Kujt i shërbejnë ajo kuçka dhe ky kurvi?
Nga Maksim Rakipaj
Pas asaj që ndodhi me çiftin Çaushesku pas ngjarjeve tragjike në Timishoara, ramis alia dhe bllokmenët ishin të tmerruar mos pësonin të njëjtin fat. Dhe për pak e pësuan atë 20 shkurt. Nga gjithë populli, që i kishte shkuar thika në kockë. Atë ditë s’kishte të përndjekur politikë, as ‘kllasa të përmbisura’, ishin të gjithë bashkë kundër pushtetit të urryer komunist, në një manifestim spontan, i paorganizuar nga asnjë parti, kishte në atë turmë njerëz të thjeshtë, ish komunistë të zhgënjyer, ish të burgosur politikë që prisnin të shihnin pak dritë më në fund, thjesht popull. Gjithë populli. Por nuk ndodhi, njerëzit iu bindën një arkeologu dhe gjakrat e ndezur u fashitën. Në vitet që erdhën më pas, u krijua një bllok i ri sundues. Janë po ata, bijtë e ish bllokut. Më shumë se një milion e gjysëm shqiptarë mërguan, shumica për të mos u kthyer më. Kush është i interesuar për zbrazjen e vendit? Kush janë ata bij kurvash që sajojnë urrejtje dhe përçarje mes njerëzve këto ditë duke përdorur një femër të shkalafitur (dhe psikologe!) dhe një bejtexhi, një lloj gaztor oborri? Të tjerë, ca më të mençur se këta, mundohen të venë në sedër ish të burgosurit politikë që nuk morën hak, që nuk vranë asnjë hetues, sigurims a prokuror. Edhe këta, si të parët, i shërbejnë vetëm përçarjes, jo vendit dhe njerëzve. Ish bllokmenë s’ka më, janë bijtë e tyre, që 60-70 vjeçarë dalin e tundin fotot e enver lavirit si ish partizanë(!). Ish të burgosurit vërtet politikë, kanë mbetur shumë pak dhe këta shumica janë të moshuar a të sëmurë, ose kanë mërguar…
Ata që kanë mbetur në Shqipëri, i gënjen mendja se gjithçka do ta zgjidhë si me magji vettingu…por ndërkaq, dikujt i intereson që njerëzit të mos kenë kohë të mendojnë dhe kurdisin një kuçkë të fyejë një nënë shqiptare në dhimbjen e humbjes së birit të saj, pastaj del një bejtexhi banal, që nuk meriton asnjë lloj përgjigje dhe fyen ballistë, zogistë dhe të burgosur politikë me dashakeqësi të theksuar. Dikush i përdor këta vemje, këta krimba të pështirë. Nuk meritojnë as t’i shkelësh me këmbë, se të ndotin, të bëjnë si veten, si ajo kuçka, si ky kurvi bejtexhi.
Maksim Rakipaj, 9 maj 2018