Kulakët e Vores ,1967: 60 vetëm nga një famlje

 

Nga Av. Xhafer Sadiku

Në gjysmën e dytë të vitit 1967, regjimi u kërkoi strukturave të tij në rrethe listën e familjeve të cilësuara kulakë dhe propozime për trajtimin e tyre.
Dega e Punëve të Brendëshme Vlorë i dërgonte Degës I -ë të Sigurimit të Shtetit një listë me 817 emra, duke përfshirë edhe fëmijët. Vetëm të moshës 0-6 vjeç ishin listuar mbi 100 fëmijë.
Numri më i madh i kontigjenteve i përkiste fisit Xhaferraj, nga fshati Oshtimë, me 68 persona. Nga fshati Dukat ishin 104 kontigjente, 51 nga Himara, 48 nga Treplova, etj.

(Genocidi mbi Kulaket)