Kur shqiptaret te bëjnë vetë drejtësi, nuk do te ketë imunitet dhe parti t’ju mbrojë.

Nga Luan Baçi*

Sot jemi në një seancë të rëndësishme parlamentare, jo vetëm për politikën, por dhe për ekonominë e rënë në koma nga qeverisja juaj.

Por pikësëpari kjo seancë plenare vjen si një paradoks i madh, si shfaqja më e shëmtuar e imoralitetit politik .
Parlamenti është kthyer në studio avokatie të qeverisë së trafikantëve, të pushtetarëve në shërbim të krimit dhe ka dhënë dorëheqjen nga interesi publik.
Dhe kjo shfaqje në Parlamentin e rrëzuar nga besimi publik, nuk është e rastësishme . sepse vetë ju si mazhorance, keni ardhur në këtë sallë pikërisht nga votat e blera me paratë e drogës.
Edhe kjo legjislaturë, pas asaj të 2013-2017 , ka dalë nga shinat e ligjit, është në shkelje të plotë të kushtetutës, por dhe dhunuese e pavarësisë së pushteteve.
Parlamenti po bën dhe rolin e gjykatës në shtetin e narkotrafikut.
Mazhoranca pas teatrit absurd të Këshillit të Imuniteteve për cështjen Tahiri, mori atributet e gjyqtarëve dhe vendosi për të mos hequr imunitetin.
Sepse imuniteti parlamentar, mbetet e vetmja siguri, artificë ligjore , për këtë qeveri dhe parlament të kapur, për ti shpëtuar me cdo kusht peshores së drejtësisë.
E për ti shkuar deri në fund cinizmit, qeverria, realizon në buxhetin e 2016 shuma të konsiderueshme për infrastrukturën e Vetingut.
Po misioni vetë i Vetingut,? kur dhe ndaj kujt do te realizohet, kur këtu ekziston një parlament që sfidon kushtetutën, ligjin dhe mbron trafikantët.
A ka kuptim dhe moral, të flitet më për Veting, kur gjyqtari fut në burg nëna me fëmijë, që nuk kanë të paguajnë drita, dhe lë të lirë politikane te larte, të implikuar me afera të grupeve trafikante?
Kolegë te nderuar. Ne sot jemi për të votuar buxhetin faktik, kur para nesh ka vetëm një realitet faktik
Ky është buxheti i drogës dhe i përfituesve të saj. Qeveria si ne mandatin e pare dhe ne te dytin, nuk ka hartuar asnjëherë buxhet shteti, por buxhet trafiqesh
Sipas buirimeve zyrtare të strukturave ndërkombëtare, që merren me studimin e këtij tregu, vlera e drogës së kultivuar në Shqipëri në vitin 2016 i kalon 1.2 miliardë euro.
Këto para kanë shkuar mbi të gjitha për të blerë pushtetin, që ju po shijoni sot, pas tri zgjedhjeve të kapura në 2013, në 2015 dhe në vitin 2016 ku trafiku i kanabisit kulmoi me shitjen e zgjedhjeve në Dibër.
Të ardhurat e drogës në vitin 2016 llogariten në rreth 10 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, po të këtij viti (1.5 trilionë lekë). Kjo shumë është katër herë më e lartë sesa vlerësimi që kanë bër Kombet e bashkuara për trafikun e kanabisit në vitin 2014.
Ndërkohë reth 2 milionë rrënjë të prodhuara janë stok ende ne magazina në përpjekje për tu trafikuar tek shtetet fqinjë. Vlera e drogës që i ka shpëtuar asgjësimit është mbi 1.2 miliardë euro
Ndërkohë burimet Ministrisë së Brendshme mbështetur dhe nga qëndrimet e palës italiane, bëjnë të ditur se gjatë periudhës janar-tetor 2017, janë sekuestruar 100 tonë kanabis, nga të cilat 25 tonë në vendin fqinjë. Duke llogaritur dhe sasinë e kapur në 2016-n janë në total rreth 130 ton.
Jo më larg se para një jave, shërbimet greke konfirmuan se, Shqipëria është kthyer ne bazë, te furnizimit me heroinë të Europës.
Dy fqinjët tanë janë prej kohësh në alarm, për trafikun pa mbarim të drogës që vjen nga Shqipëria, por i vetmi që qëndron stoik në rezistencën e avokatisë së krimit është qeveria dhe mazhoranca.
Pra kjo është e vetmja ekonomi, i vetmi buxhet që funksionon në Shqipëri, ku qeveria ka paralizuar cdo investim publik, ka paralizuar bujqësinë, agrobiznesin, industrinë minerare, atë fasone, turizmin, pra cdo burim normal dhe ligjor të të ardhurave në një shtet ligjor.
Buxheti konfirmon me shifra, rënie drastike ekonomike, rritjen e inflacionit, rritjen e papunësisë, rritjen e borxhit publik, rënien e të ardhurave, mosngritjen e një klime të qëndrueshme për investime serioze, të huaja dhe vendase.
Duke iu referuar shifrave del se evazioni fiskal dhe korrupsioni e kanë rrëzuar Shqipërinë në greminë, ku mbi 30 % e shqiptarëve janë të papunë, ndërkohë që tek të rinjtë kjo shifër shkon shumë më tepër.
Mbi 180 mijë shqiptarë jetojnë në kufijtë e skamjes, pra thjesht me elementët e bukës dhe ushqimeve minimaliste.
Por unë do të zgjidhja të isha i fokusuar lokalisht, në cështjen e buxhetit faktik.
Cfarë rezulton nga analiza e shifrave të këtij dokumenti për zonën e Fierit?
Fieri mban trofenë e kampionit të korrupsionit dhe krimit ekonomik qeveritar në cështjet e Albeptrolit, ku dëmi ekonomik kap vlerën prej 9.1 miliard lekësh dhe nuk i dihet ku do te jete fundi.
Projekti ByPass-it ne Fier, me një vlerë 1.3 miliard lekë.
Këtu dua të ndalem, tek skandali i qeverisë në mos pagimin e fondeve të mbetura, pra borxheve të krijuara ndaj 49 firmave kontraktuale.
Edhe pse ka mbi 4 vjet, që manipuloni publikun duke thënë se po shlyen borxhet e kompanive, që la qeveria Berisha, sot nga kjo foltore mund, tju them — se,me Qeverin tuaj, do hyni në histori si Borxhlinjtë dhe gjobvënësit më të paskrupullt ndaj biznesit.
Nga 49 firma, qe kane shuma te konsiderushme lekesh per te marre, nga punimet te By Pass , 9 firma jane nga Fieri :
Elmazaj Konstruksion 1, 710, 598 euro Lushaku 09 232, 208
Lamce 42 000
General beton 98 077
Dritan Veizaj 32 ,973
Erigerta Dela Latte 10, 800
Fatjon Lani 2, 693
Kapaj 18 000
Novares 4 895
Dhe vazhdon lista me shume firma te tjera nga gjithe vendi si
Opsjon 2010 293 877 euro
Aren 2015 137 546
Jubika 427 378 e
Ne vazhdimesi,shuma totale e detyrimit te keto firma eshte 6, 531, 356 euro.
By Pass i i fierit eshte tenderuar perseri, Firma italjane, ” Serenisima Konstroksion” qe ka kryer punimet e para, eshte larguar dhe ka shpallur falimentin, te tjera firma do te futen ne gare, te vazhdojne punimet.gjithmon firma te huaja pasi me kriteret e vena firmat shqiptare nuk futen dot ne gare.
Po per firmat e siper permendura, a ka menduar Qeveria per te shlyer borxhet qe u ka, pasi sipas info zyrtare dhe jo vetem, Firma italjane ka 26 miljon euro te bllokuara nga qeveria, ne forme garancie dhe detyrime te pa shlyera.
Firmat shqiptare kane kryer punimet me leket e tyre, kane paguar te gjitha detyrimet ne shtet, taksa, sigurime shoqerore dhe cdo gje tjeter.
I jane drejtuar ARSH, Autoritetit Rrugor, Min te Financave dhe juve Z Kryeminister dhe nuk marrin asnje pergjigje,
Ne nje koh, qe dhe vete Firma Italjane e pranon borxhin te firmat shqiptare dhe i eshte drejtuar me shkrese zyrtare,institucioneve perkatese, per shlyerjen e detyrimeve ,pasi keto firma jane rregjistruar si nen kontraktor dhe shteti Qeveria juaj duhet ti zgjidhe dhe jo tu tregoj deren sic ka bere deri tani, duke mos i pritur dhe mos i njohur.
Por akoma me keq, kane filluar tu bejne pazar duke u kerkuar 20 % e gjithe shumes.
Te gjitha keto biznese jane gati te ballafaqohen, dhe do ta bejne ne nje forme apo ne nje tjeter,dhe, ne do te jemi ne mbeshetje dhe ne krah te tyre.
Po të vazhdojmë më tej me buxhetin, konstatohet lehtë se Fieri është i lënë në braktisje totale nga investimet publike në:
Bujqësi, në infrastrukturën e saj, në agrobiznes, në impute bujqësore, në Ujësjellësa dhe Kanalizime, në rrjetin rrugor nacional, si dhe në akset dytësore, në rikonstruksionin e spitaleve apo dhe qendrave shëndetësore .
Të vetmet fakte që bien në sy janë shifrat gjoja të përkthyera në investime që u kryen në Fier, citoj draftin tuaj, janë :
Baza prodhuese e shkolles AMP “Petro Sota”, Rikonstruksion i shkolles 9-vjecare “Dino Ismaili”, Levan,
Mbrojtje,nga lumi Seman , Suk Agacaj, rikonstruksion i shkolles artistike “Jakov Xoxa”

Për të mbështetur edhe më fort qëndrimet tona, mjafton ti referoheni raportit të KLSH mbi këtë buxhet , ku konstatohet ndër të tjera , I rerferohem gjithmonë konstatimeve të KLSH
“projektet që paraqiten,nga Fondi ZHvillimit rural apo të realizuara prej tyre, pavarësisht se nuk janë treguar vlerat e projekteve, shikohet qartësisht se ky insittucion e ka humbur rolin e tij primar, për të realizuar projekte madhore, me qëllim zhvillimin ekonomik. Duket që fondet janë të copëzuara në projekte të vogla.
Kontrolli I Lartë I shtetit konstaton,se bashkia e Fierit është një ndër [përfitueset më të mëdha nga keqpërdorimi i taksave të banorëve të Fierit.
Në raport vërehet se shkeljet në qeverisjet vendore kanë krijuar një dëm ekonomik në vlerën e 326.5 milionë lekëve. Në fushën e shpenzimeve është vërejtur një dëm me vlerë 147 mln lekë.
Sipas KLSH 21 Bashki kanë një borxh publik të konsiderueshem.
Bashkia e Fierit me fasadat dhe zyrat e luksit nga njëra anë dhe me rilindjen, ku ka vetëm betonizim dhe asnjë gjurmë gjelbërim apo arkitekturë moderne, i paraprin këtij abuzimi,me sukses
Kolegë te nderuar
Me këtë buxhet, ju nuk faktoni investime, por dështime dhe krizë të gjithanshme .
Ky buxhet dhe ai që do të vijë, do faktojë sërish se, qeverisja, parlamenti, institucionet nuk janë në shërbim të qytetarit, por të klaneve të trafiqeve, të interesave mafiozë, të korrupsionit.

Kjo qeveri, ky parlament, ky pushtet nuk përfaqëson më shqiptarët dhe asnjë vullnet të tyre.

Këtë qasje e dëshmon më së miri dhe ky dokument me investime fasadë vetëm për të futur duart, tek taksat e shqiptarëve.

Ju Shqipërinë e keni kthyer në kanabistan dhe jo në standartet e një vendi që kërkon të hapë negociatat me BE.
Madje ju po rrezikoni nga dita në ditë dhe arritjet historike të qeverisjes demokrate, anëtarësimin në NATO dhe sistemin e heqjes së vizave.
Shqipëria është kthyer një vend pa shpresë ku të rinjtë kanë vetëm një ëndërr, një prioritet– të ikin me cdo kusht nga Shqipëria.
Duke shprehur votën kundër, më lejoni t’ju bëj dhe një apel në emër të komunitetit firak/
Jepini fund marrjes peng të shtetit, për llogaritë e rrezikshme të pushtetit të krimit.

Dorzojni keta njerez te peshorja e drejtesise, para se tju vije dita kur shqiptaret te bejne vetedrejtesi me ju.
Dhe atëherë nuk do te ketë imunitet dhe parti tju mbroje.

*Deputet i PD-se , fjala ne Kuvend 2 nëntor 2017