Kryeministër apo zjarrfikës? Ndaje mendjen miku im!
Nga Nebil Çika
Votimet komuniste si në 1945 janë akti i parë politik i rikthimit të dikataturës dhe lejimi i tyre do të thotë dorëzim pa kushte para diktaturës. Kryeministri Rama duket i vendosur në rrugën e tij drejt diktaturës, fakt që e tregon vala e frikshme e dhunës policore arrestimeve kërcënimeve dhe përndjekjen e kundështarëve politikë dhe qyetarëve që kundërshtojnë zgjedhjet e tij komunste e të paligshme në të gjithë vendin duke e bërë fakt aktin e parë politik të robërisë për shumicën e shqiptarëve.
Ndërkohë që njerëzit tanë po masakrohen nga dhuna politike e juntës në pushtet, lideri i opozitës Basha bën thirrje për qetësi dhe shmangie të provokimeve dhe intrigave të qeverisë, për përballje me mjete demokratike.
Po këta janë komunistë o Zotëri, ta lënë dobiçin në derë. Ke dëgjuar për armët që sigurimi futi në kishë në 1946 ku u dënuan me vdekje e burgime dhjetëra klerikë e besimtarë antikomunstë?!
Po për bombën në legatën sovjetike në vitin 1951 me sebepin e të cilës u vranë pa gjyq 22 intelektualë të shquar e të tjera krime të inskenuara nga komunistët, a ke dëgjuar? Do ti bëjnë vetë e do tua ngecin juve.
Nuk shpeton dot nga ta sido që tua bësh. Të gjitha këto ndodhën se në vitin 1945 ne lejuam të bëheshin zgjedhje komuniste me një parti e një kandiat gjë që na kushtoi 45 vjet robëri dhe 75 vjet komunistët mbi shpine.
Kundërshtarët e tyre edhe atëherë shpresonin se aleatët perëndimorë nuk do ti njihnin votimet komuniste por ndodhi e kundërta.
Basha ndoshta se kupton mirë këtë, po ne që e lamë me gjak qëndresën tonë ndaj dikaturës e dimë mirë se ccfarë do të thotë zgjedhjet komuniste por edhe shpresa që gjërat këtu mund të ndalohen apo ndereqen nga aleatët. Kemi 45 vjet prova e histori për ta faktuar këtë.
Vetëm ne shqiptarët mund ta shpëtojmë veten nga e keqja që na është rikthyer në derë. Në se nesër lejohet të bëhen votime kemi vetëm dy rrugë; ose ti mbathim ose të ulim qafën e të bëhemi gati për diktaturën.
A jemi gati të përsërisim gabimin e 1944? Jemi gati për pranga, burgje, internime dhe tela me gjemba?! Po apo jo?
30 qershori është momenti i të vërtetës. Në këto momente Lulzim Basha është shqiptari që ka mundësinë më të madhe për ndalimin e diktaturës por edhe përgjegjësinë më të madhe nëse ajo rikthehet! Ndaje mendjen miku im do të bëhesh kryeministër apo zjarrfikës!
Me ato që po ndodhin, në kushtet kur të gjitha pushtetet i ka në dorë kryeministri dhe junta e tij ndalimi i rikthimit të diktaturës vetëm me mjete demokratike, siç po e kërkoni dhe e orientoni ju, qofsha unë i gabuar, po duket pothuaj i pa mundur dhe mund të dobesojnë e shujanë përpjekjet tona për lirinë.
Është detyra juaj të vendosësh! Ne të kemi mbështetur pa asnjë kusht! Ne nuk jemi gati të sakrifikojmë edhe 45 vjet të tjera dikataturë në pritje të shpëtimit nga aleatët.
Zoti mendjen e hairit, miku im!