KRYQËZATA KOMUNISTE NDAJ FAMILJES TUSH BALË PROGNI

Nga, Av.Gjelosh PROGNI

Parathënje: Në tregesën e tij avokati Gjelosh Progni, pinjolli i derës së fortë e qëndrestare shqiptare, na ngjall dhimbje e trishtim me mbështjellje bese, bujarie e besnikrie për gjenezën e rracës së pa shëmbur shqiptare. Në këtë tregesë fort të dhimbëshme njerëzore, shikojmë njerën nga familjet shqiptare më të përsekutuara nga sistemi kriminal komunist, shikojmë trishtim njerëzor deri në kanibalizëm, ku fëmja i vdekur në internim shkëputet nga prehëri i nënës e vëndoset në turren e druve në sytë e saj, e pastaj për ta varrosur pa adresë, pa patur kurrë mundësi ti merren as engjullit eshtrat.
Familja e Tush Prognit për gjysmë shekulli provoi përsekutimin më çnjerëzor duke u burgosur e internuar, për tu shpallur familje e deklasuar, për të hequr të drejtën e çdo lirie njerëzore, konfiskimin e gjithçkaje, e deri në përzenjen nga gezimet e hidhërimet me fshatarët e miqtë e vet. Ndërsa burrat e kësaj familje të arratisur nga Shqipria të vëndosur në Bruksel e Amerikë dhanë një kontribut të çmuar për çeshtjen kombëtare deri në flijimin e tyre! #a.prebibaj.
*******************
Familja e Tush Bale Progni nga fshati Salce, Nikaj-Mertur, Tropoje rrjedhim e jemi 6 breza një trung i vetem familjar.
Tushi ishte i treti vëlla me Gjon Bale Progni e Kol Bale Progni dhe kishte një djalë Marash Tush Progni por nga tre vllezer vetem Kol Bale Progni vdiç 20 vjeç per shkaqe natyrore i cili la gjashtë muajsh një djalë Pal Kol Progni ( me djemte Kol e Pjeter dhe vajza Zoje) edhe 7 trashegimtar e trashegimtare të tyre që sot jemi Xhina ( ndjese paste e vdekur) Gjeloshi, Toma, Paulini, Antoni, Maria e Vladimiri te Kole dhe Pjeter Progni me familje e fëmije.
Shtepia jonë ka patur historikisht kalvar sakrificash e vuajtjesh nga pushtues e sundues por kemi patur busull orientimi bujarinë, besnikerinë, qëndresen, mbrojtjen e vatanit, patriotizmin e atdhetarizmin , fistar e punetor etj, madje ja kemi dalë me ballë lartë perballë çdo vështërsie.
Tush Bale Progni nje burre zakoni, tradita, besë e burreri me autoritet te pakrahasueshm, burrë që i ka dhënë hakun në dorë secilit që është përballur me të. Per mikun ka marr gjakun në Lam të Gjakovës për Pal Gjoken e Shoshit, i cili kishte vrare djalin e Vezirit me zabitin (shoqeruesi) në Shkoder, ku u këndohet kënga Tush Bales e Marash Kole Dodes në Prognaj, sepse pas 30 viteve zbardhen faqen e fisit Progni, Nikaj- Mertur e Shosh per shkakun e prerjes se mikut ne besën tone, duke u pergjigjur me jeten e vet personi që kishte vrarë Pal Gjoken si edhe trimeri te tjera edhe duke marre pjese ne luftat e Kodres se Palcit kunder Turkut Pashes, kunder Serbeve dhe kundër komunizmit.
Jeta e aktiviteti i vellait e djalit te Tush Bale Progni dhe familjes sone eshte:
Gjon Bale Progni lindi me 06.05.1900 ne fshatin Salce, Mertur te Komunes Lekbibaj, Tropoje, i arsimuar me ndihmen e Ministrise se Arsimit te mbreterise në Tiranë, i cili ne vitin 1932 mbaroj ne Rome – Akademinë Ushtarake.
Marash Tush Progni i datelindjes 1895 i pa arsimuar por një mëndje me intelegjence natyrore të pa parë, me tipare burrerie e bese dhe zmerbardhë e shpirtmadh.
Gjon Bale Progni sapo është kthyer në Shqiperi pas mbarimit te akademise ushtarake ne 1932 ka filluar pune oficer i lartë nën mbretinë e Ahmet Zogut, drejtues në xhandarmeri në qytete të ndryshme si: Lushnje, Burrel, Krum të Hasit dhe se fundi kryetar i postes se xhandarmerise në logalitetin Lekbibaj deri ne fundin e vitit 1944, i cili me pas u arrestua nga forcat partizane dhe dërguar qëndren e rrethit te Dukagjinit (Koder –Shnjergjit) për ta pushkatuar pa gjyq si armik te pushtetit te ri komunist pasi ishte i angazhuar me Partine e legalitetit nga themelimi i saj në vitin 1943 dhe organizaten antikomuniste te Nik Sokolit.
Fatmiresisht shpeton nga denimi kapital pa gjyq, por e dergojnë në burgun e Shkoders deri ne fillimin e vitit 1947, i cili lirohet nga burgu dhe kthehet per pak kohe ne vëndlindje, por i vezhguar në çdo hap e levizje i cili perseri vazhdon luftën kunder vëndosjes se rregjimit komunist në Shqiperi.
Gjon Bale Progni i ribashkohet organizates antikomuniste te udhehequr nga Nik Sokoli i fshatit Betosh, të cilët krijuan lidhje të forta dhe mbeshtetje nga sherbimet Anglo-Amerikane për të luftuar sistemin e eger që po instalohej në Shqiperi.
Ne kete kohe duke qënë i ekspozuar dhe në rrezik vëndosin të largohen nga Shqiperia dhe ne gushtin e vitit 1948 sëbashku me djalin e vellait Marash Tush Progni dhe bashkefshataret e tij Pal Ceka, Zef Delia, Bub Matoshi dhe Mirash Uka arratisen me ndihmen e sherbimeve Angleze në Jugosllavi për të luftuar nga jashtë.
Per disa vite përpjekje e luftime të ashpera me forcat e sigurimit te rregjimit tashmë të ardhur në pushtet, Gjon Progni e shoket e organizates me ne krye Nik Sokolin dhe mbeshtetjen e Anglo-Amerikane pareshtur punuan duke hyrë në shqiperi e dalë jashtë kufirit me sherbimet e huaja derisa rezistenca antikomuniste deshtoj.
Me arratisjen jashtë vëndit në vjeshtën e vitit 1948 djalin e Gjonit të quajtur Ndue Gjon Progni i ditelindjes 1944 me nënën e tij Lule, vajzen e vetme dhe jetime te Marashit, Tone Marashi , sebashku të gjithë familjen tonë i moren për internim dhe fillimisht i vendosen në Berat dhe pastaj ne kampin famëkeq të Tepelenes.
Tush Bale Progni nje burre i vjeter ne moshe rreth 80 vjec, nuk e kursyen per ta marre me vete drejte fundit tragjik në internim por edhe vdekjes se pashmangshme larg vendit ku kishte lindur, rritur e plakur por fati i tij grupi komunist e kthej gjatë rrugës për në shtepi. Nga vuajtjet, persekutimi , vdekja e nipit Ndue Ndue Progni, konfiskimi i pasurisë që me aq mund e djersë e kishte vëndosur, nuk i perballoj keto gjëma të familjes sonë ndaj dhe vdiq ne 1958 pa patur as kush ta varrosin.
Pal Kole Progni gjyshi jone ne momentin e internimit dhe konfismit te pasurise ishte ushtar dhe nuk dinte asgje çfarë po ndodhte në familjen tonë edhe ndaj nuk i shpetoj interimit por jo vuajtjeve. Pas lirimit nga ushtria shume vite me radhe ishte neper aksione “vullnetare”nga Konispoli deri ne Vermosh per ndertimin e veprave te asaj kohe.
Po ashtu u konfiskua dhe gjithe pasuria jone nga ana e shtetit nga vlerat me napolona florirt deri tek gjaja e gjallë dhe deri tek luget, dmth pasurine e paluajtshme dhe luajtshme te familjes sone, nëpermjet një komisioni të ardhur nga B.Curri dhe komunist vëndas.
Ne vitin 1951 ne moshen 7 vjeçare Ndue Gjon Progni vdes nga semundja dhe uria ne kampin famekeq te Tepelenes, i cili në momentet e fundit te jetes se tij u mor nga prehri i nënës Lule dhe e vëndosin në turren e druve ne oborrin perballe kapanonit, ndërsa nëna qëndroi gjithë natën kacavjerrur në hekurat e dritares duke parë djalin e vetëm të vdekur mbi turren e druve dhe rrebeshin e asaj nate tragjike per të dhe ne. Në mëngjesin e ditës e marrin edhe nuk dihet se ku u varros buzë lumit Vjose apo në vënd tjeter, ku nuk i jane gjetur as eshtrat per shkak zhdukjes e te eruzionit te tokes nê varrezat e kampit me te eger të në Shqiperi, kjo sëbashku me rreth 400 femijë të tjerë të vdekur e pavarre.
Familjaret e tjere u kthyen në shtepi të pastrehë e pa bukë per te filluar jeten nga e para.
Persekutimi nuk ndaloj ketu por ishte fillimi i instalimit te sistemit komuniste e diktatures se proletariatit qe na shoqeroj deri ne vitin 1990 me vuajtje e terror te pashoq deri sa kur fryni era e demokracise dhe heqjen e sistemit si dhe diktatures me te eger ne bote.
Gjon Bale e Marash Tush Progni nuk e nderprene luften diplomatike kunder komunizmit ne Europe, Amerike dhe kudo qe kishte shqiptar patriot. Gjon Bale Progni e Marash Tush Progni me nje pjese te grupit u vendosen ne Bruksel, Belgjike per te jetuar. Gjoni per nje periudhe kohe te gjate ishte dhe nenkryetar i Komitetit Shqiptar ne Bruksel në lufte pakompromis kunder komunizmit dhe sjelljen e demokracise ne shqiperi edhe çlirimin e shqiptareve nga prangat e robesise dhe gjakatareve.
Gjithashtu Gjon Bale Progni paralelisht perpjekjeve e luftes kunder komunizmit dhe rrezimin e diktatures ne Shqiperi, i cili punoj pareshtur ne diaspor me shumë akademik e patriot te dy anëve të kufirit edhe për çeshtjen e vllezerve kosovar, lirine dhe pavaresine edhe bashkimin e kombit ne kufijtë entik. Pra gjatë jetes politike ne diasporë Gjoni dha nje kontribut te vyer e të vleresuar çeshtjen e shqiptareve ne ballkan ashtu siç ishte edhe misioni i mbretit Zog dhe shume patrioteve te kombit per nje Shqiperi etnike e bashkuar rreth flamurit kuq e zi.
Gjoni fliste 4 gjuhe te huaja e kishte njohuri me gramatik gjuhen angleze, franceze, italiane dhe sebo-kroatishten. Fjala e Gjonit dhe pikpamjet per çeshtjet kombetare shqiptare ka zënë vënd sa askush tjeter ne ambjetet shqiptare ne diasporë si rezultat i aftesive intelektuale, diplomatike, ushtarake, poetike, patriotike e atdhetare dhe autoriteti që ai kishte.
Gjoni Bale Progni ka patur shume aftesi dhe ne krijimtarine letrare ku ka shkuar shume poezi, proze dhe tregime te ndryshme. Sa per fakt nje nga kenget e kenduar per Nikaj-Mertur ne vitet e fundit, nje pjese e tekstit eshte marre nga poezia e Gjoni… Atje në ager ku rrin ora…. etj.
Gjate gjithe kesaj kohe ku familjaret tanë u larguan nga Shqiperia nuk arritem ti takonim por vetem nëpermjet lertave, ku nder te tjera shkruante…, Mos u mërzitni se shpejt do vijmë në Shqiperi fitimitar për shfarosjen e fares së keqe të komunizmit me ndihmen e fuqi të mëdha mike etj, si dhe mallin që po u digjte shpirtin. Pastaj u nderprenë edhe letrat dhe nga viti 1967 e derisa vdiqen nuk patem komunikim tjeter me njerezit e dashur familjar.
Gjon Bale Progni ne vitin 1973 vdes dhe varrozet ne Bruksel,(ku per kuriziotet ne ceremoninë e varrimit te tij kanë marrë pjese 5000 veta nga gjithe bota) në nderim për figuren, personalitetin, kontributin e tij per çeshtjen shqiptare dhe rrezimin e komunizmit edhe vendosjes demokracise ne Shqiperi.
Po ashtu Marash Tush Progni pas vdekjes se xhaxhait te tij Gjon, jetoj vetem dhe vdiq ne vitin 1986 po ne Bruksel dhe u varros prane tij, i cili per pak vite nuk arriti dot qe te kthehej ne shqiprine e lire prane vajzes Tone e familjes, ku me aq mall vdiqen ne emigrim.
Gjate 45-se viteve te rregjimit komunist familja jone ( Tush Bale Progni) u persekutuam ne çdo aspekt, duke ndarë familjen tonë nga shoqeria, na ndanë nga dasma e gezime dhe vdekje, privimin e lirise dhe çdo të drejtë të dhene nga zoti. U përjashtuam nga e drejta e arsmimit, punesimit, deri sa edhe ajrin deshironin të na pëngonin por nuk e bënin dot. Aftesitë e familjes tonë kanë qënë të larta e vitale, pasi çdo femije si Kole, Pjeter e Zoja Progni (femijet e Pal Koles, djalit te vellait Tushit) dolën në atë kohë me rezultate te larta në mesime por asnjeri nuk ja mundësuan vazhdimin me tutje perveç arsmit fillor duke na quajtur si armiq të partisë e popullit si dhe te rrezikshem per sistemin e shoqerine e atehershme socialiste. Per 45 vite familja jone është detyruar për të punuar në frontet më të vështira të punës, gjithmone nën kontrollin e sigurimit te shtetit e bashkepunetoreve te tyre edhe organeve te qeverisjes vëndore e qendrore e komunisteve dhe diktatures.
Pavarsisht gjithë ketij kalavari vuajtjesh nga rregjimi komunist me dekada familja jone nuk u nenshtrua e dorezua asnjeherë, por jetuam mire si pak familje tjeter ne krahinat tona, duke ruajtur vlerat patriotike, besen, bujarinë, ekonominë dhe çdo cilësi tjeter, dhe që është me kryesorja asnjeherë nuk u bëmë pjesë e spiunimit apo bashkepunetor megjithe trysninë përmanente nga sigurimi i shtetit i asaj kohe.
Perfundimisht fal ZOTIT e demokracisë familja jone u çlirua nga kthetrat e komunizmit, u rikthye ekonimia e tregut dhe prona private ne kufijtë e vjeter, rivendosjen e pasurise dhe rritjen e mireqenies e pasurise siç ishte tradite e menalitet brez pas brezi i familjes sone. Gjithashtu pas ndryshimeve demokratike me implementimin e lirive e të drejtave themelore te njeriut kemi ndjekur rrugen e të pareve tanë duke arritur te arsimohemi e japim kontributin si jurist, ushtarak, arsimtarë, fushën mekanike etj dhe të integrohemi ne shoqeri si brenda vendit e jashte vendit në shoqeritë demokratike te zhvilluara te Europes e Amerike.
(në foto Av.Gjelosh Progni dhe të ndjerët Marash Tush & Gjon Balë Progni)
Tiranë, me 14.09.2022
Trashegimtar i familjes PROGNI,
Gjelosh Progni!