Kur shkoi Niksoni ne Kinë
Nga Grmos Xhaferi
Sot me vjen te qesh kur kujtoj se sa me dritherime e perjetuam une, katermbedhjete vjec dhe burri i halles, xha Esati, gjashtedhjete, viziten e paralajmeruar te qytetarit te pare te Amerikes se endrrave ne Kinen e Maos ne shkurt 1973. Ne nje fshat te degdisur te Mallakastres me nje balte xhehnemi, ne nje shtepi-kasolle me furka ulliri dhe me kallama, ai pra, plaku, i ulur pertoke kembekruq, kurse une mbi gjunje, pothuaj i mbeshtetnim kryet mbi kasen e nje radioje te madhe e te vjeter gjermane te vendosur mbi te vetmen karrige qe kishim, per te degjuar ashtu cdo mbremje Zerin e Amerikes , ato vale te bekuara, here te perhumbura si te vinin nga nje planet tjeter e here te qarta, sa te dukej se Amerika e mireqenies te ishte diku aty prane dhe zeri i saj te mos percillej nga antena – nje tel bakri i sperdredhur deri ne tavan (shpikja ime), por nga muret e lyer me balte. Xha Esati, kulak dhe armik, i internuar e i sekuestruar deri te rrobat e trupit – une, prej dy vjetesh mysafir i tij, si te thuash, per nje cope buke, ngaqe nenen, motren dhe vellane i kishin internuar ne nje vend tjeter pasi arrestuan babane; ai – djali i beut te pasur, kishte qene ne rinine e tij gjahtar i prape dhe qejfli, si i thone, ‘ku rafsha e mos u vrafsha’, tashme ne pike te hallit, me rroba te arnuara e me ate fytyre te trishtuar e gjithe rrudha, kurse une..,asgje: Nje djale me trup te paket dhe kureshtar. Ishim si shoke: Hanim bashke, grindeshim e benim shume shaka, luanim domino, … dhe degjonim cdo darke Zerin e Amerikes. Kete e ndienim si detyre, ishte bere si nje ritual per ne. Per gjysme ore degjonim ne heshtje dhe me durim gjithcka: Jo vetem lajmet mbi politiken e jashtme, por edhe te tilla si, tregtia e makinave me Japonine, importi i mishit nga Argjentina dhe i tulipaneve nga Holanda me avione, deri edhe mbi aktivitetin e sindikates A.F.L.C.I.O. Edhe folesat i kishim ndare sipas pelqimit: Ai ‘labin’ (keshtu e quante T. Karagjozin) me ate ze te rende e te sigurt, kurse une ‘shkodranin’ entuziast e zeembel, te cilit ende sot nuk ia kam mesuar emrin. Vecanerisht te dielave, kur transmetohej ndonje reportazh per Shqiperine e terrorit,na dukej vetja si misionare e luftetare te lirise plot guxim e shprese, te bindur se kishim ne anen tone ate vend te magjishem qe trondiste gjithe boten e padrejte. Kur folesi perseriste ‘regjimi mizor i Tiranes’, ngadhenjeheshim duke tendosur fytyren me ngasherim e mllef. Ndjenja te embla na vlonin gjithe mbremjes. Edhe pse darka mund te ishte nje pjate me supe makaronash me buke misri qe s’kaperdihej, kjo s’kishte shume rendesi. Mbllaciteshim duke veshtruar njeri tjetrin si te siguroheshim se po perjetonim te njejtat ndjesi dhe mendime. Edhe halla, me syte si bajame, dukej e kenaqur me ngazellimin tone. Pas buke fillonin komentet. Une, ‘i dituri i politikes boterore’, isha i gatshem te shpjegoja per gjithcka qe pyeste xha Esati, edhe pse ne shume ceshtje ia kepusja fare kot. I jepja ligjerates ton solemn, i zgjidhja fjalet: nuk thosha, per shembull ‘tashti’, por ‘tashme’, perdorja fjale me ‘isht’: ‘pikerisht’, ‘saktesisht’, ‘aktualisht’..Lere pastaj me termat nga gazetaria: ‘regjim totalitar’, ‘karta e Helsinkit’, ‘mbrojtje strategjike’…Armiqte e Sh.B.A.-ve, qofshin vende apo personalitete, ishin edhe armiqte tane. Ata marksiste-leniniste po se po, por edhe te tjere si J. Arafat, H. Asad, apo A. Sadat. Kurse M. Dajan apo J. Rabin ishin burra te medhenj shteti.Shume nga ato mbrockulla plaku nuk i hante, megjithate kishte qejf t’i besonte. ‘Fillozofi i dajes!’ – me perqafonte i lumtur dhe me puthte, duke bere kujdes qete mos t’i binin dhembet e vene.
Kujtoj kur na mungoi korrenti nje nga mbremjet kur Zeri i Amerikes komentonte viziten e afert te Niksonit ne Kine. Cfare trishtimi! Xha Esati shante me soj e sorollop. Prisnim me durim prane radios, e cila dukej po aq e trishtuar dhe e gjore. Mbremja kalonte e merzitshme, e zymte. Ne driten e llampes me vajguri veshtroja fytyren e vrerosur te plakut, nje mozaik rrudhash vertikale e horizontale.
“Me ke genjyer! – me tha duke m’i ngulitur syte e kercyer gjithe damare – Me ke genjyer per Kuben! Ajo nuk eshte kaq e falimentuar sa thua ti. Pardje Zeri tha se ‘Kuba eshte si nje pistolete e drejtuar paturpesisht kunder Amerikes’. Keshtu tha. Ia paska friken Amerika Kubes komuniste domethene…” “Nuk te kam genjyer. Kuba eshte e vdekur. Atje njerezit rrine ne radhe per nje akullore..” Nxitova te nxjer atlasin mesimor nga canta: “E sheh sa eshte Kuba? Beson ti qe amerikani te kete frike nga nje zhele si kjo?” “Po vertet, e vogel qenka…”
Rame te flinim: Une ne nje minder, i mbuluar me jorgan plumb te rende te mbushur me lecka, plaku ne krevatin ne anen tjeter te dhomes. Nuk me zinte gjumi prej te ftohtit. Nga kasollja pas shtepise degjohej gulcima e lopes barse. Tek tuk, ndonje pike shiu binte perdhe prej tjegullave te thyera te catise. Te nesermen ne mengjes do te ecja rreth nje ore neper balten deri ne gju per te shkuar ne shkolle. Kepucet plastike, krejt te panevojshme ne ate llahtar balte, i hiqja dhe ecja zbathur per t’i veshur serish ne shkolle, pasi laja kembet ne ndonje pellgace me uje.
Ishte 21 shkurt 1972, dita qe Niksoni mberrinte ne Kine. Shume mund te mbajne mend se si Kina dhe kinezeria po hynte ne jeten tone. Mjaft te kujtojme stemat ne jakat e xhaketave me gjysmeprofilin e dhjamur te Maos, qe u bene ne mode atehere. Ja nje ndodhi e vogel: Po mernim pjese ne varrimin e nje shoku tone te klases, Ruzhdiut te gjore, qe vdiq nga nje semundje e rralle: Ishte katermbedhjete vjeç- dukej si pesedhjete. Sapo drejtori i shkolles i thuri lavde partise dhe udheheqesit, ia pati sikur pelliti nje fshatar kokemadh: Rrofte shoku Mao Ce Dun!
-Shko shpejt te Rizai e i thuaj te mos harroje te degjoje Zerin sonte- me tha xha Esati, shtruar kembekryq prane radios, teksa lagte me peshtyme cigaren e dredhur shtrember..
– Eshte erresire, eshte balte..
– Shko, te thashe!
Iu binda. Ishte ne qejf, me erdhi keq t’ia prishja humorin. Rizain, ish mesues, e kishin internuar familjarisht nga Tirana. Tani punonte ne punet me te renda ne bujqesi. Perveçse me shkolle te larte, ai ishte i dalluar per ne se ishte ‘zedhenesi’ i diaspores: Na lexonte shume nga letrat qe i jati, i arratisur ne ’44-en, ia dergonte nga i Amerika. Megjithese ishin letra familjare te shkruara me kujdes per te mos krijuar probleme me Sigurimin, ne perpiqeshim te gjenim domethenie politike te rendesishme ne to. Per shembull, ne nje foto ku zoti Qani kishte dale kembe mbi kembe duke perkedhelur nje qen te kuq e te larte, e gjetem menjehere alegorine: Qeni (nuk di pse na u duk plak) ishte diktatori shqiptar , kurse perkedhelja donte te te thoshte: ‘Ike buçko, mbaroi koha jote!’ Ne te vertete, keto ishin xhevahiret e mia…
– O xhaxhi Riza!
– Hajde, kush eshte? Shtyta dericken qe beri nje ‘gerr’ sikur te gerryente barkun.
– Mirembrema!
– Ooo, mirembrema fillozofi i Esat beut! Pse u mundove?
Rizai ishte ulur ne nje stol dhe po qepte me gjelpere te gjate dhe spango nje opinge llastiku te shqyer. E shoqja, edhe ajo ish mesuese, po perpiqej te ndizte zjarrin ne sobe. Prej tymit i ishin skuqur syte e i kullonin hundet.
– Po ja..,erdha te te them qe..degjoje Zerin, see, se sonte shkon Ricard Niksoni ne Kine..E shoqeron ministri i jashtem, Henri Kisinger.
I shqiptova me emer e mbiemer duke i zbutur e perkedhelur ‘r’-te si ne anglisht.
– Oou? – beri me ironi Rizai dhe ngriti perpjete vetullen e trashe, – E di, – tha pastaj me ze te ulet e te qete,- vec Kisingerit, e shoqeron nje ekip i tere. Do qendrojne nje jave. Eshte ngjarje historike. Do ndryshojne shume gjera…Vecse, degjoni ketu – me drejtoi gishtin tregues me thoin e nxire, – i thuaj Esat beut te mos derdellise shume lart e poshte. Edhe ti..,kujdes! Gjarpri kur eshte duke ngordhur helmon me shume. Qarte?
– Patjeter..
Zeri me doli si ne te qare. Dicka m’u mberthye ne gryke. Ndjeva se po me dridhej buza e poshtme. Me kapi edhe ndjenja e turpit me ate perkedheljen qesharake te ‘r’- ve te ‘Richard’ dhe ‘Kissinger’.
– Ti u preke mor djale..
– Asgje..Natan e mi…
Ndjeva se po me futej uje e balte ne galloshet e grisura. Shiu i ftohte e i holle kishte filluar serish. Po ecja duke bere kujdes te mos me ndienin qente. Ndieja si me shponin halat e holla te kallamave te gardhit, ndersa mbahesha per te per t’u ruajtur nga balta.
Pas pak fillonte transmetimin Zeri i Amerikes. Vertet qe vizita e Niksonit ne Kine ishte shume e rendesishme..Po babi duhej te ishte ne dijeni? Patjeter. Edhe ne burg i degjonin lajmet..Ah, sikur te isha prane nenes dhe t’i thosha se se shpejti do te ndodhnin ngjarje te medha..,se nuk do rrinim me larg njeri tjetrit..,do bashkoheshim edhe me babin. Do ta perqafoja fort e fort..Edhe motren e vellackon. Me kishte keputur malli..
Shpejtova capat. Me siguri xha Esati po priste prane radios duke vershellyer shurdhazi, me strehen e kapeles menjane. Sa me pelqente sigla e emisionit! Si marsh fitimtar: Tan tararan tan tan tan, tan tararan tan taaan…Sa doja qe ate mbremje te ishte ‘shkodrani’: “Ky asht Zani i Amerikes nga Washingtoni. Mirmbrama ndigjues te dashtun..” Sikur vertet te ftonte te hyje ne nje bote te dashur e te drejte, te shendetit e te arsyes…
Ate vere, me mbarimin e shkolles, u ktheva prane familjes sime.
Vjeshten qe pasoi e arrestuan xha Esatin: E thirren ne zyren e Keshillit, nje hetues i vuri prangat ‘ne emer te popullit’, e futen gazin famekeq te Deges dhe..fill ne biruce.
Pas tre muaj hetuesi, e denuan me dhjete vjet burg..
Vdiq nga mushkerite ne burgun e Ballshit pas gjashte vjetesh.
Ne vitin ’93 me ra ne dore aktakuza e hetuesise, ku, mes tjerash, lexova: “..gjate procesit te hetuesise..,megjithe provat qe vertetotonin akuzat, armiku i popullit Esat S..nuk e pranoi fajesine..”
Nje brenge kam; Nuk munda ta vizitoja ne burg xha Esatin.
Sa e sa here e perfytyroj te ulur kembekryq prane radios me strehen e kapeles menjane dhe cigaren e dredhur keq ne cep te buzeve ne pritje per te degjuar Zerin e Amerikes. Po ashtu, kujtoj me lote ne sy: “Ah,te keqen daja, o fillozof i dajes”, kur une i jepja shprese se regjimi i kishte ditet te numeruara.
Eh, Esat beu…