam mëkate por virtyte.
Përfaqësimi im është kultura ime, është karakteri im, është familja ime, është vendosmëria ime për të ngelur njeri dhe jo i pështirë si ata.