“KROI I FSHATIT TONË” arkitekturë e mrekullueshme poetike e Lasgush Poradecit

Nga Sulejman Mehazi

1. Përgjithësisht poezitë e Lasgush Poradecit që nga dheri, liqeri, Poradeci, e më lartë, “Zogu i qjellit, Nositi deri në lartësinë më të lartë të jetës, vdekjes e përjetësisë mund t’i ndajmë në tri shkallë poetike:
– shkalla e intelektit poetik;
– shkalla e instiktit poetik;
– shkalla e intuitës poetike.
1.1. Shkalla e intelektit poetik ka të bëjë me të menduarit imagjinativ:
“Kroi i fshatit tonë, ujë i kulluar,
ç’na buron nga mali, duke mërmëruar
Venë e mbushin ujë vashat anembanë
cipëzën me hoja lidhur mënjanë;
Cipëzën e bardhë, cipëzën e kuqe,
gushën si zëmbaku, buzët si burbuqe.”
Apo:
“Kroi i fshatit tonë, ngjyr’ ergjënd i lyer
që nga rrëz’ e malit ç’na buron rrëmbyer.
Venë e pinë ujë trimat anembanë
takijen me lule, përmbi sy mënjanë.
Takijen e dlirë, takijen e nxirrë
Buzën në të qeshur… më të psherëtirë…”
1.2..Shkalla e instiktit poetik ka të bëjë me dëshirën, epshin e lakmisë dashurore:
“E si mbushin ujë, bubu ç’m’u ka hije,
ndaj kthehen prap me hap nusërije
ndezur yll i ballit si yll shenjtërie.”
Apo:
“Mbrëmave kur uji mërmëron nga-dalë,
vjen t’i thotë trimi vashës nj’a dy fjalë:
Vashëzën bujare që po vin në krua
Siç’e përshëndeta, siç’m’u turpërua
Papu ula kryet e shikova si grua”
1.3. Shkalla e intuitës poetike e cila është shkalla më e lartë e Vetëdijes poetike lasgushiane që e ka kuptimin e zemrës, dashurisë dhe poezisë:
“E si mbushin ujë, bubu ç’m’u ka hije,
ndaj kthehen prap me hap nusërije
ndezur yll i ballit si yll shenjtërie.”
Apo:
“Kroi i fshatit tonë, n’atë mal me fletë,
derdhet aq i egër, derdhet aq i qetë
posi malli i zemrës mu në gji të shkretë
Derdhet aq i egër, derdhet aq i qetë,
posi malli i vashës, që djeg në të fshehtë,
posi malli i trimit, që buçet përjetë,
obobo, si malli, që nuk vdes përjetë”
Pra, Lasgush Poeadeci te “Kroi i fshatit tonë” ka përdorur tri shkallët e patjetërsueshme poetike:
-intelektin, instiktin dhe atë më kryesoren intuitën poetike. Veçantia e L.Poradecit pikërisht është intuita poetike që ju mungon poetève tjerë.
Shkalla më e lartë e poezisë së Lasgushit është INTUITA që është shkallare e vetëdijes poetike.
Kjo VETËDIJE INTUITIVE poetike, pastaj ndahet në tri nënpjesë përshkallare:
-e para, më e ulëta, fizikja, e dukshmja, njerëzorja është INSTIKTI;
-e dyta, e mesit, është INTELEKTI;
-e treta, më e larta ështe INTUITA.
Pra, shkallaret poetike në poezinë e mrekullueshme “Kroi i fshatit tonë” janë: instikti, intelekti dhe intuita që kanë të bëjnë e janë të lidhura me tri pjesë përbërëse poetike: me materjen, natyrën, fiziken-trupin; me mendjen, intelektin-dijen dhe me zemrën, dashurinë, poezinë.
-Instiktet poetike kanë të bëjnë me trupin lakmues e epshor të poetit;
-Intelekti me kokën diturake të poetit;
–Intuita me funksionin e zemrës së ndritur të poetit.
2. Elementet e të kuptuarit të poezisë: ‘Kroi i fshatit tonë”
-Të kuptuarit me mendje;
-Të kuptuarit me traditë;
-Të kuptosh me zemër;
-Të kuptuarit me kulturë të thellë.
-Të kuptosh me lexim.
-Kulmi i të kuptuarit është ekzaltimi me tërë veten dhe qenien e Lasgush Poradecit.
2.1.Llojet e delikatesës/hollësisë poetike te “Kroi i fshatit tonë”
-Delikatesa e syrit;
-Delikatesa e zemrës;
-Delikatesa e ndjenjës;
-Delikatesa e shpirtit;
-Delikatesa e bukurisë;
-Delikatesa e dashurisë
Delikatesa në tërë vargjeve poetike!
2.2.Llojet e motive poetike të poezisë “Kroi i fshatit tonë”
-Motive të bazuara në traditën;
-Motive të bazuara në të ardhmen;
-Motive lidhjesh midis shkakut dhe pasojës;
-Motive dashurore;
– Motive shpresash jetësore;
– Motive faktesh dhe provash.
2.3.Llojet e të pamurit perceptuese-estetike te “Kroi i fshatit tonë”
– Shikime apo perceptime estetike me anë të syrit;
-Shikime e perceptime estetike ideshë;
-Shikime e perceptime estetike me anë të zemrës;
-Shikime e perceptime estetike ndjenjash;
-Shikime e perceptime estetike shpirtërore;
-Shikime e perceptime estetike me kuptime figurash e metaforash;
-Shikime e perceptime estetike me tërë veten e poetit në vargjet poetike.
2.4.Llojet e dashurisë në “Kroi i fshatit tonë”
Dashuria me mendje;
Dashuria me shpirt;
Dashuria me zemër;
Dashuria me ego;
Dashuria me besnikëri;
Dashuria me tërë veten apo qenien e poetit, Lasgush Poradecit.
2.5.Llojet e bukurisë në ‘Kroi i fshatit tonë”
-Bukuria e natyrës;
-Bukuria e traditës;
-Bukuria e veshjes;
-Bukuria e zemrës;
-Bukuria e mendjes;
-Bukuria e fytyrës;
-Bukuria e fjalës;
-Bukuria e ndjenjës;
-Bukuria e dashurisë;
-Bukuria e vargut;
-Bukuria e metaforës;
Kroi i fshatit tonë
I
Kroi i fshatit tonë, ujë i kulluar,
ç’na buron nga mali, duke mërmëruar
Venë e mbushin ujë vashat anembanë
cipëzën me hoja lidhur mënjanë;
Cipëzën e bardhë, cipëzën e kuqe,
gushën si zëmbaku, buzët si burbuqe.
E si mbushin ujë, bubu ç’m’u ka hije,
ndaj kthehen prap me hap nusërije
ndezur yll i ballit si yll shenjtërie.
II
Kroi i fshatit tonë, ngjyr’ ergjënd i lyer
që nga rrëz’ e malit ç’na buron rrëmbyer.
Venë e pinë ujë trimat anembanë
takijen me lule, përmbi sy mënjanë.
Takijen e dlirë, takijen e nxirrë
Buzën në të qeshur… më të psherëtirë…
Mbrëmave kur uji mërmëron nga-dalë,
vjen t’i thotë trimi vashës nj’a dy fjalë:
Vashëzën bujare që po vin në krua
Siç’e përshëndeta, siç’m’u turpërua
Papu ula kryet e shikova si grua
III
Kroi i fìshatit t’onë, tetë sylynjarë
nër tetë krahina qënke kroj i parë
qënke një në botë, s’paskërke të dytë
ç’na shëroke plagët, ç’na shëroke sytë.
Kroi i fshatit tonë, n’atë mal me fletë,
derdhet aq i egër, derdhet aq i qetë
posi malli i zemrës mu në gji të shkretë
Derdhet aq i egër, derdhet aq i qetë,
posi malli i vashës, që djeg në të fshehtë,
posi malli i trimit, që buçet përjetë,
obobo, si malli, që nuk vdes përjetë.
@S.Mehazi