Kriza politike, Rama takon ambasadorët e BE në orën 11

Edi Rama do te zhvilloje sot në orën 11:00 një takim me ambasadorët e vendeve më të rëndësishme të BE-së që janë akredituar në vendin tonë.
Takimi pritet të mbahet në zyrën e ambasdorit të BE-së Luigi Soreca.
Pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së Elisa Spiropali, u shpreh se kjo forcë politike do të nisë procedurat për shkarkimin e presidentit Meta.