Kur na shesin paligjshmërinë për bamirësi

 

Nga Shkelqim Selmani

Sot nga Lezha, ku kryeministri me paratë tona pagoi miliona lekë për naftën, dietat, kafet e shpenzime të tjera qeveritare për ministrat e për qindra shoqërues e punonjës administrate që u nisën nga Tirana për të bërë mbledhje në Lezhë; na erdhi edhe një lajm i bukur në dukje, por qesharak dhe antiligjor në thelbin e vet. Aty kryeministri deklaroi se familjet në nevojë nuk do të paguajnë vendosjen e sahateve të ujit ?! Po mirë mo shqiptarë socialistë e demokratë, ç’punë kanë qytetarët me vendosjen e sahateve të ujit ?! Ato i vendos ndërrmarrja e ujësjellësit, i i vulos po ajo dhe janë pronë e saj. Ashtu si edhe për sahatet e energjisë elektrike asnjë qytetar nuk ka të drejtë ti prekë vulat e ti heqë ato që janë vendosur dhe kanë dalë jashtë përdorimit nga papastërtitë e ujit apo arsye të tjera. Biles kush e bën këtë duhet të penalizohet, por këtyre qeveritarëve e këshilltarëve të tyre, o u ka ikur mendja në drejtim të paditur o u punon mendja vetëm si të rrjepin popullin dhe të mbushin xhepat e tyre. Mirë opozitën nuk e dëgjojnë këta qeveritarë të marrë e kusarë, po nuk ka ndonjë deputet, opinionist, portalist, civilist, soroist a dreqi me të birë nga oborri i tyre që tu thotë këtyre të papërgjegjshmëve ndal në marrëzinë, paligjshmërinë e kusarinë e tyre ?! sh.s.s. 12012018